Aktualitet

Klubi i Prodhuesve kërkon lirim nga TVSH-ja për produktet vendore

Published

on

Klubi i Prodhuesve kërkoi nga qeveria e Kosovës lirimin nga TVSH-ja për blerje të produkteve dhe shërbime vendore. Kjo u bë e ditur nga një komunikatë për media, teksa u tha se një masë e tillë do të inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, do të stimulojë konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë.

Klubi i Prodhuesve thekson se një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut.

“Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit. Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase ku pas blerjes TVSH-ja ju kthehet në llogaritë e tyre.”, thuhet në komunikatën e Klubit të Prodhuesve./UBTNews

Bota

Merkel shkakton habi me kritikat ndaj Merz-it

Published

on

Ish-kancelarja Angela Merkel ka shkaktuar habi me qëndrimin e saj ndaj liderit të CDU-së, Friedrich Merz, duke ngritur tensione në partinë konservatore. Gjatë një eventi në Hamburg, Merkel u tregua e pavendosur kur u pyet nëse do të preferonte Merz-in apo Robert Habeck-un e të Gjelbërve si kancelar të ardhshëm. Ndërhyrja e saj me një përgjigje të paqartë dhe e shoqëruar me duartrokitje, la të kuptohej se distancimi i saj nga Merz-i mbetet i thellë.

Marrëdhënia e tyre e tensionuar ka rrënjë të vjetra, që nga koha kur Merkel e largoi Merz-in nga postet kryesore të CDU-së, duke e detyruar të largohej nga politika për një kohë të gjatë. Edhe pse muaj më parë ata u shfaqën miqësorë, qëndrimi i Merkel-it ndaj politikës së ashpër të Merz-it për migracionin dhe bashkëpunimi i tij me të djathtën ekstreme (AfD) kanë rikthyer ndarjet brenda partisë.

Kritikat e Merkel-it vijnë në një moment kyç, ndërsa Merz shihet si favorit për të rikthyer CDU-në në pushtet, por qëndrimi i tij ndaj emigracionit mbetet një çështje përçarëse, madje edhe brenda radhëve të konservatorëve./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Hetimet e përplasjes së trenave, jep dorëheqjen zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile

Published

on

By

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile i Greqisë, Christos Trianthopoulos, ka dhënë dorëheqjen për akuzat për manipulim të provave në lidhje me përplasjen e trenave në vitin 2023, ku humbën jetën 57 persona.

Opozita akuzoi Tiantopoulosin se ishte në vendin e aksidentit pa autorizim, gjë që ai e mohoi.

Ai theksoi se ishte në vendin e aksidentit sepse ishte pjesë e planit të qeverisë për të “ndihmuar familjet e viktimave”.

Trianthoplos tha se ai dha dorëheqjen për të lehtësuar gjërat për ministrat e tjerë, duke deklaruar se ai ishte “akuzuar në mënyrë të padrejtë”.

Një përplasje mes dy trenave në Greqinë veriore ndodhi në vitin 2023, kur një tren pasagjerësh dhe mallrash përfunduan aksidentalisht në të njëjtën binar.

Vonesat në hetimin e aksidentit kanë rritur presionin e opozitës ndaj qeverisë përpara përvjetorit të dytë më 28 shkurt.

Aksidenti shkaktoi protesta masive publike dhe polemika politike.

Continue Reading

Bota

Kina emëron Lu Shaye si të dërguar në Evropë

Published

on

Kina ka emëruar diplomatin kontrovers Lu Shaye si përfaqësuesin e saj special për çështjet evropiane, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta mes diplomatëve ndërkombëtarë. Lu, ish-ambasador në Francë, është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, përfshirë pretendimin se ish-shtetet sovjetike “nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare” dhe sugjerimin se banorët e Tajvanit do t’i nënshtroheshin “riedukimit” pas një bashkimi të mundshëm me Kinën.

Ky emërim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kinë-BE, në sfondin e tensioneve tregtare dhe tarifave të reja të vendosura nga SHBA. Pavarësisht polemikave, Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Lu do të punojë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Evropën. Ai zëvendëson Wu Hongbo, i cili mbajti këtë pozicion që nga viti 2019.

 

Continue Reading

Bota

Greqia mbetet pa president: As raundi i tretë nuk sjell fitues, vendimi shtyhet për 12 shkurt

Published

on

As raundi i tretë i votimit në Parlamentin grek nuk arriti të prodhojë një fitues për postin e Presidentit të Republikës, pasi asnjë kandidat nuk siguroi shumicën e kërkuar prej 180 votash.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Demokracisë së Re, Constantine Tassoulas, mori 160 vota, ndërsa rivali i tij nga PASOK-Lëvizja për Ndryshim, Tassos Giannitsis, siguroi 34 vota. Kandidatja e SYRIZA-Aleanca Progresive, Louka Katseli, mori 40 vota, ndërsa përfaqësuesi i partisë Niki, Constantine Kyriakou, mori 14 vota. 52 deputetë abstenuan, duke mos e mbështetur asnjë kandidat.

Pas dështimit të tre raundeve të para, votimi i katërt dhe vendimtar është caktuar për 12 shkurt, ku shumica e nevojshme do të ulet në 151 vota. Me një Parlament prej 300 anëtarësh, pritet që negociatat dhe manovrat politike të intensifikohen në ditët në vijim.

Kriza rreth zgjedhjes së presidentit ka krijuar pasiguri politike, ndërsa pritet të shihet nëse partitë do të arrijnë një kompromis apo do të vazhdojë bllokada institucionale./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara