Lajmet

Kjo është bima mjekësore me aftësi shëruese e qetësuese!

Kjo bimë zbut irritimet dhe i jep kraharorit qetësinë e munguar.

Published

on

Vjeshtulla është në thelb një bimë që rritet në degët e pemëve të tjera.

Vjeshtulla, emri Latin i së cilës është Viscum Album, është përdorur prej kohësh si bimë mjekësore.

Në kohët moderne, ekstrakti i vjeshtullës është përdorur si suplement për të trajtuar një sërë simptomash dhe problemesh mjekësore.

Vlerat shëndetësore

Studimet mjekësore e përshkruajnë vjeshtullën si një bimë që lufton spazmat, duke qetësuar dhe stimuluar sistemin imunitar.

Ekstrakti i vjeshtullës përdoret për të trajtuar kollën, asmën bronkiale dhe goditjet azmatike.

Në disa raste, vjeshtulla është përdorur për të trajtuar epilepsinë, neurozën, hipertensionin arterial, isheminë kardiake, lemzën dhe problemet me tretjen.

Qetëson frymëmarrjen!

Vjeshtulla është ideale për të qetësuar frymëmarrjen nga irritimet ose stresi. Fyti i acaruar, kolla, inflamacioni bronkial, etj janë të gjitha të kurueshme nga vjeshtulla. Kjo bimë zbut irritimet dhe i jep kraharorit qetësinë e munguar.

Eekstrakti i vjeshtullës merret në formën e tretësirës apo çajrave.

Sugjerohet që ky ekstrakt të blihet vetëm në farmaci ose nga pika të liçensuara të mjekësisë alternative.

Përmirëson sistemin imunitar

Një nga vlerat më të rëndësishme të vjeshtullës është ndikimi që ka në sistemin imunitar.

Kjo është një nga arsyet përse kjo bimë është kaq e çmuar, sepse jo vetëm që rritë imunitetin por edhe e mbron atë nga sëmundjet e jashtme.

Qetëson sistemin nervor

Nëse vuani nga ankthi, tiku nervor, gjumi jo i qetë, dridhjet, simptoma të tjera mendore ose fizike, vjeshtulla shërben si një tonik gjithëpërfshirës për nervat.

Përdorimi rregullisht i saj ul nivelet e hormoneve të stresit.

Largon inflamacionin

Për qindra vite me rradhë, tretësirat e vjeshtullës janë këshilluar për t’u përdour për ta trajtuar trupin nga jashtë dhe nga brenda.

Dhimbjet e reumatizmës mund të trajtohen me tretësirën e kësaj bime. Nëse e konsumoni atëherë do të ndihmoni tretjen dhe zgjidhni problemet gastrointestinale.

Përdorimet

Ju mund të përdorni gjethet e thata të vjeshtullës, ekstraktin e saj ose si tonik.

Për kohëzgjatjen duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në varësi të problemit shëndetësor përkatës./AgroWeb.org

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara