Lajmet

KMDLNj reagon ndaj adresimit të Kurtit për Ivanoviqin: Shqetësues fakti që s’reaguan Osmani e Konjufca

KMDLNj sot e ka kundërshtuar adresimin e fundit të kryeministrit Kurti me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së politikanit serb.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNj, sot e ka kundërshtuar adresimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Sipas KMDLNj-së, në Kosovë për shkak të një oportuniteti politik, krimet e luftës do të luftohen vetëm në planin retorike që, me kalimin e kohës dhe ndonjë marrëveshje politike ato do të margjinalizohen krejtësisht.

“Për KMDLNj –në është shqetësuse fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike. Duket pas këtij adresimi, të pakundërshtuar zyrtarisht të kryeministrit për rastin Ivanoviq, nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që kryetari i Kuvendit të Kosovës ta thërras një seancë të jashtëzakonshme ku presidentja do ta propozojë që Oliver Ivanoviq, post mortem të shpallet Qytetar Nderi, i Sinqertë dhe i Respektuar i Mitrovicës”, është shkruar ndër të tjera në reagim.

KMDLNj ka potencuar se Ivanoviq ka pasur përgjegjësi për ekzekutimin e 49 shqiptarëve gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Reagim i KMDLNj-së

Më 16 janar 2018, në ora 8.15 të mëngjesit para zyres së partisë që e drejtonte, në Mitrovicë ishte vrarë Oliver Ivanoviq, i akuzuar dhe i dënuar për krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare me 9 vite burg ndërsa rasti ishte kthyer në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Mitrovcë. Oliver Ivanoviq ishte një kohë deputet i Kuvendit të Kosovës sikur që portretizohej si lider i serbëve të Veriut të Kosovës ndërsa për KMDLNj –në nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte përgjegjësi komanduese dhe ishte urdhërdhënës për krime lufte dhe shkelje të zakoneve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovë sikur edhe për krime kundër njerëzimit, pas përfundimit të luftës. Në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicen e Veriut, e ndarë dhe e okupuar nga forcat paraushtarake dhe parapolicore serbe. Kallëzimet penale kundër Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshimje u bënë publike.

Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Oliver Ivanoviqit, më datë 23.04.2013, Halit Berani, koordinator i Q.R. të KMDLNj–së , Halit Berani ishte ftuar në EULEX – ku kishte dhënë deklaratë dhe ofruar prova me të cilën vërtetohej përgjegjësia e Oliver Ivanoviqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj civilëve shqiptarë, boshnjak dhe të tjerë. Pas kësaj Ivanoviq u arrestua dhe u dënua me 9 vite burg nga Gjykata Themelore kurse Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim. Po cilat ishin pretendimet e faktuara të KMDLNj –së kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit:1.Më 14 .04. 1999, paramilitarë dhe civilë serb të armatosur i kishin dëbuar me dhunë të gjithë banorët e Lagjes “Qendra 2“, një pjesë të banorëve të Lagjes “Qendra 1“ dhe të Lagjes “Ilirida“. Në krye të këtyre forcave ishin Oliver Ivanoviq, i veshur në uniformën e policisë rezervë të Serbisë, Igor Simiq, Sergjan Aleksiq dhe të tjerë të cilët në lokacionin “Rruga e Kovaçëve“ kishin grumbulluar 100 banorë shqiptarë, të rinjë dhe të gjinisë mashkullore, 31 prej të cilëve i ekzekutojnë ndërsa katër i lirojnë me urdhër të Oliver Ivanoviqit. Këtij ekzekutimi i ka paraprirë urdhëri i Ivanoviqit në pyetjen e një polici se ç’duhet të bëjmë me të ndaluarit, “postupaj po naredjenju – vepro sipas urdhërit ..“. Pas ekzekutimit të 31 civilëve shqiptarë ishte planifikuar edhe ekzekutimi i të tjerëve por se në këtë kohë me një xhip kishte ardhë një oficer i ushtrisë së rregullt serbo – jugosllave që kishte ndërprerë këtë ekzekutim me fjalët: “keni bërëp krim të luftës …” për t’i dërguar të mbijetuarit me automjete të ushtrisë te stacioni i autobusve e që pastaj u deportuan dhunshëm për në Shqipëri. Të ekzekutuarit ishin varrosur në një lokacion djerrinë midis fshatrave Suhadoll dhe Vidmiriq. Nga 4 të liruarit nga Oliver Ivanoviq vetëm njëri (Isa Mustafa) ka dhënë deklaratë të detajuar në KMDLNj – ë që pastaj edhe ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Ivanoviqit ndërsa 3 të tjerë nuk kanë dhënë deklarata.2.Më 16.04.1999 paramilitarë serb, policë rezervistë dhe civilë serb të armatosur, nga një kolonë e civilëve shqiptarë që dhunshëm deportoheshin për në Shqipëri, në Lagjen “Ura e Gjakut“, te Kroi i Broboniqit u ndanë 9 të rinjë shqiptarë që pastaj i futën në oborrin e shtëpisë së Musa Likoshanit, ua lidhën duart me tela rreth bunarit (pusit) dhe i ekzekutojnë që të gjithë. Këtë e bënë forcat serbe që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviçeviq dhe të tjerë.3.Në mes të datave 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 forcat e armatosura serbe, të pauniformuara dhe të papenguara nga xhandarmeria franceze, të udhëhequra nga Oliver Ivanoviq i quajtur Ola vranë 9 civilë shqiptarë dhe 2 boshnjakë në Lagjet “Lumbardhi“ dhe “Kodra e Minatorëve“ në pjesëne okupuar të Mitrovices. Në të njëjtën kohë ishin dëbuar dhunshëm 1564 familje me 11,364 anëtarë, pjesa dërrmuese nuk është lejuar të kthehen në pronat e tyre. Kësaj maskre i ka paraprirë ketrajtimi brital i shqiptarëve nga “Rojat e Ures“ që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, si formacione paramilitare e që qendrën e kishin në kafeterinë “Dolce Vita“. Janë me qindra informata dhe raporte të KMDLNj –ë për këto ketrajtime. Në pikën 1. dhe 2., Oliver Ivanoviq dhe të tjerët kanë përgjegjësi konkrete dhe faktike për vepra penale të krimeve të luftës dhe shkeljes së ligjeve të luftës kurse në pikën 3 . Oliver Ivanoviq dhe të tjerët kanë përgjegjësi për krime kundër njerëzimit.KMDLNj –ë kishte kundërshtuar që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e një të dyshuari dhe të dënuari për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq. Çdo solidarizim me Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve ishte dhe është fyerje për viktimat, familjet e tyre, Policinë e Kosovës për krime lufte, prokurorinë që bëri punë për qa sa i lejonin mundësitë aq më parë që deri në vitin 2018 përgjegjësitë për krime lufte ishin te EULEX –i. Ky glorifikim është fyerje dhe shpërfille e punës së OJQ –ve që janë marrë me hulumtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe, pa të cilët nuk do të mund të mbahej asnjë gjykim për krime lufte në Kosovë.KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër. Duket qartazi se në Kosovë për shkak të një oportuniteti politik, krimet e luftës do të luftohen vetëm në planin retorik e që, me kalimin e kohës dhe ndonjë marrëveshje politike ato do të margjinalizohen krejtësisht. Për KMDLNj –ë është shqetësuse fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike. Duket pas këtij adresimi, të pakundërshtuar zyrtarisht të kryeministrit për rastin Ivanoviq, nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që kryetari i Kuvendit të Kosovës ta thërras një seancë të jashtëzakonshme ku presidentja do ta propozojë që Oliver Ivanoviq, post mortem të shpallet Qytetar Nderi, i Sinqertë dhe i Respektuar i Mitrovicës. TURP I PËRJETSHËM DHE EKZEKUTIM I SËRISHËM I VIKTIMAVE të Oliver Ivanoviqit nga ata që me Kushtetutë duhet t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të gjitha viktimet, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, moshës, gjinisë, bindjeve politike, statusit në shoqëri etj.KMDLNj – ë ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës, shkeljes së të drejtës humanitare dhe krimeve kundër njerëzimit përmes deklaratave të dëshmitarëve okularë, listave të personave të ekzekutuar, fotografi, filmime të rasteve, listave të personave të dëbuar dhunshëm, pengimi i personave të dëbuar dhunshëm që të kthehen në pronat e tyre si pasojë e spastrimit etnik. Vrasja e Oliver Ivanoviqit e pamundëson gjykimin e tij e që KMDLNj –ë ka qenëjetësisht i interesuar dhe i angazhuar, për ta përcaktuar përgjegjësinë penale të tij por kjo, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se veprat e tij kriminale të amnistohen, të relativizohen dhe që një kriminel lufte të glorifikohet.

Më 16 janar, në veri është shënuar 5-vjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ndryshe, ish-lideri i Iniciativës Qytetare ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 me gjashtë plumba para selisë së partisë në veri të Mitrovicës, ndërsa autorët si dhe urdhërdhënësit e këtij krimi mbeten të panjohur.

Lajmet

Street Party Prishtina rikthehet me edicionin e shtatë në zemër të kryeqytetit

Published

on

Prishtina do të jetë sërish nikoqire e një prej ngjarjeve më të njohura verore urbane. Më 8 gusht rikthehet Street Party Prishtina, i cili këtë vit vjen me edicionin e shtatë dhe premton një ditë të mbushur me muzikë, argëtim dhe atmosferë festive.

Për plot 10 orë, nga ora 13:00 deri në 23:00, rruga “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla do të shndërrohet në një hapësirë të hapur për performanca muzikore dhe aktivitete artistike, ku publiku do të ketë mundësi të shijojë interpretime nga artistë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Në skenën e këtij edicioni do të performojnë Jetoni, Luk, Neritani, Adriani, Labaresha dhe Luna Skye, duke sjellë një program të larmishëm muzikor gjatë gjithë ditës.

Përveç muzikës, organizatorët kanë paralajmëruar edhe aktivitete kreative e artistike, me synimin që Street Party të mbetet një pikëtakim për të gjithë adhuruesit e kulturës urbane dhe jetës së natës në kryeqytet.

Hyrja në aktivitet është falas për të gjithë qytetarët.

Edicioni i sivjetmë organizohet nga NXT LVL Events & Entertainment, me mbështetjen e WinMusic Freedom dhe nën patronatin e Komunës së Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ariana Grande: Pushimi nga jeta publike ishte një vendim i menduar prej kohësh

Published

on

Këngëtarja Ariana Grande ka sqaruar se vendimi i saj për t’u tërhequr përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” nuk ka qenë i nxituar.

Gjatë një koncerti në Çikago, Grande u tha fansave se vendimi ishte marrë shumë kohë më parë dhe nuk lidhej me zhvillimet e fundit apo spekulimet që kanë qarkulluar në media.

“Dua që ta dini se shumë gjëra mund të jenë të vërteta në të njëjtën kohë”, u shpreh artistja, duke shtuar se njerëzit ndonjëherë kanë nevojë të vendosin kufij dhe të marrin një pushim.

Deklarata e saj vjen një ditë pasi producentët e muzikalit “Sunday in the Park With George”, që pritet të vihet në skenë në Teatrin Barbican në Londër gjatë vitit 2027, njoftuan se Grande ishte tërhequr nga projekti.

Muajt e fundit, këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga aktori Ethan Slater, turneut botëror dhe publikimit të albumit të ri “Petal”, duke nxitur edhe spekulime për shëndetin dhe pamjen e saj.

Edhe menaxheri i saj ka bërë të ditur se Ariana synon ta përfundojë turneun “Eternal Sunshine” e shëndetshme dhe e lumtur, përpara se të marrë një pushim të merituar nga angazhimet dhe ekspozimi i vazhdueshëm publik.

Nga skena, Grande falënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi se, pavarësisht komenteve dhe kritikave, kjo mbetet përvoja më e rëndësishme në karrierën e saj.

Turneu “Eternal Sunshine” do të përfundojë më 1 shtator në Londër, pas dhjetë koncerteve në O2 Arena./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Etno Fest nis edicionin e ri në Kukaj, tradita dhe arti bashkohen në një hapësirë unike

Published

on

Në fshatin Kukaj ka nisur një tjetër edicion i Etno Fest, festivalit që prej vitesh bashkon traditën, artin dhe krijimtarinë bashkëkohore në një ambient të veçantë mes natyrës.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, vlerësoi rëndësinë e festivalit, duke theksuar se Etno Fest vazhdon të krijojë një përvojë unike, ku trashëgimia kulturore prezantohet përmes performancave artistike, muzikës, shfaqjeve teatrore dhe ekspozitave.

Sipas saj, festivali është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke promovuar vlerat tradicionale përmes formave bashkëkohore të shprehjes artistike dhe duke afruar publikun me kulturën dhe identitetin e vendit.

Bogujevci përgëzoi organizatorët, artistët dhe gjithë ekipin e festivalit për përkushtimin e tyre në ndërtimin e një ngjarjeje që ruan dhe promovon trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ajo theksoi se institucionet do të vazhdojnë të mbështesin artin dhe iniciativat kulturore që kontribuojnë në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e vlerave kulturore të vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

DokuFest feston 25-vjetorin, mbi 220 filma në edicionin jubilar në Prizren

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, rikthehet në Prizren për edicionin e tij të 25-të, i cili do të mbahet nga 7 deri më 15 gusht. Në kuadër të festivalit do të shfaqen gjithsej 223 filma, duke e kthyer edhe një herë qytetin historik në qendër të kinemasë dokumentare dhe asaj të filmit të shkurtër.

Sipas organizatorëve, këtë vit janë pranuar 3 mijë e 687 aplikime nga e gjithë bota, ndërsa 104 filma janë përzgjedhur për të garuar në tetë kategori zyrtare. Përzgjedhja përfshin dokumentarë dhe filma të shkurtër që trajtojnë tema bashkëkohore, si dhe një numër premierash botërore.

Tema e këtij edicioni është “Persistent Defiance” (Mosbindje e Vazhdueshme), ndërsa slogani “Show up or it doesn’t count!” (Doku sepse duhet!) vë theksin te konfliktet globale, kriza klimatike dhe ndryshimet shoqërore. Organizatorët theksojnë se festivali vazhdon të mbetet një hapësirë për shprehje të lirë, reflektim dhe debat edhe në kohë sfiduese.

Programi do të përfshijë filma nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës, në kategori si Balkan Dox, Balkan Shorts, International Feature Dox, International Short Dox, International Shorts, Human Rights Dox dhe Green Dox, krahas programeve të veçanta të kuruara.

Shfaqjet do të mbahen në disa prej hapësirave më të njohura të Prizrenit, përfshirë DokuKino, DokuKino Plato, Art’s Theatre, Teatrin “Bekim Fehmiu” dhe Abi Qarshinë. Ndërkohë, aktivitetet DokuTalks do të zhvillohen në Shkollën e Muzikës, ndërsa programi DokuKids në shkollën “Lidhja e Prizrenit”.

Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe programe të veçanta si Spotlight, kushtuar regjisores britanike Sophie Fiennes, Doku Immersive me përvoja të realitetit virtual, DokuKids për fëmijë dhe Short Film Forum, platformë që bashkon kineastë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga vende të ndryshme.

Një nga mysafirët më të rëndësishëm të këtij edicioni do të jetë dokumentaristi i njohur britanik Mark Cousins, i cili në Prizren do të prezantojë dy kapituj nga projekti i tij 16-orësh “The Story of Documentary Film”, kushtuar dekadave të viteve 1960 dhe 1980.

Atmosfera e festivalit do të pasurohet edhe me programin muzikor DokuNights, që nis më 12 gusht dhe do të zgjasë katër net me koncerte në skenën Andrra Stage.

Me një program të pasur artistik dhe kulturor, DokuFest shënon 25 vjet aktivitet, duke vazhduar të jetë një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në rajon dhe një pikëtakim i kineastëve, profesionistëve dhe adhuruesve të filmit nga e gjithë bota./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara