Lajmet
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton dy raporte
Published
1 year agoon
By
UBTnewsKomisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. Të dy këto raporte kanë rezultuar me opinion të pamodifikuar.
Kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami tha se raporti i e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ka rezultuar pa asnjë gjetje. Derisa ka shtuar se i njëjti do të mbetet në komision, pasi siç tha ajo tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojnë në seancë.
“Meqenëse të dy raportet që kemi në rend ditës kanë opinion të pamodifikuar, nuk i kemi fituar as përfaqësuesit e institucioneve, por as përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Raportet i kemi pasur në dispozicion, d.m.th është raport i pamodifikuar, ka rezultuar pa asnjë gjetje (Agjencisë për Informim dhe Privatësi). Vendosim të jetë në nivel të komisionit, tanimë nuk ka as kohë që raportet t’i dërgojmë në seancë”, tha Bajrami.
Ndërsa, sa i përket raportit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023, ajo tha se ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet e ‘menaxhimit financiar dhe të pajtueshmërisë’ të mos bartet në seancë, pasi sipas saj, nuk ka kohë për shqyrtim.
“Edhe raporti i auditimit për Autoritetin Kosovar të Konkurrencës është me opinion të pamodifikuar. Sipas ZKA-së, raporti paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit për sektorin publik. Ky raport ka dy gjetje që kanë të bëjnë me çështjet tjera të menaxhimit financiar dhe të (pajtueshmërisë). Konsideroj se si raport të mos e bartim në seancë, sepse nuk ka kohë”, tha ajo.
Lajmet
Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA
Published
1 hour agoon
February 5, 2026By
ubtnews
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.
Qeveria e Shqipërisë ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje.
Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Qeveria bën me dije se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me përfaqësuesit e platformës është institucionalizuar dhe se fokusi është zhvendosur nga ndalimi i aksesit në monitorim aktiv dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë digjitale.
“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.
Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet në njoftimin e Agjencia për Media dhe Informim .
Njoftimi:
Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok
Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.
Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.
Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.
Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike. /REL/
Lajmet
Presidentja Osmani takon Kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe
Published
4 hours agoon
February 5, 2026
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara ka takuar Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.
Osmani është shprehur se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapësirë për mundësi bashkëpunimi në shumë fusha.
“Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, shkruan Osmani.
Qëllimi i vizitës së Presidentes Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte për Samitin Botëror të Qeverisjes, ku morën pjesë edhe shumë lider tjerë botëror.
Lajmet
Në Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Published
6 hours agoon
February 5, 2026
Përfaqësues të partive opozitare nga Kosova dhe zyrtarë nga Shqipëria kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, gjatë Forumit për Sigurinë të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin Amerikan.
Në këtë forum, ku morën pjesë kongresistë dhe diplomatë amerikanë, u theksua se integrimi i Kosovës në Aleancën Veriatlantike është domosdoshmëri për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO dhe se koha për këtë hap është tani.
“Porosia ime në Kongresin Amerikan, në kuadër të Forumit Ndërparlamentar të Sigurisë në Capitol Hill, ishte e shkurtër: ‘Koha është tani’. Kosova ka implementuar planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj u shpreh se ushtria e Kosovës, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.
Ai shtoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe për anëtarësim në NATO.
Kërkesë të njëjtë ka shprehur edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës.
“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane”, ka shkruar Hoxhaj.
Në këtë forum ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja.
“Ballkani Perëndimor mbetet i ndjeshëm në aspektin gjeopolitik, i ekspozuar ndaj përpjekjeve të huaja për të minuar stabilitetin, për të dobësuar institucionet demokratike dhe për të shkatërruar besimin te rruga Euro-Atlantike. Ky realitet kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe qartësi strategjike. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.
Pjesë e Forumit për Sigurinë kanë qenë edhe deputetë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, si dhe një numër i madh kongresistësh dhe diplomatësh amerikanë.
E.A.
Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA
SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman
FIBA ia beson përsëri Kosovës Evropianin e Femrave për Shtetet e Vogla
Shqipëria lejon rihapjen e TikTokut
Presidentja Osmani takon Kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe
Agim Ademi në krye të FFK edhe për 4 vjet
Në Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
“French Business Day”, promovon Kosovën si destinacion investimesh
Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë
Të kërkuara
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
-
Aktualitet3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
