Lajmet

Kjo lëndë ushqyese lufton dobësimin e kockave dhe ankthin

Lizina është aminoacidi kyç për të pasur kocka dhe lëkurë të shëndetshme.

Published

on

Plakja mund të jetë një proces i vështirë për trupat tanë, por nuk ka pse të jetë një luftë e vazhdueshme për sa kohë që kemi ushqyesit e duhur në regjimin tonë ushqimor.

Një faktor i rëndësishëm është marrja e llojit të duhur të proteinave, më konkretisht llojet e duhura të aminoacideve të cilat janë “blloqet ndërtuese” të proteinave.

Lizina është aminoacidi kyç për të pasur kocka dhe lëkurë të shëndetshme.

Madje mund të zvogëlojë edhe ankthin! Meqenëse aminoacidet janë blloqet ndërtuese të proteinave, ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për trupin dhe janë të nevojshme për një sërë funksionesh trupore.

Ekzistojnë gjithsej 20 aminoacide për të cilat trupi ka nevojë, disa prodhohen në trup dhe të tjerët i marrim përmes ushqimit.

Lizina ndërton proteinën e kolagjenit,i cili i jep lëkurës dhe kockave strukturë duke parandaluar kështu rrudhat dhe frakturat e kockave.

Kërkimet tregojnë që lizina rrit aftësinë e trupit tonë për të thithur kalcium përmes zorrës, duke i bërë kockat më të forta.

Ajo madje vepron si një agjent lidhës për lëkurën, duke ndihmuar në shërimin e shpejtë të plagëve dhe nxit ripërtëritjen e qelizave të lëkurës.

Çfarë është edhe më e habitshme është se lizina mund të zvogëlojë simptomat e ankthit duke ulur efektet e stresit në trup!

Një studim, ku bazohet dhe AgroWeb.org, tregoi që konsumimi i lizinës shoqërohej me rezultate të përmirësuara ankthit dhe nivele të reduktuara të kortizolit, hormonit të stresit te gratë.

Kërkime të tjera zbuluan se konsumimi i 2.4 gramë lizinë në ditë uli ndjeshëm kortizolin dhe ankthin e shkaktuar nga stresi!

Ushqimet që janë më të larta në lizinë janë mishi i viçit, mishi i qengjit, mishi i pulës, avokado, salmoni, merluci, fasulet. Por nëse doni të merrni më shumë lizinë, ju mund ta gjeni atë në formë suplementi. Gjithmonë duke u këshilluar paraprakisht me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Lajmet

Kandidati serb për deputet thotë se humbi punën pasi doli kundër Listës Serbe

Published

on

Millosh Kovaçeviq, kandidat për deputet nga Iniciativa Qytetare për Drejtësi Popullore, pretendon se humbi vendin e punës në autoritetin e përkohshëm komunal të Skenderajt, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë, për shkak të qëndrimeve të tij kundër Listës Serbe. Ai thotë se një zyrtar lokal serb e kishte paralajmëruar për këtë vendim, duke e quajtur “tradhtar”.

Kovaçeviq, i cili kishte një kontratë të rinovueshme çdo gjashtë muaj, pohon se punëdhënësi e çregjistroi nga sistemi i pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore një muaj para skadimit të kontratës. Ai e sheh këtë si një hakmarrje politike, ndërsa autoritetet serbe mohojnë pretendimet e tij.

Ky nuk është rasti i parë i tillë. Në zgjedhjet e kaluara, u raportua se serbët që nuk mbështesin Listën Serbe janë përballur me presione dhe pasoja në vendet e tyre të punës. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, përveç Listës Serbe, do të garojnë edhe pesë parti të tjera nga komuniteti serb.

Continue Reading

Lajmet

“Trepça” rikthen nën menaxhim të gjitha pronat e saj

Published

on

By

Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Ky rikthim rezultoi me bartjen nën pronësi të 2133 pronave, më saktë 12.6 kilometrash katrorë.

Për herë të parë pas luftës, po krijohet një regjistër i plotë dhe i detajuar për të gjitha pronat në Kosovë. Ky është një hap thelbësor për transparencën dhe menaxhimin strategjik të pasurisë së Trepçës.

Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Bota

Kina emëron Lu Shaye si të dërguar në Evropë

Published

on

Kina ka emëruar diplomatin kontrovers Lu Shaye si përfaqësuesin e saj special për çështjet evropiane, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta mes diplomatëve ndërkombëtarë. Lu, ish-ambasador në Francë, është i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, përfshirë pretendimin se ish-shtetet sovjetike “nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare” dhe sugjerimin se banorët e Tajvanit do t’i nënshtroheshin “riedukimit” pas një bashkimi të mundshëm me Kinën.

Ky emërim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet Kinë-BE, në sfondin e tensioneve tregtare dhe tarifave të reja të vendosura nga SHBA. Pavarësisht polemikave, Ministria e Jashtme kineze deklaroi se Lu do të punojë për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me Evropën. Ai zëvendëson Wu Hongbo, i cili mbajti këtë pozicion që nga viti 2019.

 

Continue Reading

Lajmet

Incident i ri gjatë 15 minutave heshtje në Novi Sad

Published

on

Një incident ka ndodhur sot në lagjen Telep të Novi Sadit gjatë 15 minutave të heshtjes në nder të viktimave të tragjedisë në Stacionin Hekurudhor. Një drejtues makine, në përpjekje për të shmangur turmën e qytetarëve të mbledhur para kishës “Kirili dhe Metodi”, ka përplasur një person që po qëndronte në rrugë, por ky i fundit ka arritur t’i shmanget në momentin e fundit.

Sipas raportimeve, shoferi e ka ndalur makinën, ka dalë jashtë dhe është përfshirë në një debat verbal me të pranishmit, para se të largohej me shpejtësi. Policia ka nisur ndjekjen e tij, por ende nuk ka informacione zyrtare për rezultatin e ndjekjes.

Incidenti ka shtuar edhe më shumë tensionin në Novi Sad, ku qytetarët kanë vazhduar protestat e tyre kundër mungesës së reagimit nga autoritetet pas tragjedisë. Në shenjë revolte, disa qytetarë janë bashkuar me prindërit dhe edukatorët e çerdhes “Dunavski cvet”, duke bllokuar rrugët pranë institucionit.

Ndërkohë, punonjësit e Qendrës Klinike të Vojvodinës kanë dalë sërish në rrugë për të mbajtur minutat e heshtjes, duke qëndruar të rreshtuar në trotuar. Atyre iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, si dhe shoferë të cilët ndaluan makinat e tyre dhe bllokuan rrugën Hajduk Veljkova, edhe pse nuk kishte ndonjë bllokadë të organizuar.

Ky incident është vetëm një tjetër episod në rritjen e pakënaqësisë qytetare, ndërsa protestat në Serbi vazhdojnë me bllokada rrugësh dhe mosbindje civile. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për incidentin në Novi Sad, ndërsa qytetarët kërkojnë masa konkrete dhe një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara