Magazinë

Kjo ishte dëshira e fundit e Sinéad O’Connor para se të vdiste

Published

on

Këngëtarja irlandeze, Sinéad O’Connor, ndërroi jetë më 26 korrik 2023, në moshën 56 vjeçare, teksa shkaku i vdekjes së saj u zbulua më vonë. Astma dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) nuk e lanë atë të jetonte më gjatë. 

Ajo u varros në një ceremoni në qytetin irlandez të Bray gushtin e kaluar, me Bob Geldof dhe Bono në mesin e atyre që bënë homazhe në funeralin e saj.

Këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” thuhet se nënshkroi një dokument që kërkonte të vishej me rroba prifti në arkivolin e saj vite përpara se të konvertohej në Islam në vitin 2018 dhe të varrosej me një Bibël hebraike së bashku me albumin e saj, “Theology”, raporton “The Sun”.

Nëna e katër fëmijëve ka shitur 6.2 milionë albume në mbarë botën, të cilat ajo shpresonte se do mjaftonin për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj edhe kur ajo të mos ishte më. Sipas të dhënave të verifikimit irlandez të siguruara nga “The Sun”, O’Connor i la familjes së saj 1.4 milion £ (rreth 20 milion €) në testamentin e saj, me ish-bashkëshortin e saj, producentin muzikor John Reynolds, të emëruar si ekzekutues të pasurisë:

“Fëmijët e mi mund ta shpërndajnë hirin tim sipas dëshirës”. Unë dekretoj që pas vdekjes sime dhe sipas gjykimit të çdo fëmije të mi që atëherë është mbi 18 vjeç, albumet e mia do të shiten për aq sa vlejnë”.

Ajo kishte planifikuar që sendet fetare të shkonin në Shane, ndërsa fëmijës më të vogël, Jesua Bonadio, do t’i jepej koleksioni e kitarave. Ish-burri i O’Connor, producenti John Reynolds, është emëruar ekzekutuesi i pasurisë së saj. Çifti u martuan më 1987, por u divorcuan më 1991.

Magazinë

Hugh Jackman zbulon incidentin e papritur në skenë: ‘Nuk e prisja kurrë!’

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.

Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.

Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.

Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.

Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.

Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Snoop Dogg bëhet trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik të SHBA-së

Published

on

Snoop Dogg është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026.

Roli, i krijuar nga USOPC, ka për qëllim të sjellë motivim, energji dhe humor për atletët jashtë garave.

Përmes LinkedIn, ai u prezantua si “Trajneri Snoop”, duke theksuar se dëshiron t’i mbështesë sportistët dhe t’u ngrejë moralin.

Ky pozicion vjen pas popullaritetit të tij në Lojërat e Parisit 2024, ku ishte korrespondent për NBC.

Snoop pritet të sjellë stilin e tij të veçantë sidomos në sportet me atmosferë dinamike si snowboarding dhe ski freestyle.

Me praninë e tij, Lojërat Dimërore 2026 premtojnë kombinim të sportit elitar me karizmën e tij unike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Filmi britanik ‘A Gangster’s Life’ prezanton motrën e Dua Lipës në rol të krimineles

Published

on

Aktorja dhe modelja 24-vjeçare, e cila është motra e yllit të pop-it, Dua Lipa, do të luajë me Jonny Weldon nga filmi One Day dhe Tony Cook nga Dune: Part Two në filmin emocionues britanik kriminal A Gangster’s Life.

Për debutimin në ekranin e madh në janar, Rina do të interpretojë Scarlett, një personazh që jeton në botë të rrezikshme me mafiozë të çmendur, vrasje dhe tradhti.

Rina do të ndjekë hapat e motrës së saj të famshme, këngëtares dhe aktorës Dua Lipa, në A Gangster’s Life, ku drejtori dhe kameramani i shpërblyer, Zak Fenning, do të bëjë debutimin e tij regjisorial.

Filmi i ardhshëm i bën homazhe klasikëve të mëdhenj të filmave gangsterë, duke përfshirë Lock, Stock and Two Smoking Barrels dhe The Gentlemen të Guy Ritchie. Në film do të jenë Tomi May, Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya, ndërsa premierë digjitale në Mbretërinë e Bashkuar pritet më 19 janar, nga Miracle Media.

Filmi tregon historinë e mashtruesve të nivelit të ulët, Ant dhe Dick, të cilët përplasen me mafiozin mizor londinez, Emery (May). Pas këtij përplasjeje që ndryshon jetën e tyre, dy mashtruesit rekrutohen me ngurrim në botën e errët dhe të rrezikshme kriminale të Emery-t.

Personazhi i Rina-s, Scarlett, është një nga anëtarët e pa mëshirshëm të skuadrës së Emery-t, që përdorin Ant dhe Dick si pjata në aktivitetet e tyre kriminale. Megjithatë, dyshja detyrohet të ikë në Greqi kur një nga anëtarët e mafies humbet jetën.

Familja Lipa nuk është e panjohur për rolet filmike, pasi Dua më parë ka luajtur si Mermaid Barbie në Barbie të Greta Gerwig në 2023.

Vitin e kaluar, Dua u transformua në personazhin e rrezikshëm të spiunazhit, LaGrange, në filmin Argylle të Matthew Vaughn, i cili gjithashtu solli në ekran Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell dhe Bryan Cranston.

Filmi A Gangster’s Life do të jetë në formë digjitale më 19 janar nga Miracle Media. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nemo, fituesi i Eurovisionit, dorëzon trofeun në protestë ndaj përfshirjes së Izraelit

Published

on

Në një veprim të pazakontë, fituesi i Eurovisionit 2024, këngëtari zviceran Nemo, ka bërë të ditur se ka vendosur të kthejë trofeun e fituar, si formë proteste ndaj vendimit për të lejuar Izraelin të marrë pjesë në Eurovision 2026.

Artisti tha në deklaratën publike se Eurovisioni duhet të përfaqësojë unitet, përfshirje dhe dinjitet, vlera të cilat beson se nuk përputhen me vendimin për pjesëmarrjen e Izraelit.

“Sot nuk ndjej më se ky trofe i përket raftit tim,” u shpreh Nemo, duke theksuar se e vlerëson komunitetin e Eurovisionit, por nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë situatës.

Ky hap vjen në një moment kur disa vende tashmë kanë paralajmëruar ose kanë konfirmuar tërheqjen nga edicioni 2026, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes së Izraelit, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Gesti i Nemos ka shkaktuar diskutime të gjera në botën muzikore dhe kulturore, duke rihapur debatin mbi roli politik dhe përgjegjësia morale e Eurovisionit, festivalit më të madh muzikor në kontinentin evropian. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara