Aktualitet

Kjo është pasuria e presidentit Thaçi

Published

on

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Thaçi ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një tokë bujqësore, trashëgimi nga familja, vlera e së cilës arrin 180 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët. Përveç tokës, Thaçi ka deklaruar edhe dy shtëpi, njëra trashëgimi nga familja, në vlerë prej 80 mijë euro dhe tjetra në vlerë prej 350 mijë euro, të cilën ende nuk e ka paguar.

I pari i shtetit ka deklaruar se posedon veturë Audi Q3, vlera e së cilës arrin 19 mijë euro, të cilën e ka në pronësi me bashkëshorten.

Para të gatshme në institucione financiare Thaçi ka mbi 11 mijë euro.

Ndërkaq, detyrime financiare Thaçi bashkë me gruan i ka 10 mijë euro, të cilat janë shfrytëzuar për të blerë një veturë vitin e kaluar.

Të hyra vjetore i pari i shtetit ka gjithsej 60 mijë e 435 euro, prej të cilave 33 mijë e 509 euro i merr si president i Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i arratisuri në Prizren, po kërkohej për fajde e detyrim

Published

on

By

Një person i cili ndodhej në arrati është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari po kërkohej lidhur me një rast të ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Pas arrestimit dhe intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i mitur për dhunim në Istog

Published

on

By

Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit në Istog.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur brenda një dite nga aksidentet në Prishtinë

Published

on

By

Një 17-vjeçar dhe një motoçiklist kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve të rënda të ndodhura gjatë ditës së mërkurë në rajonin e Prishtinës.

Aksidenti i parë ka ndodhur pasdite në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, përkatësisht në Çagllavicë, ku një veturë ka goditur për mort këmbësorin e mitur, shtetas britanik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në QKUK, i riu nuk u ka mbijetuar lëndimeve. Shoferit të përfshirë në aksident i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, në mbrëmje një tjetër përplasje fatale ka ndodhur në fshatin Llukar mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e goditjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime mortale, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me zbardhjen e shkaqeve të të dyja rasteve po merren njësitet e trafikut rajonal. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara