Lajmet

​Klinaku për arrestimet: Specialja po bën spektakël

Published

on

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të provave po vazhdon me arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, thotë se udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku.

Mëngjesin e së enjtes, EULEX-i ka kryer disa arrestime në Kosovë për të cilat Prokuroria e Specializuar e Hagës ka thënë se kanë të bëjnë me vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Klinaku i hedh poshtë këto duke thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk bëjnë pengim të drejtësisë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë arrestime.

Mendojnë të krijojnë edhe spektakël për t’i marrë edhe disa të tjerë gjoja se po e pengojnë drejtësinë për shkak se ata prova të tjera nuk kanë pasur dhe mundohen që të nxjerrin prova, sepse njerëzve që edhe sot i kanë arrestuar edhe kohë më parë disa prej tyre ua patën konfiskuar edhe telefonat gjoja se po nxjerrin diçka prej telefonave të tyre. Domethënë krejt këto janë spektakël derisa nuk kanë fakte për t’i gjykuar të tjerët, mundohen që të krijojnë fakte që faktikisht në drejtësi nuk do të duhej të ishin fakte këto sepse edhe lufta jonë ka pasur çlirimin nga pushtuesi, por edhe pengimin e drejtësisë nuk është e vërtetë që e bëjnë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pengimin e drejtësisë e ka bërë vetë vazhdimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar duke i kërcënuar e shantazhuar dëshmitarët e saj”, thotë ai.

Klinaku thotë se arrestimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së po ndodhin me qëllim që “t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate”.

Zvarritjet këta i kanë bërë vazhdimisht, zvarritjet i bëjnë edhe me arrestimet e tjera gjoja për të hetuar tash raste për ta zgjatur mandatin vetës, sepse qëllim kryesor e kanë sepse kanë paga të majme dhe atyre natyrisht që u intereson që kjo gjykatë apo ky proces gjyqësor edhe ndaj këtyre që janë sot, por edhe ndaj të tjerëve të vazhdojë edhe me vite e vite sepse qëllimin kryesor e kanë paga të majme dhe përderisa financohet nga taksapaguesit e Evropës…këtu nuk është duke u hetuar asnjë krim i luftës, sepse po të ishin hetuar natyrisht që kjo gjykatë do të duhej merrej me ata që kanë bërë krime lufte në Kosovë e që janë serbët”, thotë Klinaku.

Sipas Klinakut, çdo ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “është i rrezikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Qysh po vazhdojnë këta me spektakël, prej tyre mund të pritet gjithçka, natyrisht që këtu është i rrezikuar secili pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo ZPS-së“, tha ai.

Specialja ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt.

Është raportuar për bastisje edhe në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Më vonë të enjten, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione sot në Kosovë.

Sipas ZPS-së, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara