Lajmet

​KOK-u i reagon FFK-së: KAS-i nuk është i yni

Published

on

Vendimi i Komisionit të Arbitrazhit Sport (KAS) në favor të klubit të futbollit Prishtina e cila kishte bërë ankesë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) pasi kjo e fundit nuk e kishte licencuar si klub dhe si pasojë Prishtinës iu mohua e drejta për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Vendimi i KAS-it u kontestua menjëherë nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila ndër të tjera e quajti vendim të pabazuar në ligj dhe se nuk është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e KAS-it. Më tutje, FFK ka bërë të ditur se për këtë rast do ta njoftojë edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Por jo vetëm kaq, FFK gjithashtu ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u me arsyetimin se ky institucion po lejon të merren vendime të njëanshme.

Ndaj këtyre pretendimeve, ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës duke thënë se KAS-i nuk është institucion i tyre, por është i pavarur.

Ja reagimi i plotë i KOK-ut:

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢𝐊𝐎𝐊-𝐮𝐭𝐩ë𝐫𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚𝐭𝐞𝐅𝐅𝐊-𝐬ë 𝐧ë 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐦𝐞𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐊𝐀𝐒-𝐢𝐭

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dëshiron të sqarojë opinionin dhe komunitetin sportiv lidhur me deklaratën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj vendimit të fundit të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), që i dha të drejtë padisë së FC Prishtina.

KAS është një organ i pavarur, i cili zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme e KOK-ut dhe funksionon në përputhje me legjislacionin sportiv dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë sportive. Anëtarët që e përbëjnë KAS-in zgjidhen po ashtu nga Asambleja e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2025 dhe pikërisht z. Eroll Salihu, si kryetar i KAS-it, është propozuar nga FFK-ja për anëtar, sikurse anëtarët tjerë nga federatat tjera.

KAS-i nuk është i KOK-ut, siç pretendon FFK-ja dhe nuk i raporton KOK-ut, siç nuk i ka raportuar as në vendimin e fundit ndaj FFK-së, e as vendimeve paraprake ndaj federatave tjera. Pra, KOK nuk ndërhyn në proceset vendimmarrëse të KAS-it dhe nuk ndikon në vendimet e tij, duke respektuar në tërësi autonominë e këtij institucioni.

Në strukturën e sportit të Kosovës, çdo institucion ka përgjegjësi të qarta dhe të ndara. KOK-u është institucioni ombrellë që përfaqëson sportin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe mbështet zhvillimin e federatave sportive pa ndërhyrë në punët e brendshme të tyre. Ndërkohë, KAS-i vepron si një organ arbitrazhi i pavarur që adreson konfliktet e ndryshme në fushën sportive dhe vepron në përputhje me standardet ligjore për të garantuar drejtësi për të gjitha palët.

KOK vlerëson lart kontributin e FFK-së dhe çdo federate tjetër për punën dhe përkushtimin në masivizimin e sportit dhe sukseseve ndërkombëtare, por kërcënimet dhe presionet për shqyrtim të anëtarësisë në KOK, për shkak të një vendimi të KAS-it, janë të papranueshme dhe të cilat tentojnë të ndikojnë në rolin e KAS-it dhe pavarësinë e tij. KAS funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo institucion tjetër dhe mbetet i përkushtuar në zbatimin e drejtësisë sportive, pa u ndikuar nga anëtarësimi apo pozita e një organizate sportive brenda KOK-ut.

KOK-u është i përkushtuar të sigurojë që çdo organ i krijuar për zgjidhjen e çështjeve sportive të funksionojë në përputhje me parimet e drejtësisë dhe paanshmërisë. Në këtë kontekst, KOK-u i bën thirrje të gjitha federatave, përfshirë FFK-në, që të respektojnë parimet e drejtësisë sportive dhe të shmangin çdo lloj presioni që mund të cenojë pavarësinë e KAS-it. KOK fton të gjitha organizatat sportive të bashkëpunojnë për një klimë sportive të drejtë dhe të ndershme. Çdo ndërhyrje ose presion mbi KAS-in dëmton jo vetëm integritetin e këtij organi të pavarur, por edhe frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional në sportin tonë.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara