Lajmet

​KMDLNJ: Protesta e PSD-së ishte e drejtë, IPK të hetojë nëse policia tejkaloi përgjegjësitë

Published

on

KMDLNJ ka reaguar pas protestës së sotme në kundërshtim të vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova në Prishtinë.

Në reagim thuhet se protesta e Partisë Socialdemokrate (PSD) ishte e drejtë dhe jo e dhunshme.

“Kur aktivistë të PSD -së hodhën tymues, Policia e Kosovës intervenoi duke arrestuar së paku pesë aktivistë të PSD-së ndaj të cilëve u përdorë një forcë jo proporcionale, që për KMDLNJ-në është krejtësisht e panevojshme”, thotë KMDLNJ.

“KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse janë tejkaluar përgjegjësitë me të cilat është pajisur policia me rastin e menaxhimit të protestave”.

“Protesta, në të njëjtën kohë është e drejtë e njeriut në çdo vend demokratik. Në kohën kur qytetarëve të Kosovës që po mbahen peng në Burgun e Gjykatës Speciale raciste në Hagë po iu mohohen të drejtat elementare të njeriut, vizita e kryetares së kësaj gjykate në Prishtinë nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç se provokim dhe veprim në kundërshtim me standardet minimale profesionale dhe morale. KMDLNj ka qenë fuqishëm kundër kësaj vizite”, përfundon reagimi.

Lajmet

Kosova pranon dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara

Published

on

By

Kosova ka pranuar fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Maqedonci njoftoi në Facebook se pranimi është bërë javën e kaluar ndërkaq, blerja është bërë përmes programit shtet më shtet.

Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, shkroi Maqedonci të hënën, më 8 shtator.

Ai tha se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe “zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në procesin e transformimit i cili ka nisur në vitin 2018. Faza e tranzicionit është paraparë të zgjasë dhjetë vjet./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Anglia merr masa për përballjen e tensionuar me Serbinë

Published

on

Federata Angleze e Futbollit ka dërguar stjuardë në Beograd për ndeshjen e Anglisë me Serbinë e cila zhvillohet nesër në mbrëmje, dhe e cila po ashtu mund të shndërrohet në një përballje të ashpër.

Seksione të stadiumit do të jenë të mbyllura për shkak të sjelljeve raciste në një ndeshje të mëparshme, ndërsa telashet shpërthyen para përplasjes mes dy vendeve në Kampionatin Evropianin verën e kaluar në Gelsenkirchen.

Nga ajo ndeshje dhe përplasjes, shtatë serbë u arrestuan.

Anglia ka shitur të gjitha 2,500 biletat e saj dhe priten edhe qindra tifozë të tjerë pa bileta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Vragoli, tre të lënduar dy në gjendje të rëndë

Published

on

By

Sot rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në Vragoli ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një kamion dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur katër automjete tjera.

Sipas njoftimit të policisë, tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Santos nuk është më trajner i Azerbajxhanit

Published

on

Azerbajxhani ka ndërprerë kontratën e trajnerit të ekipit kombëtar Fernando Santos me pëlqim të ndërsjellë, tha të hënën federata e futbollit të vendit (AFFA), disa ditë pas humbjes 5-0 ndaj Islandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës ka shkruar Reuters.

Santos, i cili më parë e udhëhoqi Portugalinë drejt fitores në Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ka mbetur pa fitore në 11 ndeshje që kur mori drejtimin e Azerbajxhanit në qershor 2024, ndërsa pësoi nëntë humbje.

Azerbajxhani pësoi pesë gola brenda gjysmë ore loje, ndërsa u shkatërrua nga Islanda në ndeshjen e tyre të parë të Grupit D në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të premten.

Ayxan Abbasov, trajneri i ekipit U21 të vendit, do të jetë në krye kur Azerbajxhani të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tyre të radhës kualifikuese për Kupën e Botës të martën, shtoi AFFA.

Mes kandidatëve për të zëvendësuar Santosin është edhe italiani Gianni De Biasi, i cili ka drejtuar më parë Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023. Gjatë periudhës së tij, De Biasi grumbulloi 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje në 39 ndeshje, me 34 gola të shënuar dhe 56 të pësuar./S.K/Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara