Lajmet

Kllokoqi letër Kurtit: Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë

Kllokoqi ka kërkuar nga shteti ose t’i ndihmojë ata ose t’i lejojë të punojnë.

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kollokoqi i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit. Kllokoqi ka kërkuar nga shteti ose t’i ndihmojë ata ose t’i lejojë të punojnë.

“Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë si shtet në ditët tuaja më të vështira, por mendoni për ne edhe në ditët tona më të vështira. Bëhuni shok i mirë i ekonomisë, na e hapni të paktën një derë të rrugëdaljes nga kjo fatkeqësi”, thuhet në letrën e Kllokoqit.

Sipas tij, afro 3 mijë punëtorë apo 15 mijë qytetarë të këtij vendi po përballen me krizë të madhe ekonomike duke u mohuar e drejta për jetë e pa të ardhura për shkak të vendimeve jo adekuate konform situatës pandemike.

“Jemi shteti me shkallën më të lartë të vaksinimit dhe stabilitetin më të lartë epidemilogjik për më shumë se dy muaj e gjysmë, sepse të gjithë jemi të përkushtuar ti përmbahemi asaj që është për të mirën tonë, dhe as që jeni lodhë që ti rivlersoni masat po për aq kohë”, thuhet në letrën e tij.

Edhe Oda e Hotelerisë kundërshtoi ashpër masat e reja antiCOVID që u morën të martën mbrëma nga Qeveria e Kosovës. Oda e Hotelerisë ka kërkuar nga kjo e fundit që të rishikojë vendimin e marrë dhe të zgjasë orarin e gastronomisë dhe lejimin e ahengjeve. Në të kundërtën OHTK nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të protestojë.

Lajmet

Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen.

Bazuar në përditësimin e fundit të KQZ-së, deri në ora 07:11 të së martës, janë rinumëruar 73.80% e të gjitha votave.

Ndërkohë të hënën, komisioni kishte bërë të ditur se ky proces ishte përmbyllur plotësisht në 25 komuna.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Deçan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për dhunim në Deçan.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast organet e rendit kanë njoftuar edhe dje (e hënë), shkruan KosovaPress.

Rasti ka ndodhur më 25 janar rreth orës 00:01, ndërsa në raportion e Policië të datës 25 janar thuhej se “rasti ishte nën hetime.”

Continue Reading

Lajmet

Arrestime e bastisje për keqpërdorim detyre në Prizren

Published

on

By

Në rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në shtëpi e banesa të tre të dyshuarve, si dhe në një ndërmarrje publike e një biznes privat, në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar dokumente/kontrata, një armë e gjatë me karikator me 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

UBT pjesë e Konferencës së Turizmit dhe Mikpritjes: theks mbi zhvillimin ekonomik dhe trashëgiminë kulturore

Published

on

By

Përfaqësues të Fakultetit të Turizmit në UBT, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj dhe Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj, morën pjesë në Konferencën e Turizmit dhe Mikpritjes, e organizuar nga EDUCO – Kontur III në Prizren.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Dr. Kushtrim Dreshaj prezantoi punimin shkencor me temën “Roli i Turizmit të Qëndrueshëm dhe Eko-Turizmit në zhvillimin ekonomik”, në bashkëautorësi me Prof. Fatmire (Shala) Dreshaj. Prezantimi vuri theksin në rëndësinë e turizmit të qëndrueshëm dhe eko-turizmit si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik, ruajtjen e mjedisit dhe avancimin e mirëqenies së komuniteteve lokale.

Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet profesionistëve, studiuesve dhe akterëve të fushës së turizmit dhe mikpritjes, duke nxitur dialogun mbi zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori në Kosovë dhe rajon.

Përveç prezantimeve akademike, pjesë e konferencës ishte edhe promovimi i trashëgimisë kulturore, ku u prezantuan veshjet tradicionale nga rajoni i Prizrenit, duke përfshirë:

  • zanatin e filigranit,
  • grimin tradicional të nuses nga Zhupa,
  • veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës dhe Hasit.

Këto prezantime theksuan lidhjen e fortë ndërmjet turizmit, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke e bërë trashëgiminë kulturore një element të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara