Lajmet

Kina regjistron muajin më të nxehtë në histori

Published

on

Në muajin korrik të vitit 2024, Kina raporton se ka përjetuar muajin më të nxehtë në historinë moderne të saj, duke shënuar një rekord të temperaturave të larta që kanë prekur nivel global. Media shtetërore kineze ka njoftuar se temperatura mesatare ishte 23.21 gradë Celsius (73.78 gradë Fahrenheit), duke lënë pas rekordin e mëparshëm prej 23.17 gradë Celsius të korrikut 2017. Ky është niveli më i lartë mujor që Kina ka regjistruar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1961.

Ndërkaq, në nivel global, data më e nxehtë në rekord u regjistrua më 22 korrik, me një temperaturë mesatare globale të ajrit në sipërfaqe prej 17.15°C. Në të kundërtën e vitit 2023 dhe 2016, ndikimi i fenomenit El Nino, i cili ka përforcuar temperaturat globale, ka përfunduar në prill, por temperaturat nuk kanë dalë nga nivelet e larta.

Kjo situatë tregon për ndikimin e rëndësishëm të ndryshimeve klimatike në rritjen e temperaturave globale, duke sjellë pasoja të ndjeshme në Kina. Gjatë korrikut, të gjitha provincat kineze raportuan temperatura mesatare më të larta se në muajt e mëparshëm të viteve të fundit, me provincat Guizhou dhe Yunnan duke u renditur në krye të listës së temperaturave më të larta.

Kombinimi i ngrohjes globale me reshje intensifikohet ka sjellë situata të paparashikueshme të motit, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Kina ka përjetuar 25 përmbytje të rëndësishme në lumenjtë kryesorë gjatë sezonit të përmbytjeve të këtij viti, një numër që shënon rekord që nga viti 1998, kur filluan të regjistrohen të dhënat e këtij lloji nga Ministria e Burimeve Ujore./UBTNews/

Vendi

Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive jashtë afatit

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 11:00, ndonëse afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadoi mbrëmë në mesnatë.

Kapërcimi i këtij afati ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, të cilat insistojnë se konstituimi i legjislaturës së re duhej të përmbyllej brenda kornizave kushtetuese.

Gjatë orëve të vona të së enjtes, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së qëndruan në ambientet e Kuvendit duke kërkuar mbylljen e seancës para orës 00:00. Edhe pse disa deputetë opozitarë tentuan të futen në sallën plenare, ata e gjetën derën e mbyllur. Përkundër përplasjeve, asnjë nga tri subjektet opozitare nuk ka konfirmuar ende nëse do ta bojkotojë punën e sotme.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë PDK-së gjatë ditës së djeshme: postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të sigurimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar zyrtarisht për ditën e shtunë, më 8 gusht, në orën 11:00. 

Vendimi vjen përmes një njoftimi nga institucioni i Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës së djeshme, e cila u ndërpre me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’i dhënë hapësirë negociatave politike.  

Edhe pse afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit përfundon sonte, përpjekjet për gjetjen e një konsensusi nuk kanë dhënë rezultat. Takimi i zhvilluar mes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi.  

Pika kryesore e bllokadës mbetet çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri. Pas takimit, të dyja palët deklaruan se mbeten ende larg një marrëveshjeje politike, duke konfirmuar se mes tyre ekzistojnë dallime drastike sa i përket qëndrimeve për pozitat shtetrore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Identifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar sot se është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në një lokacion të tretë të dyshuar në komunën e Zubin Potokut. Kjo gjetje vjen si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore që po zhvillohen në terren.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, institucionet kanë bërë të ditur detajet e operacionit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njoftojmë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”.

Aktualisht, autoritetet kompetente janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme në këtë zonë.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për këtë çështje.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së për poste

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se, pavarësisht betimit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mbetet e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve.

“Meqenëse dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare, që padyshim sikurse ato të mëhershmet do të ishin të panevojshme, të paarsyeshme e madje edhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveçse pa marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, tha ai.

Kurti sqaroi se mosarritja e një dakordësie për zgjedhjen e kryetarit të shtetit çon pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit, duke nënvizuar se ekziston një mospërputhje e madhe mes vullnetit të votuesve dhe kushteve të vendosura nga LDK-ja.

“Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim qeverinë e re të Republikës së Kosovës, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e sprovuar dhe me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera. Andaj kjo do të shpjerë të pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara