Lajmet

Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskë

Published

on

Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku tha se ka informacione që edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ndërsa shtoi se ekziston mundësia për ngritje të ndonjë aktakuze të re apo do të zgjerohet kjo aktualja për këtë rast.

Këto komente avokati Koci i bëri pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, me ç’rast tre të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për veprat që i ngarkon aktakuza.

“Pres që do të dënohen të gjithë për shkak se ka prova të pakundërshtueshme. Është çdo gjë e qartë që në fillim kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë a do të ngritët edhe ndonjë aktakuzë e re, apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e Prokurorisë, sidoqoftë hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, theksoi ai.

Duke u shprehur optimist që kërkesën e Themelores për mendimin juridik Gjykata Supreme do ta trajtoj me prioritet, avokati i familjes së rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku tha se Serbia do t’i dorëzoj të akuzuarit tjerë që janë të përfshirë në arrati.

“Për ta më jetë nuk ka, të gjithë janë në kërkesën e kuqe të Interpol-it, por ata jo që nuk mund të dalin nga Serbia, pres që çdo moment Serbia ose kur t’i vije koha që t’i dorëzoj në Kosovë realisht ky do të jetë një prej kushteve bazike për Serbinë të vazhdoj më tutje ose në organizata ndërkombëtare apo Bashkimin Evropian”, deklaroi Koci.

Ljubomir Pantoviq, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq u shpreh se nuk dëshiron t’i theksoj arsyet se pse të akuzuarit Spasojeviq dhe Toliq zgjodhën të mos deklarohen rreth fajësisë sot.

“Dy të pandehurit e parë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të mos deklarohen për fajësinë, kjo e drejtë garantohet nga Kodi i Procedurës Penale, dhe nuk do të komentoja, nuk do të theksoja veçanërisht arsyet pse ata zgjodhën këtë mënyrë të deklarimit sot”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati i Vladimir Toliq, Milos Deleviq tha se nuk mund ta pranojnë këtë aktakuzë.

“Vladimir Toliq nuk ka dashur të deklaroj fajësinë në këtë fazë të procedurës, ne nuk mund ta pranojmë këtë aktakuzë, përmbajtjen e saj, dhe veçanërisht kualifikimet e veprës. Natyrisht, nuk e kontestojmë se ai ka qenë pjesëtar i grupit të armatosur që ka ndodhur në Banjskë atë ditë, mirëpo, siç e thashë, tani për tani nuk mund ta pranojmë këtë përmbajtje të aktakuzës, do të shfrytëzojmë të drejtën e kundërshtimit në aktakuzë, do ta shohim mendimin e kryetarit të kolegjit, nëse është e nevojshme, dhe të Gjykatës së Apelit por edhe Supremes”, theksoi ai.

Jovana Filipoviq, mbrojtëse e të akuzuarit, Dusan Maksimoviq tha se do të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

“Maksimoviq Dushan sot është deklaruar se nuk është fajtor për veprat që i ngarkohen me këtë aktakuzë, ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje të tij në këto vepra penale, kështu që në përputhje me këtë ne do të paraqesim kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave dhe shpresojmë se gjykata në shqyrtimin e provave do të jetë e të njëjtit mendim si ne”, u shpreh avokatja e Maksimoviq.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik nëse 42 të akuzuarit tjerë mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit./UBTNews/

Lajmet

IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal arrijnë më 21 tetor, vonesa shkaktohet nga ndryshimet globale

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se kontingjenti i vaksinave kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të mbërrijë në Kosovë më 21 tetor 2026.

Sipas IKShPK-së, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave për hemisferën veriore ka pësuar vonesa globale për shkak të ndryshimeve në përbërjen e shtameve të rekomanduara. Këto ndryshime ushtruan ndikim të drejtpërdrejtë në afatet e furnizimit si në nivel global ashtu edhe në vendet e rajonit, duke bërë që mbërritja e tyre në Kosovë të shtyhet për 21 ditë nga afati i parashikuar.

Instituti bëri me dije se po përcjell nga afër këtë proces dhe se me të pranuar kontingjentin do të njoftojë publikun për nisjen zyrtare të procesit të imunizimit.

“IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”.

Me këtë rast, IKShPK u ka shprehur falënderim qytetarëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

 

Continue Reading

Lajmet

Rusia kërcënon NATO-n me armë bërthamore për rajonin e Kaliningradit

Published

on

By

Rusia i ka dërguar një paralajmërim të ashpër NATO-s, duke bërë të ditur se është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin e saj ushtarak, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore ndërmerr hapa për të izoluar apo shkëputur enklavën ruse të Kaliningradit.

Në një dokument konfidencial (“non-paper”) të dërguar NATO-s, të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, Moska akuzon aleancën për një “kurs të rrezikshëm dhe të pamatur” që rrit rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.

Në dokumentin diplomatik joformal, Moska bën të qartë se përgjigja ushtarake mund të përfshijë goditje të drejtpërdrejta brenda territorit të vendeve anëtare të NATO-s që nga fillimi i çdo përshkallëzimi:

“Rusia do të jetë gati të përdorë të gjithë arsenalin e forcave dhe kapaciteteve në dispozicion të saj, duke përfshirë armët bërthamore, për të mbrojtur territorin e saj nëse vendet e NATO-s ndërmarrin ndonjë përpjekje që synon izolimin e Rajonit të Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit.”

Dokumenti nëvizon gjithashtu mundësinë e “sulmeve ruse kundër qendrave të vendimmarrjes në shtetet anëtare të aleancës që nga fillimi i konfliktit.”

Përveç paralajmërimit konfidencial, ambasadat ruse në të paktën tre shtete evropiane kanë lëshuar deklarata publike gjatë tre ditëve të fundit. Ato akuzojnë NATO-n për nxitje të tensioneve përmes stërvitjeve ushtarake dhe skenarëve operativë që përfshijnë Kaliningradin — territorin e militarizuar rus që ndodhet gjeografikisht midis Polonisë dhe Lituanisë.

Nga ana tjetër, diplomatët rusë hodhën poshtë pretendimet e vendeve perëndimore se Moska përbën kërcënim apo se po përgatit sulm ndaj ndonjë anëtari të NATO-s, si dhe mohuan akuzat për udhëheqjen e një “lufte hibride” përmes sabotimeve në Evropë. Sidoqoftë, pala ruse nënjëzogoi se çdo cenim ndaj Kaliningradit do të përballet me “përgjigjen më të fortë të mundshme”.

 

Continue Reading

Lajmet

15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026

Published

on

By

UBT ka shënuar rezultate të rëndësishme në Scholarly Index Top1000 Scholar 2026, ku 15 profesorë të universitetit janë renditur në vendin e parë në Kosovë në të paktën një temë kërkimore.

Në mesin e tyre janë:

Alban Kuriqi, Hyrije Koraqi, Ridvan Peshkopia, Visar Krelani, Gazmend Temaj, Pajtim Bytyçi, Burhan Reshat Rexhepi, Milaim Berisha, Kujtim Lepaja, Demokrat Nuha, Xhevahire Millaku, Liridon Kryeziu, Alfred Marleku, Nuredin Lutfiu dhe Kristina Perkola.

Këto renditje mbulojnë fusha të ndryshme të kërkimit, përfshirë inxhinierinë, ujërat dhe mjedisin, biznesin, shkencat sociale, shkencat ushqimore, arsimin, gjuhësinë dhe fusha të tjera.

Në nivel ndërkombëtar, profesorët e UBT-së kanë arritur gjithashtu pozita të larta. Prof. Dr. Alban Kuriqi ka shënuar pozitën më të lartë globale në mesin e profesorëve të UBT-së të paraqitur në këto renditje, duke u renditur i 8-ti në botë në temën “Hydrology and Sediment Transport Processes” për periudhën 2021–2025.

Po ashtu, Kristina Perkola është renditur #71 në botë, ndërsa Burhan Reshat Rexhepi #81, në temat e tyre përkatëse.

Këto rezultate tregojnë një prani të fortë të profesorëve të UBT-së si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe përforcojnë dukshmërinë e universitetit në kërkimin shkencor.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e AI-së

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së është mbajtur dje një sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e Inteligjencës Artificiale, ku studentë dhe të interesuar të tjerë u njohën nga afër me programin, mundësitë profesionale dhe infrastrukturën moderne që ofron UBT.

Studentët u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, dhe Drejtori i Infrastrukturës, Murat Retkoceri, ku prezantuan programin dhe mundësitë që ai ofron, ndërsa pjesëmarrësit vizituan ambientet e laboratorëve dhe u njohën nga afër me pajisjet dhe teknologjitë moderne që do të përdoren gjatë ligjëratave, ushtrimeve dhe punës praktike.

Programi i mbështetur nga Regional Challenge Fund, synon zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e zhvillimit të aplikacioneve, duke e integruar Inteligjencën Artificiale në procesin e të nxënit dhe praktikës profesionale. Kualifikimi Profesional Zhvillues i Aplikacioneve është e orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve për role në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe zhvillohet në katër semestra.

Përmes këtij programi, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim dhe Inteligjencë Artificiale, krahas studimeve të tyre, në një mjedis të pajisur me infrastrukturë moderne dhe teknologji bashkëkohore.

Continue Reading

Të kërkuara