Aktualitet

Komisioni për Legjislacion takon ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë, diskutohet për vetingun

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit”.

Published

on

Komisioni parlamentar për Legjislacion, kryesuar nga kryetari Adnan Rrustemi, ka takuar sot ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja, me të cilën bëhet e ditur se është diskutuar edhe për procesin e vetingut.

Manja vlerësoi se “me Kosovën kemi plot rrugë të përbashkëta në fushën e drejtësisë për të bërë këtë vit, që kanë nisur edhe prej takimit të fundit të dy qeverive në Elbasan”.

“Sot, me Adnan Rrustemin, kryetarin e komisionit parlamentar të Ligjeve, diskutuam dhe ndamë përvojën e Vetingut, situatat, pengesat, problematikën. Kosova do të kalojë nga rruga ku eci Shqipëria. Unë shpresoj dhe uroj, që rruga e tyre të jetë më e shpejtë dhe më e shtruar, edhe duke u mbështetur në përvojën dhe eksperiencën tonë”, tha Manja.

Ministri Manja shprehu kënaqësinë që ky delegacion kishte në përbërje çdo forcë politike të Kosovës.

“Kjo më bën entuziast se Kosova nuk do të hasë aq pengesa e shkopinj nën rrota nga politika në udhëtimin e saj të reformës”, tha Manja.

Lajmet

Zjarr në fshatin Malasen të Cërrikut: Dëmtohen 250 rrënjë ullinj, ndërhyjnë zjarrfikësit  

Published

on

By

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një sipërfaqe toke në fshatin Malasen të Bashkisë Cërrik, në Shqipëri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 2 hektarë tokë dhe afërsisht 250 rrënjë ullinj. Zjarri rrezikoi seriozisht disa banesa pranë zonës, si dhe depozitën kryesore të ujit që furnizon qytetin e Cërrikut.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të cilët bënë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Sipas të dhënave të para hetimore nga Policia e Shtetit në Shqipëri, dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në linjën e energjisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Deputeti ukrainas kritikon deklaratën e Zelenskyt në Beograd: Gabim diplomatik, ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, njëherësh iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, e ka quajtur “gabim diplomatik” deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Goncharenko publikoi deklaratën e Zelenskyt së bashku me fotografinë ku shihet heqja e sloganit “Free Ukraine” nga Hoteli Grand në Prishtinë.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar Goncharenko. /E.A/

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Më shumë se një milion njerëz evakuohen në Kinë pas goditjes nga tajfuni “Dolphin”

Published

on

By

Autoritetet kineze kanë evakuuar më shumë se një milion njerëz nga shtëpitë e tyre në Kinën lindore, përfshirë Shangain, pasi tajfuni “Dolphin” goditi tokën.

Ai arriti shpejtësi maksimale të erës prej 150 km/orë kur goditi për herë të parë Yuhuan-in në provincën Zhejiang në orën 17:30 , përpara se të godiste për herë të dytë në qytetin Wenzhou rreth një orë më vonë, bënë të ditur autoritetet meteorologjike.

Tajfuni pezulloi transportin në të gjithë rajonin – vetëm në Shangai u anuluan 1,400 fluturime.

Autoritetet kineze kishin lëshuar më parë alarm të kuq të nivelit më të lartë për tajfunin “Dolphin”, por deri të hënën në mëngjes e ulën atë në një stuhie tropikale.

Stuhia po lëviz drejt brendësisë së Kinës dhe autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për reshje të rrëmbyeshme, përmbytje të rënda dhe rrezik nga rrëshqitjet e dheut deri të mërkurën.

Reshje të mëdha shiu u parashikuan për të hënën në provincat Shandong, Henan, Hubei, Anhui, Jiangsu, Zhejiang dhe në qytetin e Shangait. Qeveritë lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin aktivitetet jashtë, ndërsa disa nga atraksionet kryesore turistike mbeten të mbyllura, përfshirë pjesë të Disneyland dhe Legoland, si dhe disa platforma vëzhgimi përgjatë “The Bund” në Shangai.

Pamjet në mediat shtetërore tregojnë biznese në katet përdhese të përmbytura në ish-Koncesionin Francez në Shangai – një zonë e popullarizuar nga turistët – dhe njerëz që ecin në ujë deri në kyçin e këmbës.

Disa media shtetërore kanë raportuar se një djalë nëntëvjeçar nga Wenling i Zhejiang-ut është zhdukur pasi u mor nga deti. Zyrtarët kinezë nuk kanë raportuar për viktima.

Pjesë të Zhejiang-ut mund të përballen me 250 mm deri në 500 mm shi gjatë ditëve të ardhshme, thonë parashikuesit e motit.

Autoritetet në Hangzhou, kryeqyteti i Zhejiang-ut, kanë hequr pagesat e parkimit në të gjitha hapësirat publike për shoferët që kërkojnë strehim mes erërave të fuqishme dhe përmbytjeve.

Tjetërkund në këtë provincë, autoritetet e Wenzhou-t kanë zhvendosur rreth 900,000 banorë dhe kanë hapur më shumë se 1,000 strehimore emergjente, ndërsa rreth 390,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetin e Taizhou-t.

Në provincën bregdetare Fujian, autoritetet detare kanë pezulluar dhjetëra linja të feribotëve të udhëtarëve dhe kanë ndërprerë më shumë se 100 projekte ndërtimi në det.

Stuhia kaloi një distancë të gjatë prej 6,000 km përpara se të godiste tokën, çka sugjeron një jetëgjatësi më shumë se tri herë më të madhe se ajo e një tajfuni mesatar, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell dhe temperatura deri në 35 gradë

Published

on

By

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit.

Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik, temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten nga 30 deri në 35°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me një shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa në zona të caktuara priten edhe hove më të fuqishme me intensitet më të lartë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara