Kuriozitete

Koleksionistja qan nga emocionet kur blen në ankand fustanin e Princeshës Diana

Published

on

Shtëpia e ankandeve Julien’s Auctions përjetoi një moment të pazakontë emocional disa ditë më parë, kur Renae Plant, koleksioniste dhe themeluese e Muzeut të Princeshës Diana, shpërtheu në lot dhe ra në dysheme nga emocionet, pasi arriti të bëjë të sajin fustanin blu me lule të markës Bellville Sassoon, të njohur si “Fustani i Kujdesit” (Caring Dress).

Kjo është një nga veshjet më të dashura të Princeshës Diana, të cilin e kishte veshur të paktën nëntë herë gjatë fundit të viteve ’80 e fillimit të viteve ’90.

Për këtë veshje, Plant pagoi 400,000 dollarë nga gjithsej 1.9 milionë dollarë që shpenzoi për të blerë 35 objekte personale të princeshës në një ankand të vetëm, të mbajtur më 26 qershor në Los Angeles. Koleksionistja rrëfeu se për të realizuar këto blerje, ajo dhe bashkëshorti i saj hipotekuan sërish shtëpinë.

“Kur i shoh të ofrojnë kaq pak, e di që nuk do të jenë në gjendje ta mirëmbajnë këtë trashëgimi. Ne nuk jemi të pasur — të gjitha fondet vijnë nga donacione. Ne gjithmonë e hipotekojmë shtëpinë tonë kur e bëjmë këtë,” tha ajo për People, duke shtuar se kjo është hera e tretë që marrin një vendim të tillë.

“Fustani i Kujdesit”, i quajtur kështu sepse Diana e vishte shpesh gjatë vizitave në spitale, ka një domethënie të veçantë për Plant. Ai përfaqëson lidhje personale me princeshën, që daton nga një moment i shkurtër, por i paharrueshëm gjatë një turneu në Australi, ku Plant, atëherë 18 vjeç, pati rastin ta takonte Dianën. Ky takim i ndryshoi jetën dhe e frymëzoi ta përkushtojë jetën e saj ne ruajtjen e trashëgimisë së princeshës.

“Ndjej se ky fustan – Fustani i Kujdesit – pasqyron në mënyrë të përsosur mirësinë e saj, empatinë, humanizmin, gjithçka që përfaqëson muzeu ynë dhe gjithçka që bëjmë,” shpjegoi ajo.

Plant e lançoi muzeun online më 2019. Sot, koleksioni përfshin mbi 2,700 objekte personale dhe historike të Princeshës Diana e konsiderohet një nga më të mëdhenjtë në botë i këtij lloji. Në muajt në vijim, ajo planifikon ta ekspozojë koleksionin në vende të ndryshme të botës përmes ekspozitave të përkohshme.

Megjithatë, ëndrra më e madhe mbetet: “Ta kthejmë koleksionin në Britani, aty ku i përket, në një vend të përhershëm ku do të gëzojë respekt dhe nder, pasi ne të mos jemi më.” Ajo e përshkruan veten si një lloj tjetër koleksionisteje: “Disa njerëz blejnë objekte për t’i veshur. Ky nuk është rasti për ne. Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur objekte historike dhe për të treguar historinë e Dianës dhe trashëgiminë e saj për brezat që do të vijnë.

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara