Lajmet

Komisioni për Legjislacion voton Projektligjin për Gjykatën Administrative

Haxhiu ka thënë se Kosova për herë të parë do të këtë Gjykatë të specializuar për të gjitha konfliktet administrative.

Published

on

Me 7 vota për dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova për herë të parë do të këtë Gjykatë të specializuar për të gjitha konfliktet administrative. Ajo ka thënë se kjo gjykatë do t’i ketë dy shkallë, e 25 gjyqtarë do të jene në shkallën e parë dhe 9 në të dytin.

“Për herë të parë Kosova do ta ketë një Gjykatë të specializuar për të gjitha konfliktet administrative. Nëpërmjet këtij projektligji, Gjykata Administrative do të jetë kompetente që të vendos në raport me këto çështje kryesore, të gjitha konfliktet administrative përveç atyre që janë në juridiksion të gjykatës supreme, të gjitha konteste nga marrëdhënia e punës, Gjykata Administrative do të organizohet ne dy shkalla, dy shkallë të gjykimeve do t’i ketë”, ka thënë ajo.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka thënë se nuk është e vërtetë që në Kosovë për herë të parë është duke u trajtuar kontestet administrative. Ai para deputetëve dhe ministres ka paraqitur disa problem sa i përket kësaj Gjykate.

“Unë i kam disa dallime parimore për themelim e kësaj gjykatë. Parimisht jam kundër që të eksperimentoj për kaq vite  në Kosovë që herët të jetë departament të veçantë here gjykatë. Problemi në përmbajtje e kam siç e kam pasur në gjykatë komerciale, ju po mendon që sistemi dy shkallës të ketë vetëm një kryetarë. Shkalla e parë e Gjykatës Themelore dhe e Apelit të ketë një kryetar gjykate, këtë e kam thënë edhe për Gjykatën Komerciale se e cenon pavarësinë, ju e keni parë edhe këtu dhe mendoj që është gabim themelorë. Departamenti që ka qenë po e largojmë po e bëjmë në Gjykatë Administrative koha do ta tregojë a do të jetë më keq apo më mirë, këtë koha do ta tregojë. Departamentet nuk kanë qenë funksionale sipas botëkuptimeve të qeverisë po si të jetë fundi do të mbetet të shihet”, ka thënë ai.

E deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se themelimi i kësaj gjykate është i nevojshëm. Ai ka theksuar se pajtohet me problem që ka paraqitur deputeti Driton Selmanaj por që konsideron se e rëndësishme është që kjo gjykatë të jetë në interes të qytetarëve dhe jo partive politike.

“Unë jam në mbështetje të plotë. Mendoj që një gjykatë e tillë administrative është e vonuar. Duhet me urgjencë me trajtua te rregulloret. Unë jam kundër ushtruesve të detyrës”, ka thënë ai.

Ministrja duke ju përgjigjur deputetëve ka thënë se themelimi i Gjykatës nuk ka lind si shkak i kërkesave të BE-së, por si kërkesë e qytetarëve. Ajo ka shtuar se themelimi i Gjykatës ka ardhur si nevojë e si shkak i numrit të madh te lëndëve si dhe zvarritjeve të tyre.

Vendi

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Vendi

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Botë

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara