Sport

Koeman flet për raportimet që e lidhin Messin me PSG-në

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë fjalën e tij pas thashethemeve të pandërprera në lidhje me ofertën e Paris Saint-Germain për Lionel Messi.

Barcelona po bëhet gati për ndeshjen e sotme ndaj Granadas në La Liga, ndërsa Koeman e bëri të qartë se ai shpreson që Messi mbetet në Camp Nou.

“Unë nuk jam i interesuar për PSG-në, nuk e di nëse është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Koeman, i pyetur në lidhje me raportet e fundit për ofertën e klubit francez për Messin.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë me ne. Për mua, ai duhet të përfundojë këtu sepse ai e ka kaluar tërë jetën këtu, por në fund të fundit është një vendim që ai do të duhet të marrë”.

“Kjo nuk më shqetëson aspak, unë jam përqendruar në fitoren e nesërme (e enjte)”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Raportet kanë dalë në Brazil që sugjerojnë se PSG është gati të ofrojë një kontratë të majme për yllin argjentinas.

Klubi francez thuhet të jetë i gatshëm t’i ofrojë 33-vjeçarit një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin e një viti tjetër, si dhe duke ofruar kushte më fitimprurëse sesa që mund të përballojë Barcelona.

Sport

Franco Foda: Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi mirë, këtë lojë do të shohim ta bëjmë për veti

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Zvicrës, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lojtarët dhe stafi teknik kanë theksuar rëndësinë e takimit, duke paralajmëruar se synimi kryesor janë tre pikët.

Lojtari Albian Hajdari dhe përzgjedhësi Franco Foda janë shprehur se ekipi do të hyjë në fushë me ambicie të qarta dhe me besim në performancën e tyre, ndërsa kanë vlerësuar se ndeshja me Zvicrën ka karakter të veçantë.

Hajdari tha se çdo ndeshje ka peshën e vet, ndërsa synimi kundër Zvicrës mbetet maksimal.

“Besoj se çdo lojë është e rëndësishme si çdo tjetër, përveç Zvicrës. Momentalisht në gjithë lojët ja kemi fitu ja kemi marrë një pikë. Në lojën e Zvicrës hymë për të fituar 3 pikë. Na e shohim për 3 pikë. Është një ndeshje speciale”, tha ai.

Ndërsa përzgjedhësi Franco Foda u shpreh se ekipi do të përpiqet të shfaqë performancën më të mirë.

Për ne është shumë e rëndësishme që të paraqitemi mirë, këtë lojë do të shohim ta bëjmë për veti. Do ta mbajmë sistemin tonë të lojës, i dimë pikat e forta të Zvicrës, do të bëjmë çmos që taktikat tona t’i zbatojmë në fushë. Do t’i bëjmë shumë presion ndaj kundërshtarit dhe do të bëjmë gjithçka që të fitojmë lojën”, tha ai./EO

Continue Reading

Sport

​Dardanët dalin me njoftim të ri për ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës

Published

on

By

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se sot ka filluar shpërndarja e biletave për anëtarët e saj, për ndeshjen e nesërme kundër Zvicrës, e cila mbyll ciklin historik të këtij grupi kualifikues. Biletat do të ndahen në qendrën kryesore të fanclub-it në kryeqytet, si dhe në qytetet e tjera ku ndodhen përfaqësuesit e grupit.

Para pauzës katërmujore deri te ndeshjet e playoff-it në muajin mars, “Dardanët” u kanë bërë thirrje tifozëve që Kosova ta mbyllë këtë fazë ashtu siç i ka hije, me dinjitet, përkushtim dhe përfaqësim të denjë të popullit që e mbështet.

Armata dardane, që ka pushtuar stadiumet e Evropës gjatë gjithë këtij cikli, pritet edhe nesër të jetë në numër të madh dhe të japë mbështetjen e saj karakteristike për Kombëtaren e Kosovës./KP

Continue Reading

Sport

​Gattuso: Rënia e Italisë është shqetësuese

Published

on

By

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, e ka cilësuar “shqetësuese” disfatën 4-1 ndaj Norvegjisë në San Siro, humbjen e parë të tij në drejtimin e Azzurrëve. Italia pësoi një rënie drastike në pjesën e dytë, pas një paraqitjeje të mirë në pjesën e parë, ndërsa Gattuso pranoi se skuadra “u shkatërrua me shenjën e parë të vështirësisë”.

Duhet të marrim përgjegjësi. Nuk mund të humbasim një ndeshje të tillë në këtë mënyrë,” tha ai në konferencë për shtyp. Trajneri theksoi se problemi nuk ishte fizik, por mental, pasi ekipi humbi qartësinë dhe lëvizjet e duhura sapo Norvegjia mori kontrollin.

Gattuso tha se brishtësia psikologjike dhe mungesa e reagimit janë shqetësimi kryesor, sidomos duke pasur parasysh rrezikun që Italia të mungojë për herë të tretë radhazi në një Kupë Bote.

Ai pranoi se tifozët kishin të drejtë të fishkëllenin ekipin pas një performance të tillë: “Njerëzit e duan këtë skuadër, por fjalët nuk mjaftojnë më.”

Sa i përket të ardhmes, Gattuso kërkoi më shumë besim dhe më pak frikë nga gabimet. Për rikthimin e Federico Chiesas në mars, ai tha se do të flasin sërish dhe se gjithçka varet nga gjendja e lojtarit.

Italia duhet të përmirësojë reagimin dhe mentalitetin. Na dhanë një mësim të rëndë sot,” përfundoi trajneri./KP

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Locatellit në dyshim, Juventus do të mbetet pa kapiten

Published

on

Manuel Locatelli mbetet një nga lojtarët më kyç të Juventusit dhe një gur i fortë në strukturën e skuadrës bardhezi, pavarësisht kritikave të herëpashershme.

E ardhmja e mesfushorit duket më e pasigurt se kurrë, me mundësinë reale që ai të largohet nga klubi qysh gjatë muajve janar ose qershor.

Sipas raportimeve të Alfredo Pedullà, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, do të bëjë vlerësime për të ardhmen e tij në javët e ardhshme.

Për të përmbushur idetë e tij teknike, Locatelli mund të shndërrohet në një “sakrificë” në merkato, veçanërisht nëse kjo do t’i jepte Juventusit mundësinë të transferonte Pierre Hojbjerg, një nga preferencat e trajnerit toskan.

Një tjetër opsion i mundshëm është një shkëmbim me Marseille. Trajneri i francezëve, Roberto De Zerbi, është admirues i Locatellit, çka  shërbenn si katalizator për marrëveshje mes dy klubeve.

Situata mbetet e hapur dhe pritet të bëhet më e qartë me afrimin e afatit të janarit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara