Lajmet
Kina tani zyrtarisht mund të kontrollojë motin, por cila do të jetë kostoja për të tjerët?
Qeveria kineze përdori ‘mbjelljen e reve’ për të kontrolluar shiun dhe për të zvogëluar ndotjen në Pekin.
Published
4 years agoon
By
UBT newsKina modifikoi artificialisht motin përpara një feste politike në korrikun e kaluar, kështu ka zbuluar një studim nga Universiteti Tsinghua, përcjell UBT News.
Qeveria kineze përdori atë që ata e quajnë ‘mbjellje e reve’ për të kontrolluar shiun dhe për të zvogëluar ndotjen në Pekin, në përgatitje për ngjarjen e njëqindvjetorit të Partisë Komuniste. Të mbledhur nën qiell jashtëzakonisht të pastër, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë në sheshin Tiananmen.
Raportet nga South China Morning Post konfirmojnë se operacioni pati sukses dhe qyteti pati një rënie të ndotjes së ajrit.
Sipas standardeve të OBSH-së, pati një ulje të nivelit të ndotësve të ajrit. Kjo e zhvendosi leximin e indeksit të cilësisë së ajrit nga “i moderuar” në “të mirë”.
Çfarë është “mbjellja e reve”?
Mbjellja e reve është një lloj modifikimi i motit që synon të ndryshojë sasinë ose llojin e reshjeve që bien nga retë. Kjo bëhet duke shpërndarë kimikate në ajër të cilat shërbejnë si kondensim i reve.
Kur futni këto substanca në re, pikat e ujit grumbullohen së bashku, duke rritur gjasat e reshjeve – që do të thotë se retë pastrohen nga qielli.
Manipulimi i motit i këtij lloji njihet edhe si “blu-skying”.
Në këtë rast, operacioni i mbjelljes së reve në Pekin ishte i gjerë – zgjati dy orë në përgjithësi. Studimi tha se raketat po transportonin jod argjendi në qiell për të stimuluar reshjet.
Edhe pse qyteti përjeton temperatura të ngrohta në korrik, ai është gjithashtu një muaj me pothuajse “i mbuluar vazhdimisht nga retë”. Pra, mbjellja e reve është një procedurë e zakonshme për pastrimin e qiejve në Kinë – me qeverinë që ka shpenzuar miliarda euro në përpjekjet për të manipuluar motin gjatë 13 viteve të fundit, që nga Lojërat Olimpike të 2008-ës.
A është ky proces i dëmshëm për mjedisin?
Mbjellja e reve nuk është gjithmonë për qëllime estetike që të shfqin një “qiell blu”. Ka gjithashtu pretendime se procesi mund të zbusë efektet e ngrohjes globale duke e ftohur drejtpërdrejt planetin.
Procesi nuk ndryshon përqendrimet e CO2 në atmosferë, por trajton një simptomë – nxehtësinë. Pra, mbjellja “do të duhet të bëhet vazhdimisht për qindra vjet derisa sistemi klimatik të ribalancohet”, sipas reporterit të Energjisë në Forbes, James Conca.
Mund të jetë një gjë e mirë që të stimulohen artificialisht reshjet pasi disa vende kanë nevojë për më shumë shi se të tjerët, por vuajnë nga thatësira, si psh. SHBA.
Megjithatë, mbjellja e reve kërkon përdorimin e kimikateve, disa prej të cilave janë potencialisht të dëmshme për mjedisin natyror, që do të thotë se preken bimët që varen nga shiu i ndotur për të prodhuar ushqim, transmeton UBT News.
Gjithashtu, nëse nuk rregullohet mirë, mbjellja e reve mund të ketë disa pasoja ekstreme. Për shembull, kur zonat e thata nuk janë të pozicionuara mirë për të përballuar disa kushte të motit, ato mund të pësojnë përmbytje.
Në Kinë, ka pasur disa shqetësime se projektet në shkallë të gjerë të mbjelljes së reve mund të prishin ndjeshëm modelet e motit diku tjetër në rajon. Por Xu Xiaofeng, një ish-zëvendës drejtor në Administratën Meteorologjike të Kinës, argumentoi se Pekini është i vetëdijshëm për rreziqet dhe kufizimet e teknologjisë së modifikimit të motit.
Megjithatë, operacioni shkaktoi shqetësim për banorët e afërt, të cilët u prekën nga zhurma.
Ata që jetojnë në malet në jugperëndim të qytetit thonë se panë një numër të madh raketash të dërguara në qiell më 30 qershor.
“Ishte shumë e zhurmshme, si bubullima – dhe vazhdoi për një kohë shumë, shumë të gjatë … ishte si një zonë lufte”, tha një banor për South China Morning Post. “Pastaj ra shi, ishte mjaft i madh”.
Një tjetër burrë tha se gjeti mbeturina nga raketat jashtë shtëpisë së tij, sipas të njëjtit raport.
Deri më tani, nuk ka pasur një studim përfundimtar mbi efektet e jodit të argjendit në mjedis, por konsensusi shkencor është se, në përqendrime të ulëta, nuk është vërtetuar të jetë i dëmshëm për njerëzit ose kafshët./UBTNews/
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
2 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
3 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
3 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
6 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
