Lajmet

​Spiropali: Të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende statusin e vendit kandidat

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se Kosova shpejt do të jetë një flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll në flamurin evropian. Ajo tha se Tirana zyrtare është e brengosur që Kosova ende nuk e ka fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, kryeparlamentarja tha se shqiptarët kanë dëshmuar vendosmëri të palëkundur në rrugëtimin drejt shoqërisë moderne.

Po ashtu, ajo foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se duhet të ketë rezultat nënshkrimin e marrëveshjes së detyrueshme ligjore.

“Ne që po takohemi jemi pak, duhet të ishim më tepër. Duhet të ishim me mijëra, me qindra mijëra dhe prapë pak janë. Duhet të takohemi të gjithë, aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota, me miliona. Aq shqiptarë sa ka bota nuk prishin punë, përkundrazi, nuk prish punë se nuk na zë kjo sallë. Ka salla të tjera që na zënë. Janë fushat, pllajat, luginat ku mundemi me u taku, me u çmall e me u mirëkuptu me njëri tjetrin. Përmetari ta takojë e ta përqafojë prishtinaliun, gjakovari labin, mitrovicaliu vlonjatin e kështu me radhë. Derisa toka të dridhet nën këmbët tona, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të lëviz në varr, derisa bota ta mësoj se cilët jemi e çfarë mundemi të bëjmë kur jemi bashkë. Halli është se me arrit deri tek super-takimi, me e realizu hiper-bashkimin duket herët, duhet me prit. ‘Kur s’ke pulën, duhet me ngrënë shpend tjetër’, thotë populli. Po doni ju që edhe ky shpend qenka fort i shijshëm sot në këtë takim”, deklaroi Spiropali.

Më tej, ajo tha se marrëveshja e nënshkruar mes kuvendeve në vitin 2022 ka institucionalizuar bashkëpunimin.

Kryeparlamentarja Spiropali tha se Kosova është prioritet i Shqipërisë dhe se suksesi i njërës republikë është kusht i parë i domosdoshëm edhe për republikën tjetër.

“Shqipëria ka mbërritur në dyert e Bashkimit Evropian pas një udhëtimi sfilitës, shpesh të mbushur edhe me zhgënjime e prapa kthime. Si vendi kandidat me shpejtësinë më të madhe integruese, Shqipëria është ai vendi i rajonit që e ka merituar më tepër se çdo vend tjetër anëtarësimin në familjen tonë të natyrshme evropiane. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade është objektivi ynë strategjik kombëtar”, shtoi ajo.

Megjithatë, ajo deklaroi se Tirana zyrtare është e brengosur që Kosova se ka fituar ende statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi të brengosur që Kosova nuk e ka fituar ende këtë status, që sipas një gjykimi të përgjithshëm e ka merituar më herët. Ne nxisim pesë vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende, të pranojnë se çfarë mund të bëhet tani, nuk është mirë të lihet për më vonë, se herët a vonë është e qartë që Kosova do të jetë edhe një Flamur më shumë në selinë e OKB-së dhe një yll më shumë në flamurin evropian. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne besojmë se Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe pranimi i saj si anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës është vetëm çështje kohe dhe do të ndodhë shpejt”, përfundoi ajo.

Sfidat e Kosovës, siç theksoi ajo, janë edhe të Shqipërisë që burojnë nga e drejta e natyrshme dhe kushtetuta.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara