Aktualitet

Kjo është arsyeja e distancës së madhe në takimin Macron-Putin

Macron refuzoi testin PCR nga frika se rusët do të merrnin ADN-në e tij.

Published

on

Presidenti francez, Emmanuel Macron refuzoi një test rus për Covid përpara takimit të tij me Vladimir Putinin e Rusisë, kështu ka konfirmuar Kremlini.

Testi kërkonte një protokoll shëndetësor që ishte i papranueshëm dhe nuk përputhej me orarin e liderit francez, tha një burim francez për BBC.

Kjo pason raportet se Macron refuzoi testin PCR nga frika se rusët do të merrnin ADN-në e tij.

Udhëheqësit mbajtën më pas një takim në distancë sociale, transmeton rtv21.tv.

Ata nuk shtrënguan duart dhe u ulën me një tavolinë katër metra të gjatë mes tyre, me vëzhguesit që pyesnin nëse zoti Putin po e përdorte atë për të dërguar një mesazh diplomatik.

Por burimet diplomatike franceze i thanë Reuters se Macronit i ishte thënë të zgjidhte midis pranimit të një testi rus PCR për t’iu afruar Putinit ose respektimit të rregullave strikte të distancimit shoqëror.

Kremlini konfirmoi se Macron ishte mbajtur në distancë nga udhëheqësi rus sepse ai kishte refuzuar të bënte një test rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia e kupton qëndrimin francez dhe se kjo nuk ka ndikuar në bisedimet.

Macron kishte kryer një test PCR përpara se të largohej nga Franca dhe mjeku i tij kreu një test antigjeni pasi ata ishin në Moskë, tha një burim tjetër diplomatik francez për Reuters.

Continue Reading

Aktualitet

Mbi 200 të plagosur në Izrael në 24 orët e fundit

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 204 persona të plagosur u dërguan në spitale në 24 orët e fundit, për shkak të armiqësive të vazhdueshme me Iranin.

Që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, një total prej 5,045 personash janë dërguar në spitale. Nga këta, 120 mbeten të shtruar në spital, përfshirë 12 në gjendje të rëndë. Më herët Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) njoftuan se kishin goditur dy objekte kyçe të përdorura për të zhvilluar raketa detare me rreze të gjatë veprimi në kryeqytetin iranian, Teheran.

Në një postim në Telegram, ushtria izraelite tha se “sulmet e rëndësishme” kishin shkaktuar dëme të mëdha në objekte ditët e fundit, duke vënë në dukje se raketat ishin të afta të “shkatërronin shpejt objektivat në det dhe në tokë”.

Shtoi se sulmet “përbëjnë një hap tjetër në dobësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së prodhimit ushtarak të regjimit”. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

OKB paralajmëron se konflikti në Lindjen e Mesme paraqet rreziqe të mëdha globale

Published

on

By

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Turk, ka paralajmëruar se lufta ka krijuar një situatë “jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme”.

“Ky konflikt ka një fuqi të paparë për të zënë në grackë vendet përtej kufijve dhe në të gjithë botën”, tha ai.

Turk tha se shtetet në Lindjen e Mesme ishin pranë një “katastrofe të plotë”, ndërsa luftimet po i afrohen muajit të fundit, duke vrarë më shumë se 2,000 njerëz në të gjithë rajonin dhe duke shkaktuar çrregullime të mëdha globale në tregjet e energjisë.

“E vetmja mënyrë e garantuar për ta parandaluar këtë është t’i jepet fund konfliktit, dhe unë i bëj thirrje të gjitha shteteve, dhe veçanërisht atyre me ndikim, të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta arritur këtë.” /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Krusha e Madhe: 26 vite pritje, 26 vite qëndresë mbi hirin e krimeve serbe

Published

on

By

Sot mbushen plot 26 vite nga nisja e njërës prej masakrave më tronditëse të luftës së fundit në Kosovë, ajo e Krushës së Madhe, ku makineria vrastare serbe la gjurmë të pashlyeshme dhimbjeje dhe tmerri.

Më 25 mars të vitit 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forcat policore dhe ushtarake rrethuan fshatin dhe për tri ditë me radhë ushtruan terror dhe vrasje mbi popullatën civile të pambrojtur.

Gjatë kësaj periudhe të përgjakshme, u vranë dhe u masakruan mizorisht 241 banorë, në mesin e të cilëve shtatë fëmijë dhe pesë gra, ku njëra prej tyre ishte shtatzënë.

Nga ky ferr i vërtetë arritën të mbijetojnë me lëndime të rënda vetëm 25 persona, ndërsa fati i 64 të tjerëve vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe sot e kësaj dite, duke e mbajtur hapur plagën e ankthit për familjarët që ende presin një përgjigje.

Ndonëse ngjarjet tragjike në Krushë të Madhe ishin pjesë qendrore e aktakuzës në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit dhe krerëve të tjerë serbë, drejtësia për banorët ka mbetur në gjysmë të rrugës, pasi deri më tani asnjë proces gjyqësor nuk ka dënuar drejtpërdrejt ekzekutorët që kryen këto krime në terren.

Për këtë fshat të Rahovecit, i cili pas luftës u bë simbol botëror i qëndresës përmes forcës së grave të tij, dhimbja mbetet po aq e freskët sa në marsin e vitit 1999, ndërsa kërkesa për llogaridhënie dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve mbetet thirrja kryesore që ushton në çdo përvjetor mbi varret e martirëve.

 

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi vajzën e tij në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar vajzën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Ndërsa më vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njëditor.

Continue Reading

Të kërkuara