Lajmet

Komisioni miraton në parim ndryshimin e ligjit për shkarkimin e bordit të KPMM-së

Kusari propozon se i vetmi institucion për ankimim të mbetet Gjykata Kushtetuese.

Published

on

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Minerale dhe Minerale i cili është proceduar për shqyrtim në kuvend.

Ky plotësim ndryshim me propozim të anëtares së Komisionit, nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka ndodhur për t’i ikur kontesteve administrative në gjykatë administrative pas shkarkimit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kusari propozon se i vetmi institucion për ankimim të mbetet Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi proceduar me plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për arsye se në raport me të gjitha agjencitë tjera rregullative që i raportojnë Kuvendit ka dy nene në këtë projektligj në të cilin procedura e shkarkimit të Bordit parasheh edhe kontestin administrative në gjykatë administrative, përkundrejt faktit se në të gjitha institucionet tjera është e rregulluar qartë në momentin dhe shkarkohen nga Kuvendi i vetmi organ më i lartë se Kuvendi se ku mund të procedohen ankimimet e personave të emëruar dhe shkarkuar është Gjykata Kushtetuese. Me këtë rast, e kemi analizuar dhe kemi parë si e tillë kjo dispozitë është në kundërshti edhe me vetë konceptin e shtetit e Republikës Parlamentare në të cilën Kuvendi është organi më i lartë legjislativë dhe vendimet e Kuvendit përveç se në Gjykatën Kushtetuese në procedura tjera që janë të rregullta për emërimin dhe shkarkimeve e bordeve në këtë rast nuk është në përputhje. Prandaj vendimin për plotësim ndryshim e kemi marr sipas rregullores së Kuvendit me nënshkrimet e deputetëve e kemi proceduar tutje ka shkuar tek qeveria për opinion, qeveria më 16 shkurt të këtij viti e ka kthyer opinionin e tyre në të cilin është paraparë që ky projektligj është në përputhje edhe me dispozita tjera dhe nuk ka asnjë ndalesë që ky të procedohet tutje”, tha ajo.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala u shpreh se plotësim ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale nuk duhet të shkojë me procedura të shpejta.

“Është nismë e juaja dhe ne për këtë i kemi rezervat tona. Plotësim ndryshimi i ligjit me procedurë të shpejtë të Ligjit të minierave me vetëm një qëllim, do të thotë ndryshimin e dy pikave që kanë drejtpërdrejtë të bëjnë me procedurat e shkarkimit dhe emërimit të bordeve nuk besoj që duhet të shkoj në këtë procedurë“, theksoi ai.

E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pyeti se ky plotësim-ndryshim a po bëhet pikërisht për shkarkimin e Bordit aktual?

“E kam të vështirë se po hyjmë në një rrugë e cila do të jetë edhe më e vështirë se sa ajo që e thatë sepse po flasim për parimin e të drejtave të fituara, këta persona janë zgjedhur me një ligj që ka qenë në fuqi dhe këto ndryshime kanë frikën se prapë do të na fusin në një rrugë në një proces gjyqësor që kam frikën se mund t’iu jap të drejt këtyre personave që janë në kuadër të këtij Bordit sepse këta njerëz i kanë këto të drejta të fituara në bazë të këtij ligji që është në fuqi”, theksoi ai.

Më pas Kusari-Lila tha se nëse nuk ndodhë ndryshimi, mund të ketë vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre.

“E kemi parë që proceduralisht mund të ballafaqohemi me vakuum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre do të paguhen 100% derisa Kuvendi bllokohet gjegjësisht qeveria të propozoj e Kuvendi të votoj anëtar të rinj të Bordit dhe është i vetmi institucion rregullativ në Kosovë që e parasheh këtë procedurë… Ka dal që është i vetmi agjencion që me ligj parashihet atakim në gjykatë administrative dhe pastaj bllokimi i çdo procesi për çfarëdo veprimi tjetër të Kuvendit“, tha ajo.

Edhe deputeti Pal Lekaj, ka thënë se nëse bëhet praktikë që të bëhen këto ndryshime me procedura të përshpejtuara vetëm për një çështje të caktuar, kjo çon proceset në qorr sokak që nuk i kontribuon të drejtës së atyre që janë zgjedhur me ligjet paraprake.

Komisioni për Ekonomi në muajn e kaluar ka marrë vendim të procedohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së. Megjithatë, në Kuvendin e Kosovës ka qenë si pikë e rendit të ditës shkarkimi i këtij bordi, po me propozim të GP të Vetëvendosjes është hequr nga rendi i ditës. 

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara