Lajmet
Komandanti i FSK-së raporton para deputetëve, diskuton për sfidat
Pas takimit, kryetari i komisionit, Bekë Berisha tha se u diskutua edhe për largimin e pjesëtarëve nga FSK-ja.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të sigurisë dhe Mbrojtjes. Me deputetët e Kuvendit të Kosovës, ai ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet FSK-ja, por takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.
Pas takimit, kryetari i komisionit, Bekë Berisha ka thënë se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për largimin e pjesëtarëve nga FSK-ja, çka sipas tij është një prej shqetësimeve që kanë.
“Kemi folur për të gjitha edhe për sfidat që po përballet FSK-ja për të gjitha temat kemi folur, por aty ka gjëra që zakonisht e mbyllim komisionin sepse nuk janë për publikun… Pagat, financimi i ushtrisë, trajnimet, armatimi, shumë gjëra… Edhe ky (largimi i pjesëtarëve të FSK-së është një ndër shqetësimet, janë edhe shkaqet, janë kryesisht ekonomike)”, ka thënë Berisha.
Lajmet
Policia harton plan operativ për festat e fundvitit
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTNewsPolicia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.
Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.
“Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me inicialet G.V, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.
Sipas njoftimit, hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.
“Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTNewsAvokati i Popullit i Dhomave të Specializuara në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm, tha të martën Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj.
Qelaj, derisa shprehu shqetësim për proceset në Hagë, tha se ka kontaktuar Avokatin e Popullit atje por sipas tij i njëjti nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim.
Ai shtoi se institucioni që ai drejton ka raport shumë të kufizuar me këtë gjykatë.
“Unë kam shprehur shqetësimin tim në hetimet e fundit që i ka zhvilluar kjo gjykatë në raport me ekipet mbrojtëse. Kam konsideruar që çdo hetim i mbrojtjes në një proces gjyqësor, lë mundësinë për ndikim dhe ushtrim ndikimi…Në kuadër të kësaj, kam deklaruar që do të jetë në interesat e institucionit të Avokatit të Popullit që ta monitorojë një ose disa seanca. Por, jo gjithë procesin. Sepse monitorimi ka kosto, kërkon staf profesional, kërkon angazhim shtesë të njerëzve dhe kjo është e pamundur për ne. Përveç kësaj, Avokati i Popullit i Kosovës ka raport shumë të kufizuar në raport me këtë gjykatë dhe kur kemi bërë një analizë të ligjit, aktualisht Avokati i Popullit mund të ketë vetëm një rol dhe ai është roli i mikut të gjykatës në rast se Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara e kërkon një të tillë”, tha Qelaj.
Qelaj tha se Avokati i Popullit atje nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se ky institucion duhet të jetë i pavarur dhe i pa anshëm.
“Sa i përket Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, ka një avokat të caktuar nga gjykata dhe unë kam komunikuar me të njëjtin. Kam parë që nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim dhe për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat janë publike ose mund të jenë publike duke u thirrur gjithmonë në konfindencialitet dhe një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si avokat i popullit. Duke pasur parasysh punën që po e bënë ky avokat i popullit ose institucioni atje, unë konsideroj që nuk është në standardin dhe nuk i plotëson standardet sipas instrumenteve ndërkombëtare që përcaktojnë se Avokati i Popullit duhet të jetë i pavarur, i pa anshëm”, theksoi Qelaj.
Ndër të tjera, Qelaj tha se për shkak të mandatit të kufizuar të Avokatit të Popullit nuk mund të bëjnë hetime në rastet e kësaj gjykate.
Lajmet
Avokati i Popullit: Shqetësuese mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen
Published
2 days agoon
December 24, 2024By
UBTNewsRënia e përgjigjeve nga autoritetet publike, mungesa e mbikëqyrjes parlamentare dhe mos votimi i raportit të vitit 2023 në kuvendin e Kosovës, kanë qenë tre sfidat kryesore e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2023.
Në konferencën e mbajtur për fund vit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha përveç tre sfidave, mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen.
Qelaj, përmendi disa ligje që nuk po zbatohen nga institucionet përgjegjëse.
“Statistika që ne i kemi në institucion, ka një rënie të përgjigjeve nga autoritetet. Ka munguar një mbikëqyrje parlamentare dhe një qasje shumë më pro aktive e autoriteteve publike. Si sfidë e tretë është votimi kundër nga Kuvendi i Kosovës për raportin e vitit 2022, raport i cili është adresuar në kuvend në mars të vitit 2023, e që është votuar në kuvend në maj të 2024 dhe aty pa diskutim dhe pa e vlerësuar fare raporti është votuar kundër si një tendencë me kërcënuar dhe cenuar pavarësinë dhe punën dhe institucionet e Avokatit të Popullit. Mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen. Zbatimi i ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, ne këtë vit kemi dal me një raport të veçantë për zbatimin e këtij ligji dhe aty na del se ligji nuk është duke u zbatuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, është në proces të plotësim ndryshimit si ligj. Neni 6 i ligjit që flet për barazi mes gjinive nuk ka një zbatim të duhur”, u shpreh Qelaj.
Zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku njoftoi lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion gjatë këtij viti.
“39 raste kanë qenë të papranishme për Avokatin e Popullit për shkak të mosshfrytëzimit të mjeteve juridike, 33 raste janë të mbyllura për mosinteresim të ankuesit, ndërsa 8 raste janë të papranishme për shkak se kanë qenë jashtë juridiksionit. Ankesat e qytetarëve janë bërë kryesisht ndaj autoriteteve e publike dhe janë 440 ankesa që janë bërë ndaj ministrive dhe administratës, 419 raste ndaj gjykatave, 210 ankesa ndaj komunave, 89 ndaj policisë, 60 ankesa ndaj prokurorive, 42 ndaj ndërmarrjeve publike, natyrisht një ankesë mund të jetë për më shumë se një palë. Përkatësia etnike, kemi 1149 ankesa nga shqiptarët, 101 nga komuniteti serb, 22 nga komuniteti ashkali, 20, nga komuniteti boshnjak , 17 nga komuniteti rom, 10 nga komuniteti egjiptian, 7 nga komuniteti goren dhe 13 nga të tjera”, tha ai.
Zyrtare: Presidenti i Suharekës jep dorëheqje
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës: Xhaka lider i madh, po përgatitet për karrierën si trajner
Policia harton plan operativ për festat e fundvitit
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
Edhe një aktakuzë për krime lufte
Qelaj: Avokati i Popullit në Hagë nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim
Bashkëpunimi i ri për studentët e Ndërtimtarisë – UBT nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë
Avokati i Popullit: Shqetësuese mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen
Osmani: Krishtlindja na kujton se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman