Film & TV

James Hong bëhet me yll në Hollywood

Publikuar

James Hong, një nga aktorët aziatiko-amerikanë më të njohur në histori, u nderua me yll në “Walk of Fame” në Hollywood, të martën.

Hong, 93-vjeçar, të cilit iu bashkuan folësit e famshëm, Daniel Dae Kim dhe Jamie Lee Curtis, zbuloi yllin në një ceremoni.

“Siç mund ta shihni, unë nuk kam fjalë, sepse nuk jam ai lloj personi. Dua ta ndjej momentin”, tha Hong.

Kim, i cili e nominoi Hong për yll në “Walk of Fame”, foli për situatën në të cilën kaloi Hong për të ndërtuar karrierën si një aziatiko-amerikan./UBTNews/

Film & TV

Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive.

Publikuar

nga

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson, dhe përshkruan fatkeqësitë e nxitura nga alkooli të shkrimtarit Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard).

Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë, dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofike. Depp e paditi Heard në vitin 2019, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, për dhunën e ushtruar ndaj Depp nga Amber, me pretendimin se kjo e ka dëmtuar që në mënyrë të pariparueshme karrierën e tij.

Avokatët e Heard kanë ngritur një kundërpadi, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh. Gjatë gjyqit për shpifje, Depp pretendoi se ka qenë viktimë e abuzimit në familje. Aktori rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij, duke argumentuar se marrëdhënia problematike midis prindërve të tij, e bëri atë më të prirur që të kishte një marrëdhënie toksike dhe të dhunshme me Heard. Ja çfarë duhet të dini për jetën reale të Johnny Depp.

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive

I lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit, John Christopher Depp II (Johnny Depp) ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christopher Depp. Në librin e tij “Johnny Depp: Një biografi e paautorizuar”, Danny White shkruan se gatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshëm, i paparashikueshëm, i dhunshëm dhe mizor.

“Unë ndjehesha plotësisht i çoroditur nga gjithçka që po ndodhte rreth meje”, kujton Depp, duke shpjeguar se fëmijërisë së tij i mungonte siguria. Aktori kujton se nëna e tij abuzonte fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e saj, duke i tallur ata për defekte të ndryshme fizike.

Për shembull, vëllai i Depp-it mbante syze dhe e ëma e quante si “Njeriu me 4 sy”. Johnny kishte një defekt të rrallë kongjenital tek sytë, që i visheshin shpesh më një cipë të jashtme. Ndaj e ëma e tallte duke e thërritur “Sy gjeli”.

I ati i dha shembullin e bashkëshortit të dhunuar

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Johnny Depp, dha detaje rreth arsyes pse ai mund të qëndronte me dëshirë në një marrëdhënie abuzive. Shembulli për këtë sjellje të pashpjegueshme, erdhi nga babai i tij, John Christopher Depp, që e duroi Betty Sue Palmer, pavarësisht abuzimeve të saj në rritje ndaj tij.

Sipas Depp, nëna e tij shfrynte zemërimin, zhgënjimin dhe urrejtjen e saj ndaj njerëzve më të afërt. Duke folur për sjelljen e babait të tij rreth nënës së tij, Depp tha: “Nuk ka pasur kurrë një moment … kur babai im ta ka humbur kontrollin duke sulmuar nënën time apo ta ketë goditur atë, dhe as t’i ketë thënë ndonjëherë diçka të keqe”.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Palmer. Këto episode ndodhën në praninë e Johnny dhe vëllezërve e motrave të tij, duke i dhënë atij shembullin mashkullor jofunksional, megjithëse stoik përballë dhunës në familje.

Kjo dinamikë e tmerrshme familjare e mësoi Depp të gëlltiste dhimbjen e tij, dhe të duronte një marrëdhënie toksike. Kjo logjikë duket se shpjegon edhe arsyen pse Depp, një aktor me famë botërore, i adhuruar nga miliona fansa, e pa veten të zhytur në një marrëdhënie abuzive me ish-gruan e tij Amber Heard.

Nuk jetoi gjatë në një vend për shkak të jetës boheme të nënës së tij

Përveç sjelljeve të egra dhe të paparashikueshme, Betty Sue Palmer kishte një natyrë histerike që e detyronte familjen të ndryshonte shpesh vendbanim. Në një intervistë për Oprah, Johnny Depp pranoi se para moshës 15-vjeçare, familja e tij e ndryshoi “ndoshta 40 herë” banesën.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Depp më vonë u prir të interpretonte rolet njerëzish të tjetërsuar. Me kaq shumë ndryshime vendbanimi në moshën e re, atij i mungonte stabiliteti dhe koha e nevojshme për t’u integruar vërtet në një komunitet.

I ati u largua nga shtëpia

Kur Johnny ishte 15-vjeç, në vitin 1978, i ati John Christopher Depp nuk mundi të duronte më abuzimet e gruas së tij Betty Sue Palmer, ndaj u largua nga familja. Johnny shkoi me makinë tek puna e babait të tij për t’i kërkuar të kthehej, por i ati i tha se i ishte sosur durimi.

Ai caktoi të birin si kryefamiljar. Kjo shkaktoi një gjendje depresive tek e ëma, që  kulmoi me tentativën për vetëvrasje, duke konsumuar një koktej me pilula. Fatmirësisht u shpëtua në kohë. Pasi doli nga spitali, Palmer vazhdoi të binte ndjeshëm në peshë, dhe të përkeqësohej në aspektin e ekuilibrit mendor.

Në atë kohë Depp ishte i indinjuar me braktisjen që i ati i bëri familjes së tij. Ai nuk do ta kuptonte deri vite më vonë pse babai duhej të ikte. “Isha shumë i zhgënjyer me të, pasi fillova të besoja se ikja e tij ishte një akt i poshtër prej burracaku”- do të kujtonte ai më vonë.

Johnny Depp vuante nga një çrregullim i ngjashëm me Sindromën Turet

Që fëmijë Johnny Depp nisi të vuante nga një çrregullim psikologjik. Ndonjëherë, Depp ndihej i detyruar t’i bënte gjërat dy herë. Po ashtu, prindërit e tij vunë re se ai bënte ndonjëherë zhurma të çuditshme, një sjellje që ishte e ngjashme me Sindromën Turet.

Kjo simptomë iu rishfaq edhe në fillim të karrierës së tij si aktor. Ndodhi në një periudhë kur ai po gëzonte suksesin por edhe presionet e famës së fituar nga filmi “21 Jump Street”.Ai përjetoi gjithashtu emocione kontradiktore gjatë promovimit të filmit. Ajo vorbull stresi dhe presioni u shfaq në një mënyrë të turpshme gjatë një udhëtimi me avion për në Vankuver të Kanadasë.

Ishte ulur në klasin e parë, kur përjetoi një dëshirë të papritur dhe të pakontrollueshme për të bërtitur një nga gjërat më të sikletshme që mund të imagjinonte. Nisi të bërtiste:“Unë shkoj me kafshë!” e pasuar nga një heshtje e sikletshme nga të pranishmit. Pas disa momentesh një pasagjer pranë tij e theu heshtjen duke e pyetur me mirësjellje :”Çfarë lloj kafshe?”. Për fat të mirë, ajo ndërhyrje ia përmirësoi humorin aktorit.

Përjetoi shumë keq sëmundjen e vajzës së tij të vogël

Në vitin 2007, Johnny Depp u përball me makthin më të keq të çdo prindi. Vajza e tij, Lily-Rose Depp, 7 vjeçe, ishte prekur së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe të ëmën Vanessa Paradis nga bakteri E. Coli. Sëmundja i shkaktoi probleme të rënda me veshkat.

Depp dhe Paradis qëndruan 9 ditë dhe netë në një spital të Londrës, të pasigurt nëse vajza e tyre do të mbijetonte. Fatmirësisht, Lily-Rose u shërua, por ajo përvoja e rëndë e transformoi aktorin. Ai nuk e harron kurrë sesa i pafuqishëm u ndje gjatë atij kalvari.

“Momenti kur vajza ime e sëmurë ishte shtruar në spitalin Great Ormond Street, ishte periudha më e errët e jetës sime”, do të deklaronte ai më vonë. Në vitin 2008, pas shërimit të vajzës së tij, Depp i dhuroi 2 milionë dollarë spitalit londinez.

Është përballur me varësinë e fortë nga droga dhe alkooli

Në një intervistë të vitit 2005 për revistën Rolling Stone, Depp e pranoi: “Kam kaluar shumë vite duke e helmuar veten… Isha shumë, shumë i zoti në këtë gjë”. Por gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për shpifje ndaj Heard, Depp ka folur mbi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varësisë së tij nga droga dhe alkooli pas ndërhyrjes së motrës së tij, Christi Dembrowski, në vitin në 2014.

Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Film & TV

​Premiera e shfaqjes “Burrnesha” më 10 maj

Në shfaqje luajnë aktorët Tringa Hasani, Semira Latifi dhe Kushtrim Qerimi.

Publikuar

nga

Më datë 10 maj, nga ora 20:00, Qendra Multimedia sjell në Teatrin Oda në Prishtinë, premierën e re të shfaqjes “Burrnesha”, me regji të Erson Zymberit.

“Burrnesha” trajton fenomenin e burrneshave, nën dritën edhe të debatit të tanishëm mbi çështje gjinore, si dhe adreson konceptin e lirisë, respektivisht mos-lirisë në shoqëritë me vlera, koncepte e konstrukte të ndryshme shoqërore.

Në shfaqjen “Burrnesha”, antropologia angleze Edith, pas vizitës në veriun e Shqipërisë, takohet me Sose-n, njërën nga pak burrneshat e mbetura shqiptare. Të dyja, pastaj udhëtojnë në Londër, në një seri të prezantimeve publike në London University.

Gjatë kësaj vizite, Sose bëhet pjesë e një queer performance që është duke u përgatitur nga Julian, që është një drag-queen e njohur e Londrës. Për Sose,-n takimi me një kulturë kaq të huaj bëhet çështje ekzistenciale.

Reprizat e radhës janë paraparë për datat 11 dhe 12 maj, po në teatrin Oda në Prishtinë.

Ky është produksioni i parë në gjuhën shqipe i kësaj drame. Më herët ajo është vënë në skenë në gjermanisht, në Zvicër, si një bashkëprodhim i Forever productions, Schlachthaus Theater Bern, Theater Winkelwiese Zürich, Kleintheater Luzern dhe Kellertheater Winterthur.

Në shfaqje luajnë aktorët Tringa Hasani, Semira Latifi dhe Kushtrim Qerimi. 

Vazhdo të lexosh

Film & TV

​Edhe Jolie viziton Ukrainën

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për shumë vite.

Publikuar

nga

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie është parë në Ukrainë, gjatë një vizite në qytetin e Lviv. Në një video të shpërndarë në Facebook, aktorja shihet duke buzëqeshur dhe duke ua bërë me dorë fansave teksa porosiste një kafe.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.

Videoja, e cila tregon Jolie duke nënshkruar një copë letre dhe duke përshëndetur kamerën, u postua në Facebook nga ukrainasja Maya Pidhorodetska dhe që atëherë ka pasur më shumë se 19 000 shpërndarje.

Pidhorodetska shkroi një postim me videon në gjuhën ukrainase, e cila, e përkthyer nga Google, thoshte: “Asgjë e veçantë. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Vetëm Angelina Jolie. Ukraina thjesht mbështetet nga e gjithë bota”.

Qyteti i Lvivit, në Ukrainën Perëndimore, ka qenë nën sulm nga ushtria ruse javët e fundit dhe në fillim të këtij muaji, një sulm me raketa në qytet la të paktën shtatë të vdekur.

Në shkurt, Jolie foli për luftën në Ukrainë në një postim për 12,7 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo shkroi se “si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë”.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Publikohet traileri dhe data e premierës së “Avatar 2”

Filmi i vonuar prej kohësh do të dalë në treg më 16 dhjetor.

Publikuar

nga

Vazhdimi i parë i “Avatarit” do të quhet “Avatar: The Way of Water” njoftoi Disney në CinemaCon. Filmi i vonuar prej kohësh do të dalë në treg më 16 dhjetor.

“Ngjarjet e vendosura më shumë se një dekadë pas ngjarjeve të filmit të parë, Avatar: The Way of Water fillon të tregojë historinë e familjes Sully (Jake, Neytiri dhe fëmijët e tyre), telashet që i pasojnë, gjatësitë që ata bëjnë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt, betejat që bëjnë për të qëndruar gjallë dhe tragjeditë që durojnë. Avatari i parë doli në vitin 2009 dhe mbetet një nga filmat më fitimprurës i të gjitha kohërave. Por nëse jeni pak i paqartë për detajet e filmit Disney do të ri-lansojë Avatarin në kinema më 23 shtator”, thuhet në njoftimin e Disneyt.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara