Sport

Përfaqësuesja e Kosovës triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut, fitorja e dytë radhazi

Published

on

Lajm në zhvillim: 

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Vajzat kosovare triumfuan 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje të fortë dhe me shumë rivalitet.

Kosova e fitoi setin e parë 30:28, ndërsa në të dytin ishte bindëse, duke triumfuar 25:17. Maqedonia e Veriut reagoi në setin e tretë dhe e fitoi atë 25:19, por përfaqësuesja kosovare u rikthye fuqishëm në setin e katërt, duke e fituar 25:16 dhe duke siguruar fitoren.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në grup, pas asaj ndaj Algjerisë. Ndërkohë, përfaqësuesja kosovare ka edhe një humbje ndaj Greqisë.

Ndeshja e radhës do të jetë vendimtare për kalimin e grupit. Kosova nesër do të përballet me Turqinë, në një sfidë ku synon të sigurojë kualifikimin.

Urime përfaqësueses për fitoren dhe suksese në ndeshjen e radhës!

Kosova fiton edhe setin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Kosova ka fituar edhe setin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas fitores së ngushtë 30:28 në setin e parë, “Dardanët” ishin dukshëm më të sigurt në të dytin, të cilin e fituan me rezultat 25:17.

Kosova e kontrolloi lojën në pjesën më të madhe të setit dhe arriti të krijojë epërsi të qëndrueshme, duke mos i dhënë shumë hapësirë kundërshtarit për rikthim.

Me këtë fitore, Kosova tashmë kryeson 2:0 në sete dhe është vetëm një set larg fitores në këtë përballje.

Kosova fiton setin e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, 30:28

Kosova e ka fituar setin e parë ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

“Dardanët” triumfuan me rezultat të ngushtë 30:28, pas një seti tejet të luftuar dhe me shumë emocione.

Të dyja skuadrat zhvilluan një betejë të fortë pikë për pikë, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm në fund. Kosova tregoi karakter dhe përqendrim në momentet vendimtare, duke arritur ta mbyllë setin në favorin e saj.

Pas këtij starti pozitiv, Kosova synon ta vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në setet e ardhshme.

D.L

 

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara