Lajmet

Kombi pa targa godet veturën e policisë dhe ikën në Maqedoni – tre zyrtarë të lënduar

Published

on

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi vetura e tyre është goditur nga një kombi pa targa e cila dyshohej për kontrabandë.

Gjatë ndjekjes në Kaçanik, i dyshuari pasi ka goditur automjetin, e ka braktisur të veten dhe është larguar në drejtim të panjohur në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Tutje, policia bën të ditur se automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar dhe mbetet t’i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante./D.B/EO

Lajmet

Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë

Published

on

By

Komuna e Malishevës ka bërë thirrje që të mos lëvizet pa nevojë pasi që gjendja në këtë komunë është rënduar si shkak i reshjeve të shiut.

Nga Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente është bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë. Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera. ‘Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative’. Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës”, thuhet në thirrjen e komunës.

Continue Reading

Lajmet

Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.

Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve në dalje shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica, fluksi në dalje mbetet i ulët.

Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare.

Continue Reading

Lajmet

6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë

Published

on

By

Më 6 janar të vitit 1999, zona Operative e Shalës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Bare të Shalës së Bajgores kishte zënë rob tetë ushtarë serbë. Të njëjti më 13 janar janë shkëmbyer me nëntë ushtarë të UÇK-së.

Ata u morën peng pas luftimeve që kishin ndodhur në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.

Megjithatë, agjencia e lajmeve AP kishte publikuar edhe një video të ushtarëve të zunë rob nga UÇK-ja. Njëri nga ta me një anglishte jo të mirë, kishte treguar se ata nuk keqtrajtoheshin, nuk u rrahën e as nuk u sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Madje, ushtarëve serbë, iu ishte dhënë edhe ushqim e veshmbathje.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Të kërkuara