Aktualitet

Kinë: E veshur me kostume hazmat, policia përballet me njerëzit që po protestojnë kundër politikës zero-Covid

Ata po protestojnë kundër masave të ashpra të Kinës për COVID-19.

Published

on

Përleshje janë raportuar në qytetin jugor të mbyllur të Guangzhou, në mes të valës më të madhe të trazirave civile që nga viti 1989.

Në Guangzhou, janë raportuar përleshje mes njerëzve që protestojnë kundër masave të ashpra të Kinës për COVID-19 dhe policisë, e cila po kryen punën e saj e veshur me kostume hazmat.

Trazirat të martën mbrëma pasojnë protestat në Shangai, Pekin dhe qytete të tjera të mëdha mes zemërimit për reagimin e rreptë të qeverisë ndaj COVID-19, në valën më të madhe të mosbindjes civile në vend që nga protestat e Sheshit Tiananmen të vitit 1989.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan policinë duke marshuar krah për krah në një rrugë në distriktin Haizhu të Guangzhou, ndërsa xhami u thye rreth tyre.

Njerëzit aty pranë mund të dëgjoheshin duke bërtitur, ndërsa barrikadat portokalli dhe blu u shfaqën të shpërndara nëpër tokë.

Njerëzit u panë duke hedhur objekte ndaj policisë dhe më vonë afro një duzinë burra u filmuan duke u marrë me duar të lidhura.

Reuters tha se kishte verifikuar që videot ishin filmuar në distriktin Haizhu, skena e trazirave të lidhura me COVID dy javë më parë, por nuk mund të përcaktonte se kur u filmuan klipet ose sekuenca e saktë e ngjarjeve dhe çfarë shkaktoi përleshjet.

Një banor i Guangzhou i quajtur Chen tha për AFP të mërkurën se ai kishte parë rreth 100 oficerë policie të mblidheshin në rrethin Haizhu dhe të arrestonin të paktën tre burra një natë më parë.

Guangzhou ka qenë ndër qytetet më të goditura në shpërthimin e fundit të koronavirusit, i cili është nxitur nga nënvariantet më të transmetueshme të Omicron.

Zemërimi për strategjinë zero të Kinës për COVID-19, e cila përfshin bllokime të rrepta, testime masive të përditshme dhe karantinë, shpërtheu në fund të javës së kaluar pas një zjarri në Urumqi, kryeqyteti i rajonit veriperëndimor të Xinjiang, që la të vrarë të paktën 10 njerëz./UBTNews/

lajme

Shtyhet seanca ndaj Adnon Jasharit për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Seanca gjyqësore në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Diana Kastrati, është shtyrë për më 23 dhjetor pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku.

Mbrojtësi i të akuzuarit ka kërkuar kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për të pasur qasje të plotë në dosje, duke pretenduar se kjo e drejtë i është mohuar nga organet e ndjekjes që nga viti 2011, përkundër deponimit të autorizimit.

Gjatë seancës, avokati Millaku reagoi ashpër ndaj mënyrës se si është zhvilluar procedura deri më tani:

“Autorizimin si mbrojtës i të pandehurit Adnan Jashari e kam dorëzuar në procedurën paraprake dhe këtë në kohën kur i njëjti kërkohej që të kontaktojë me policinë hetimore. Autorizimi im është i deponuar që nga fillimi, në 48-orëshin e parë, që i bie nga viti 2011 organet e ndjekjes kanë pasur adresën e mbrojtësit të tij për të përfaqësuar tani të akuzuarin në mungesë për plotësimin e parakushteve ligjore për një hetim të rregullt, të drejtë e të ligjshëm. Është cenuar edhe e drejta si kategori kushtetuese, si mbrojtës nuk jam trajtuar siç kërkon ligji. Në asnjë veprim procedural që kanë bërë organet e ndjekjes para aktakuzës së ngritur dhe asnjëherë nuk më është dhënë qasje në dokumente dhe dosjen e kësaj çështjeje, edhe pse unë sot pranova aktakuzën nga gjykata. Nuk më janë plotësuar as kërkesat që të pajisem me shkresat e lëndës. Me marrë unë vesh prej mediave kur ka gjykim, gjithçka mund të quhet, por jo drejtësi. Kërkoj që seanca e sotme nga ky moment të ndërpritet, të pajisem me shkresat e lëndës, procesi i sotëm të shtyhet për një kohë të arsyeshme”.

Pas pranimit të kërkesës nga trupi gjykues për kompletimin e dokumentacionit mbrojtës, shqyrtimi kryesor ndaj Jasharit pritet të vazhdojë në muajin dhjetor. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

lajme

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara