Lajmet
Klinaku: Moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së është çështje politike
Published
5 years agoon
By
Betim GashiUshtruesi i detyrës i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku deklaroi se moslirimi me kusht i ish-krerëve të UÇK-së është çështje politike, ndërsa pret nga institucionet e reja që të ndërprenë punën e Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Klinaku thotë se ftesat e dërguara nga Gjykata Speciale gjatë këtij viti, disa janë në cilësinë e të akuzuarit e disa në cilësinë e dëshmitarit.
“Ka shumë ftesa që kanë ardhur edhe vitin e kaluar, por vazhdojnë të vijnë edhe gjatë këtij vitit, d.m.th gjatë fillim vitit që ne na tregojnë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftesat që disa prej tyre i kanë në cilësinë e të akuzuarit dhe disa në cilësinë e dëshmitarët që ju merren dëshmi. Nuk kemi çka i komentojmë ne sepse për ne kemi thënë vazhdimisht që kjo Gjykatë nuk është legale, por meqenëse Kuvendi i Kosovës neve nuk na dëgjoi që ne kemi kërkuar nga ta që ta ndryshojmë ligjin ose së paku ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, kjo vazhdon kështu dhe kjo s’ka të bëjë kurrgjë me çështjet tjera, përveç që i merr dëshmi njerëzve që edhe ato dëshmi që merren mbi bazën e shpifjes që i ka bërë Serbia”, tha ai për EO.
Tutje, Klinaku ka vlerësuar se moslirimi me kusht i të akuzuarve nga Gjykata Speciale është çështje politike. Sipas tij, akuzat nga prokuroria po bëhen qëllimisht, në mënyrë që të mos lirohen me kusht.
“Gjyqësori i procedurës paraprake nuk besoj që do ta lirojë dikë, por në kohën kur ata dalin në panel gjyqësor nga një panel gjyqësor, natyrisht që nëse kanë fakte që ata të lirohen e kusht, edhe pse nuk ka arsye që t’i mbajmë na kemi raste që u bënë dje katër muaj që i mbajnë edhe Hysni Gucatin edhe Nasim Haradinaj që s’kanë të bëjnë fare me çështje të krimeve të luftës, por gjoja që siç thonë ata për pengim të drejtësisë, gjë që për pengim të drejtësisë nuk ka as fakte as bazë që t’i akuzojnë këta, sepse ndonëse që ju kanë dal nga zyrat është dashtë që t’i ruajnë ata vet. Nuk është arsye që t’i mbajnë në paraburgim, ndërsa sa i përket moslirimit të tyre me kusht është çështje politike që ata nuk ndërmarrin këso masa sepse askush nga asnjë prej tyre të akuzuarve që qëndrojnë në burgun e Hagës normal që nuk do të largohej nga Kosova siç ata pretendojnë sepse qëllimisht i bëjnë këto akuza prokuroria për shkak të mos i lirojë me kusht”, u shpreh ai.
Megjithatë, Klinaku thotë se pa marr parasysh se kush vije në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kërkesa e tyre për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, do të qëndrojë.
“Ne nuk kemi çka bisedojmë ne vetëm e dimë që qëndrimi jonë si organizatë e Veteranëve është edhe nëse zgjedhet Kuvendi i ri, edhe në qoftë se zgjedhën institucionet e reja të Kosovës, se kur do të zgjedhen ne nuk e dimë se kush do ta marrë, po ashtu ne nuk e dimë sepse është çështje e vullnetit qytetarë, kërkesat tona do t’i kenë qoftë për ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale që duhet të gjykohen të gjitha krimet e luftës sepse në masë të madhe i ka bërë Serbia pushtuese dhe serbët kanë bërë masakra e gjenocid, do t’i kenë kërkesat tona për ndryshim tonin që të gjykohen edhe ata, qoftë se nuk e bëjnë këtë natyrisht që ne nuk e njohim si gjykatë e cila, gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së ne nuk e njohim të tillë, këtu është dashur të merret drejtësia vendore me krimet që kanë ndodhë në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës në qoftë se nuk e ndryshon këtë ligj që të gjykohen të gjitha krimet në Kosovë është mirë që të bëjnë diçka për ndërprerjen e kësaj gjykate sepse nuk i duhet fare Kosovës”, përfundoi ai.
Rajoni
Kurti takon Macron në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Kosovës
Published
4 hours agoon
March 27, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në Paris.
Presidenti Macron e uroi Kurtin për rizgjedhjen dhe mandatin e ri, ndërsa Kurti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës.
Në takim u diskutua për integrimet evropiane, sigurinë dhe bashkëpunimin bilateral, ku u theksua edhe roli i NATO-s në Kosovë përmes KFOR-it dhe misioneve të Bashkimit Evropian.
Kurti, sipas komunikatës, theksoi se “Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”, duke përmendur edhe progresin në reformat e brendshme.
Ai shtoi se vendi ka shënuar “progres në 35 nga 38 fusha”, sipas Raportit të fundit të BE-së, dhe kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Në takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë–Serbi në Bruksel, sigurinë rajonale, si dhe forcimin e bashkëpunimit me aleatët euroatlantikë.
Po ashtu, palët folën për investimet në arsim dhe organizimin e forumeve të reja të biznesit Kosovë–Francë, pas forumit të mbajtur në shkurt në Prishtinë, si dhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Kosovë.
Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë francezë dhe diplomatë të Kosovës, ndërsa u konfirmua përkushtimi për thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
Aktualitet
SHBA dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera
Published
6 hours agoon
March 27, 2026By
UBTNews
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim zyrtar me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në sektorët e energjisë dhe minierave.
Gjatë këtij takimi, Prattipati rikonfirmoi përkushtimin e Ambasadës amerikane për krijimin e mundësive të reja për bizneset nga Shtetet e Bashkuara, me fokus të veçantë tek ato që operojnë në sektorin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe në industrinë minerare.
Duke vlerësuar ecurinë e bisedimeve, diplomatja amerikane u shpreh se “ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha që promovojnë prosperitetin e ndërsjellë” mes dy vendeve.
Të dyja palët konfirmuan vullnetin për të forcuar lidhjet ekonomike, duke synuar projekte që sjellin stabilitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm për Kosovën përmes investimeve strategjike amerikane.
Vendi
Osmani pret në takim ambasadorin turk: Vlerësohet lart mbështetja për FSK-në dhe diplomacinë
Published
7 hours agoon
March 27, 2026By
UBTNews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet aktuale politike.
Gjatë kësaj bisede, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si në planin historik, ashtu edhe gjatë mandatit të saj, duke vënë theks të veçantë në fushat jetike si mbrojtja dhe diplomacia.
Në këtë kuadër, Presidentja Osmani vlerësoi lart rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përkrahjen e palëkundur që ky shtet ka ofruar në procesin e njohjeve ndërkombëtare. Ajo drejtoi një falënderim të veçantë për Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të ambasadorit Angılı dhe të gjithë stafit të Ambasadës Turke në Prishtinë.
“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, thuhet në njoftimin e presidencës.
Gjatë takimit, të dy palët riafirmuan përkushtimin e tyre për ta fuqizuar edhe më tej partneritetin strategjik, në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të përbashkët.
Në përmbyllje të bisedës, u diskutua edhe për aspektin sportiv, konkretisht për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Me këtë rast, u shpreh dëshira që kjo përballje në fushën e blertë të karakterizohet nga fryma e lartë sportive dhe respekti i ndërsjellë që ekziston mes dy vendeve.
Lajmet
Vetëm 33% e raketave të Iranit janë shkatërruar me siguri nga SHBA
Published
7 hours agoon
March 27, 2026By
UBTNews
Shtetet e Bashkuara mund të përcaktojnë me siguri se kanë shkatërruar vetëm rreth një të tretën e arsenalit gjigant të raketave të Iranit, ndërsa lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër vendit po i afrohet markës së saj njëmujore, sipas pesë personave të njohur me inteligjencën amerikane, raporton Reuters.
Statusi i rreth një të tretës tjetër është më pak i qartë, por bombardimet ka të ngjarë të kenë dëmtuar, shkatërruar ose varrosur ato raketa në tunele dhe bunkerë nëntokësorë, thanë katër nga burimet. Burimet folën në kushte anonimiteti duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të informacionit.
Një nga burimet tha se inteligjenca ishte e ngjashme edhe për aftësitë e dronëve të Iranit, duke thënë se kishte një shkallë sigurie se rreth një e treta ishte shkatërruar.
Vlerësimi, i cili nuk është raportuar më parë, tregon se ndërkohë që shumica e raketave të Iranit janë ose të shkatërruara ose të paarritshme, Teherani ka ende një inventar të konsiderueshëm raketash dhe mund të jetë në gjendje të rikuperojë disa raketa të varrosura ose të dëmtuara sapo të ndalojnë luftimet.
Inteligjenca bie në kundërshtim me deklaratat publike të Presidentit Donald Trump të enjten se Irani kishte “shumë pak raketa të mbetura”. Ai gjithashtu duket se pranoi kërcënimin nga raketat dhe dronët e mbetur iranianë për çdo operacion të ardhshëm të SHBA-së për të mbrojtur Ngushticën e Hormuzit, e cila është jetike ekonomikisht.
Reuters raportoi i pari se ai po shqyrton nëse do ta përshkallëzojë konfliktin duke vendosur trupa amerikane në brigjet iraniane përgjatë Ngushticës.
“Problemi me ngushticat është ky: le të themi se bëjmë një punë të shkëlqyer. Themi se kemi goditur 99% (të raketave të tyre). 1% është e papranueshme, sepse 1% do të thotë një raketë që godet trupin e një anijeje që kushton një miliard dollarë,” tha Trump në një mbledhje kabineti të transmetuar në televizion të enjten.
I pyetur për koment, një zyrtar i Pentagonit tha se sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë rënë me rreth 90% që nga fillimi i luftës. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane “ka dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu mbi 66% të objekteve të prodhimit të raketave, dronëve dhe mjeteve detare, si dhe kantieret detare të Iranit,” shtoi zyrtari.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Përfaqësuesi demokrat Seth Moulton, një veteran i Korpusit të Marinës që shërbeu katër turne në Irak, refuzoi të komentonte gjetjet e Reuters, por ai kundërshtoi pretendimet e Trump për ndikimin e luftës në arsenalin e Iranit.
“Nëse Irani është i zgjuar, ata kanë ruajtur një pjesë të aftësive të tyre – nuk po përdorin gjithçetka që kanë. Dhe ata po qëndrojnë në pritë,” tha Moulton. /Reuters/
Kurti takon Macron në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Kosovës
SHBA dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera
Osmani pret në takim ambasadorin turk: Vlerësohet lart mbështetja për FSK-në dhe diplomacinë
Vetëm 33% e raketave të Iranit janë shkatërruar me siguri nga SHBA
Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së para Presidentes Osmani
Kosova U19 shkëlqen me fitore të thellë ndaj Gjibraltarit në kualifikime
Ndahet nga jeta Salih Zogiani, ruajtësi i anekdotave shqiptare
KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e mjeteve bujqësore në zonat urbane
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
