Kulturë, Lifestyle

Komediani i njohur arrestohet për dhunë seksuale

Viktima akuzoi Dick, 56 vjeç, se e ngacmonte në gjumë.

Publikuar

Komediani amerikan Andy Dick u arrestua të mërkurën për dhunë seksuale, ka konfirmuar Zyra e Sherifit të Orange County për Page Six.

Policia mori një telefonatë rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale nga një objekt kampingu në Parkun Rajonal O’Neill në Kaliforni. Ata besojnë se telefonata është bërë nga viktima e dyshuar e sulmit seksual, i cili është një mashkull i rritur.

Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e burrit. Megjithatë, viktima akuzoi Dick, 56 vjeç, se e ngacmonte në gjumë.

Ai thotë: “Unë isha vetëm në shtrat tani dhe ndjeva erën e disa pjesëve të trupit… [isha] në RV-në tjetër me Andin, dhe … gjëja e fundit që mbaj mend, ishim në telefon me të fejuarën e tij… Kam nuhatur pjesë të vetes sime dhe ato nuhasin si erë artificiale”.

Transmetuesi më pas pretendoi se ai mendonte se kishte locion ose substancë të ngjashme me lubrifikantin në prapanicë.

Arrestimi aktual u bë rreth orës 11:15 të mëngjesit me orën lokale dhe, sipas oficerit, hetimet janë ende në vazhdim.

Lirimi i tij me kusht u caktua më vonë në 25,000 dollarë dhe ai do të dalë në gjykatë të premten./prive.al

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Sot Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Sot do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë.

Publikuar

nga

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

Me rastin e kësaj dite në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë.

Këtë vit, temë e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve do të jetë “The Power of Museums-Fuqia e Muzeve”.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informojnë ata rreth sfidave me të cilat përballen muzetë.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Eminemin e lë pa fjalë albumi i ri nga Kendrick Lamar

Bëhet fjalë për albumin e ri “Mr. Morale & The Big Steppers”.

Publikuar

nga

Eminemi e ka dëgjuar albumin e pestë të Kendrick Lamarit, “Mr. Morale & The Big Steppers’ dhe ka mbetur pa fjalë.

Kështu së paku merret vesh nga postimi i tij në Twitter, ku legjenda e repit nuk i ka kursyer lëvdatat për reperin i cili lansoi album pas vitesh mungesë në skenën muzikore.

“Hej Dr. Dre, ky album i Kendrickut është qesharak. Jam i pafjalë”, ka shkruar Eminemi në llogarinë e tij në Twitter.

Komentet e tij vijnë pak muaj pasi dyshja ishte pjesë e performancës në SuperBowl me Dr. Dre, Snoop Dogg, 50 Cent dhe Mary J. Blige./klankosova.tv./

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Ellen DeGeneres përgatitet për lamtumirën e saj televizive

“Ellen ka qarë shumë”, tha një burim për Page Six.

Publikuar

nga

Gjatë dy javëve në prag të finales së emisionit të saj, Ellen DeGeneres ishte emocionale, thanë burimet për Page Six.

“Ellen ka qarë shumë”, tha një burim për Page Six.“Disa javë përpara finales ishin shumë emocionale”.

Në studiot e Warner Bros në Burbank, të cilën ajo e ka pasur shtëpi për gati 20 vjet, DeGeneres, 64 vjeç, filmoi episodin e saj të fundit të “The Ellen DeGeneres Show” më 28 prill. Shfaqja e fundit, e cila do të transmetohet më 26 maj , përmban një grup të të ftuarve, përfshirë Jennifer Aniston dhe Pink – të dyja u shfaqën në episodin e parë më 8 shtator 2003.

Por ndërsa DeGeneres ishte e trishtuar kur pa fundin e emisionit të saj 19-vjeçar, ajo nuk donte të dilte me zhurmë. Në shfaqjen e saj të fundit nuk kishte tapet të kuq, siç e kishin dashur disa që e njohin.

“Ajo donte të dilte në heshtje”, tha një burim televiziv i njohur për Page Six,“Ishin miqtë dhe familja e kastit dhe ekuipazhit në audiencë”.

DeGeneres njoftoi largimin e saj majin e kaluar. Kjo erdhi 10 muaj pasi një hetim i BuzzFeed News ekspozoi pretendimet e detajuara të punonjësve për një vend pune toksik në set. Ata pretenduan se u ndaluan të flisnin drejtpërdrejt me DeGeneres dhe ylli u kritikua për mosmarrjen e përgjegjësisë për mirëqenien e punëtorëve të saj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Neil Patrick Harris kërkoi falje për shakanë me kufomën e Amy Winehouse

Winehouse ka vdekur si pasojë e helmimit nga alkooli më 23 korrik të vitit 2011.

Publikuar

nga

Ditët e fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ripublikuar një shaka të cilën aktori Neil Patrick Harris e bëri për këngëtaren e ndjerë, Amy Winehouse, pak pas vdekjes së saj.

Winehouse ka vdekur si pasojë e helmimit nga alkooli më 23 korrik të vitit 2011, në moshën 27-vjeçare. Tre muaj pas vdekjes së saj, Harris dhe bashkëshorti i tij, David Burtka, e organizuan një ndejë me rastin e festës “Halloween” ku përfshihej një pjatë ushqimore e dekoruar që të duket si kufoma e Amy Winehouse-it. 11 vjet më vonë, fotografitë me këtë shaka filluan të qarkullojnë në internet sërish. Harris e ka një përgjigje për këtë.

“Së fundmi në mediat sociale ka filluar të qarkullojë një fotografi nga një ndejë e organizuar 11 vjet më parë, nga unë dhe bashkëshorti im, me rastin e festës ‘Halloween’. Në jemi penduar për veprimin tonë atëkohë, dhe vazhdojmë të pendohemi edhe sot. Amy Winehouse ishte një talent që ndodhë një herë në gjeneratë dhe më vjen shumë keq për lëndimet që kjo fotografi i ka shkaktuar”, deklaroi aktori për revistën “Entertainment Weekly”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara