Lajmet

Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskë

Published

on

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku tha se ka informacione që edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ndërsa shtoi se ekziston mundësia për ngritje të ndonjë aktakuze të re apo do të zgjerohet kjo aktualja për këtë rast.

Këto komente avokati Koci i bëri pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, me ç’rast tre të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat që i ngarkon aktakuza.

Pres që do të dënohen të gjithë për shkak se ka prova të pakundërshtueshme. Është çdo gjë e qartë që në fillim kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë a do të ngritët edhe ndonjë aktakuzë e re, apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e Prokurorisë, sidoqoftë hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, theksoi ai.

Duke u shprehur optimist që kërkesën e Themelores për mendimin juridik Gjykata Supreme do ta trajtoj me prioritet, avokati i familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku tha se Serbia do t’i dorëzoj të akuzuarit tjerë që janë të përfshirë në arrati.

Për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpol-it, por ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, pres që çdo moment Serbia ose kur t’i vije koha që t’i dorëzoj në Kosovë realisht ky do të jetë një prej kushteve bazike për Serbinë të vazhdoj më tutje ose në organizata ndërkombëtare apo Bashkimin Evropian”, deklaroi Koci.

Ljubomir Pantoviq, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq u shpreh se nuk dëshiron t’i theksoj arsyet se pse të akuzuarit Spasojeviq dhe Toliq zgjodhën të mos deklarohen rreth fajësisë sot.

Dy të pandehurit e parë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të mos deklarohen për fajësinë, kjo e drejtë garantohet nga Kodi i Procedurës Penale, dhe nuk do të komentoja, nuk do të theksoja veçanërisht arsyet pse ata zgjodhën këtë mënyrë të deklarimit sot”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati i Vladimir Toliq, Milos Deleviq tha se nuk mund ta pranojnë këtë aktakuzë.

Vladimir Toliq nuk ka dashur të deklaroj fajësinë në këtë fazë të procedurës, ne nuk mund ta pranojmë këtë aktakuzë, përmbajtjen e saj, dhe veçanërisht kualifikimet e veprës. Natyrisht, nuk e kontestojmë se ai ka qenë pjesëtar i grupit të armatosur që ka ndodhur në Banjskë atë ditë, mirëpo, siç e thashë, tani për tani nuk mund ta pranojmë këtë përmbajtje të aktakuzës, do të shfrytëzojmë të drejtën e kundërshtimit në aktakuzë, do ta shohim mendimin e kryetarit të kolegjit, nëse është e nevojshme, dhe të Gjykatës së Apelit por edhe Supremes”, theksoi ai.

Jovana Filipoviq, mbrojtëse e të akuzuarit, Dusan Maksimoviq tha se do të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Maksimoviq Dushan sot është deklaruar se nuk është fajtor për veprat që i ngarkohen me këtë aktakuzë, ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje të tij në këto vepra penale, kështu që në përputhje me këtë ne do të paraqesim kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave dhe shpresojmë se gjykata në shqyrtimin e provave do të jetë e të njëjtit mendim si ne”, u shpreh avokatja e Maksimoviq.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik nëse 42 të akuzuarit tjerë mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit./UBTNews/

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Përurohet “Oda e Zejtarëve” në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës

Published

on

Në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës është përuruar “Oda e Zejtarëve”, një projekt i dedikuar promovimit të zejeve tradicionale dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka vlerësuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin kulturor dhe turistik të komunës.

“Sot, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, përuruam Odën e Zejtarëve – një projekt i veçantë për qytetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, ka deklaruar Gjini.

Sipas tij, projekti do t’u shërbejë zejtarëve lokalë si një hapësirë e dedikuar për promovimin e zejeve tradicionale, ndërsa të rinjtë dhe vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Investimi është realizuar në kuadër të projektit “Ndërlidhja e turizmit përmes trashëgimisë kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë”, i financuar nga Programi IPA Cross-Border Shqipëri–Kosovë.

Kryetari Gjini ka theksuar se zhvillimi i turizmit dhe fuqizimi i ofertës kulturore të Gjakovës mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Siparantum Kids sjell mbrëmje artistike në Prishtinë për Festën Ndërkombëtare të Muzikës

Published

on

Në kuadër të Festës Ndërkombëtare të Muzikës, Siparantum Kids organizoi një mbrëmje të veçantë artistike në zemër të Prishtinës, duke sjellë para publikut performanca të zërave të rinj.

Me një program të përzgjedhur muzikor, fëmijët interpretuan këngë korale dhe përcollën mesazhe bashkimi, gëzimi dhe shprese, duke dëshmuar fuqinë e muzikës si një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve.

Sipas Ambasadës Franceze në Kosovë, e cila ka mbështetur këtë aktivitet kulturor, çdo tingull, buzëqeshje dhe duartrokitje e mbrëmjes ishte një festë e talentit, kreativitetit dhe dashurisë për artin.

Ngjarja mblodhi artdashës dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer Prishtinën në një hapësirë feste dhe promovimi të kulturës përmes muzikës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Toy Story 5” drejt një debutimi rekord në kinema

Published

on

Filmi i ri i Disney dhe Pixar, “Toy Story 5”, pritet të jetë një nga premierat më të suksesshme të vitit 2026, pasi ka shënuar rezultate mbresëlënëse që në para-shfaqje.

Sipas raportimeve, vazhdimi i shumëpritur i sagës së animuar ka arkëtuar rreth 15.2 milionë euro në para-shfaqje, duke regjistruar rezultatin më të mirë të vitit dhe të dytin më të lartë ndonjëherë për një film të animuar.

Parashikimet tregojnë se filmi mund të arkëtojë nga 126 deri në 130 milionë euro gjatë fundjavës së hapjes në Amerikën e Veriut, ndërsa disa analiza e vendosin këtë shifër edhe mbi 140 milionë euro.

“Toy Story 5” pritet të tejkalojë debutimin e “Toy Story 4”, duke vendosur një rekord të ri për serinë. Në tregjet ndërkombëtare, filmi synon të arkëtojë rreth 117 milionë euro, duke e çuar totalin global të fundjavës së parë në mbi 239 milionë euro.

Në këtë kapitull të ri, Buzz, Woody, Jessie dhe lodrat e tjera përballen me sfida të reja, ku teknologjia shfaqet si antagonisti kryesor përmes tabletit inteligjent Lilypad.

Në kastin e zërave rikthehen aktorët Tom Hanks, Tim Allen dhe Joan Cusack, ndërsa pjesë e filmit janë edhe Conan O’Brien dhe Greta Lee.

Me një buxhet prej rreth 217 milionë eurosh, “Toy Story 5” konsiderohet një nga projektet më të mëdha të Disneyt për këtë vit dhe pritet të shënojë sukses të madh në arkat kinematografike./BBC/

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara