Lajmet

KMDLNj për Qendrën e Ndalimit në Prishtinë: Kushtet aty, janë të mjerueshme

Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo qendër funksionon në një bodrum, ku mungon drita natyrale dhe mungon ngrohja.

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj) ka thënë se Qendra e Ndalimit në Prishtinë nuk i plotëson kushtet elementare për t’i mbajtur personat që ndalohen për shkelje të ligjit prej 48 orësh.

Siç thuhet në komunikatën e tyre, kjo qendër funksionon në një bodrum, ku mungon drita natyrale dhe mungon ngrohja, gjë që e bën të pamundur qëndrimin e personave të ndaluar dhe stafin që punojnë aty. Sipas KMDLNj-së, vizita në Qendër është bërë të enjten, më 18 maj.

“Qendra e Ndalimit në Prishtinë si objekt nuk i plotëson kushtet as elementare për të mbajtur persona të privuar nga liria por as për stafin i cili është i angazhuar. Aty mungon ndriçimi natyral, për shkak se është podrum dhe nuk ka ajrosje. Kjo e bënë më të vështirë për personat të cilët janë në qëndrim deri në 48 orë në këtë Qendër, por edhe për stafin e angazhuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë kërkuar nga institucionet, konkretisht prej Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Termoskos, që të sigurohet ngrohje për objektin ndërsa njoftoi se gjatë vizitës evidentuan se në këtë qendër ishin vetëm tre të ndaluar.

“Gjatë takimit me të ndaluarit, u shprehen të kënaqur me sjelljet e stafit të Qendrës së Ndalimit në Prishtinë. Ata na pohuan se janë njoftuar me të gjitha të drejtat që u takojnë, dhe të njëjtit nuk patën asnjë vërejtje as për sjelljen e Policisë së Kosovës që nga momenti i arrestimit, transportit apo dhe intervistimit”, thuhet tutje në komunikatë

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara