Kronikë e zezë

Kishte vjedhur bankën ku punonte, hajduti identifikohet… pas 50 vitesh

Published

on

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një nga lajmet më befasuese të vitit. Ted Conrad, autori i një prej grabitjeve më të madhe të bankave në histori, është identifikuar pas 52 vitesh që ishte shpallur në kërkim.

Conrad punonte në Society National Bank, në Klivlend të Ohajos, kur kreu grabitjen e famshme, në korrik 1969, më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Ted Conrad vodhi 215 000 dollarë nga shefi i tij, që sot do të ishin rreth 2 milionë dollarë. Pas grabitjes, i arratisuri u “zhduk” nga faqja e dheut.

Sipas autoriteteve amerikane, i arratisuri ka jetuar këto 52 vite një jetë të qetë, pa luks, pavarësisht sasisë së madhe të parave që kishte në zotërim. Ndoshta sepse nuk donte të tërhiqte vëmendjen, ose ndoshta sepse ishte mënyra e jetesës që i pëlqente më shumë. Megjithatë, arsyeja e vërtetë nuk do të dihet kurrë, pasi Conrad ndërroi jetë majin e kaluar nga kanceri në mushkëri.

Conrad ishte 20 vjeç kur realizoi goditjen e madhe. Ai kishte pak kohë në stafin e bankës, kur, pavarësisht moshës së tij të re, përfitoi nga siguria mediokër e filialit dhe mori paratë, duke dalë me të gjitha kartëmonedhat të futura në një qese letre. Ai e bëri atë para të gjithëve, në një mbrëmje të zakonshme, kur zyra po mbyllej. Askush nuk e vuri re.

Kur nëpunësit e bankës kuptuan se mungonin shumë para, Conrad ishte zhdukur përgjithmonë. Ky rast ishte shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkimi, i cili ka zgjatur më shumë se 52 vjet, nuk rezultoi i suksesshëm, pasi nuk arritën ta kapnin kurrë. Ai është aq i famshëm sa historia e tij është treguar edhe në emisione televizive.

Sipas autoriteteve, i arratisuri u kishte treguar miqve të tij për planet e tij për të vjedhur paratë, madje mburrej se sa e lehtë do të ishte t’i realizonte. Me sa duket, ai e mori idenë nga filmi i vitit 1969 “Çështja Thomas Crown”, ku luan Steve Mcqueen, komploti i të cilit sillet rreth grabitjes së përsosur. Conrad ishte i fiksuar pas këtij filmi dhe organizoi vjedhjen e tij duke u bazuar në këtë film.

Pasi kreu krimin dhe u zhduk, Conrad ndryshoi identitetin e tij në atë të Thomas Randele. Ai i kaloi vitet pasardhëse mes Uashingtonit dhe Los Anxhelosit, derisa më në fund zbarkoi në një lagje të Bostonit, 1000 kilometra nga Klivlend. Sipas “The New York Times”, i arratisuri i kaloi 40 vitet e fundit duke punuar si profesionist i golfit dhe si shitës makinash të përdorura.

Çështja Ted Conrad u zgjidh kur hetuesit gjetën nekrologjinë e Randele, në një gazetë lokale muaj më parë. Si rezultat, ata ishin në gjendje të krahasonin dokumentet që ai kishte paraqitur gjatë viteve 1960 me dokumente më të reja.

Continue Reading

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara