Sport

Kombëtarja pa kapiten: Gjimshiti në hijen e dëmtimit!

Published

on

Kombëtarja shqiptare e futbollit me sa duket do të humbasë përsëri shërbimet e Berat Gjimshitit për ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi është dëmtuar në mesjavë në Ligën e Kampioneve dhe nuk u grumbullua nga Atalanta për ndeshjen e fundjavës në Serinë A.

Trajneri Silvinjo kishte bërë të ditur se do të komunikohej me stafin e bergamaskëve për të marrë vendimin rreth lojtarit. Por ndërsa FSHF nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth kësaj çështje, në Itali e kanë bërë fakt të kryer mungesën e kapitenit të kuqezinjve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

“L’Eco di Bergamo” ka mësuar nga burime pranë klubit se Gjimshiti nuk do të paraqitet në grumbullimin e Kombëtares pasi është rënë dakord që ai të lihet pushim për të rikuperuar nga ky dëmtim në ijë që pësoi në Ligën e Kampioneve. Kjo do të jetë një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë, ndonëse në momentin aktual, trajneri Silvinjo ka mjaft alternativa sa i përket qendrës së mbrojtjes./UBTNews/

Sport

Gjilani – Ballkani, derbi i xhiros së pestë

Published

on

By

Me përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi nis xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të martën, me fillim nga ora 16:00.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën skuadra e Gjilanit pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Po të mërkurën, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku përballet me Feronikelin ’74.

Xhiroja e pestë mbyllet me duelin ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Sport

Vojvoda luan tërë ndeshjen në humbjen e Udineses ndaj Lazios

Published

on

By

Mërgim Vojvoda e ka luajtur tërë ndeshjen për Udinesen, e cila të hënën mbrëma u mposht 2:1 në shtëpi nga Lazio, në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Mbrojtësi kosovar ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 49-të, por Lazio reagoi në pjesën e dytë dhe përmbysi rezultatin.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa golin e fitores e shënuan në minutën e 88-të për tri pikë të plota.

Pas kësaj fitoreje, Lazio është në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë edhe Roma dhe Interi.

Ndërkohë, Udinese mbetet me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

D.L

Continue Reading

Sport

FSHF shmang Serbinë në komunikime, por përgatitet për Evropianin e përbashkët U21

Published

on

By

Ndonëse në komunikimet e saj publike përpiqet maksimalisht ta shmangë përmendjen e Serbisë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, të cilin vitin e ardhshëm do ta organizojë së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë.

Organizimi i përbashkët vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të jetë në qendër të kritikave për qëndrimet e saj ndaj Kosovës, ndërsa në skenën sportive nuk kanë munguar rastet e glorifikimit të figurave të dënuara për krime lufte.

Rasti i fundit ishte ai i Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, i dënuar për krime lufte. Të dielën mbrëma, tifozët e dy klubeve më të mëdha serbe, Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, shpalosën koreografi gjigante në nderim të tij. Edhe Cërvena Zvezda e përkujtoi Mlladiqin përmes faqes së saj zyrtare. Për një nderim të ngjashëm, klubi ishte dënuar javën e kaluar nga UEFA.

Megjithatë, këto zhvillime nuk kanë ndikuar në përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, i cili në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi. Ndeshjet do të organizohen në Tiranë, Elbasan e Shkodër, si dhe në Beograd, Baçka Topolë, Loznicë e Leskovc.

Shorti i fazës finale të Evropianit do të hidhet më 26 nëntor në Beograd.

Të hënën, përfaqësues të UEFA-s nisën një seri të re inspektimesh në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e turneut. Lajmin e bëri të ditur FSHF-ja, por në njoftimin e saj nuk përmendi organizimin e përbashkët me Serbinë.

“Përgatitjet për Kampionatin Evropian U21, që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027, po hyjnë në një tjetër fazë të rëndësishme. Përfaqësues të UEFA-s kanë nisur sot turin e inspektimeve në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni. Stacioni i parë është stadiumi ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, ndërsa vizitat do të vijojnë në ‘Elbasan Arena’ dhe më pas në Tiranë, në ‘Arena Kombëtare’ dhe ‘Arena e Demave’”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Shmangia e përmendjes së Serbisë në komunikimet e tilla është një praktikë që FSHF-ja e ka përdorur edhe më herët, pavarësisht se bëhet fjalë për një organizim të përbashkët të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit evropian për grupmoshat.

Në fillim, vendimi për organizimin e Evropianit së bashku me Federatën Serbe të Futbollit u kundërshtua fuqishëm, sidomos nga tifozët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Vendimi shkaktoi reagime të shumta, ndërsa pati kritika të ashpra ndaj FSHF-së për bashkëpunimin me Serbinë. Megjithatë, federata nuk u tërhoq nga projekti dhe vazhdoi përgatitjet për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U21.

D.L

 

Continue Reading

Sport

Vusal Isgandarli shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Vusal Isgandarli është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Sulmuesi i FC Malisheva u vlerësua për paraqitjen e tij fantastike në ndeshjen ndaj SC Gjilanit, ku shënoi plot tre gola dhe ishte vendimtar në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Hat-tricku i Isgandarlit i siguroi Malishevës tri pikë të rëndësishme, me skuadrën që aktualisht kryeson tabelën e Superligës.

Çmimi tradicional “Ylli i Javës” ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ndërsa përzgjedhja bëhet nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Me tre gola në një ndeshje dhe një tjetër paraqitje vendimtare, Isgandarli është shpërblyer me çmimin për futbollistin më të dalluar të xhiros së katërt.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara