

Lajmet
Kina premton të rrisë bashkëpunimin me Bjellorusinë
Shangfu u takua me presidentin Alexander Lukashenko në Minsk.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu vizitoi Bjellorusinë të enjten dhe tha se vendi i tij do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me fqinjin dhe aleatin e Rusisë, ku Moska po vendos armë taktike bërthamore.
Shangfu u takua me presidentin Alexander Lukashenko në Minsk dhe tha: “Qëllimi i vizitës sime në Bjellorusi është pikërisht zbatimi i marrëveshjeve të rëndësishme në nivel krerësh shtetesh dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak dypalësh”.
Li ka vizituar Rusinë pak para se të vizitonte Bjellorusinë./UBTNews/
Lajmet
Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it në Malishevë
Published
47 minutes agoon
September 29, 2025By
UBTnews
Një automjet i KFOR-it është vetaksidentuar të hënën në dalje të fshatit Ostrozub të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për KOHËN se nga ky vetaksident nuk ka të lënduar.
Sipas Graishtës, të përfshirë kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer.
“Bëhet fjalë për vetaksident në dalje të fshatit Ostrozub drejtimi Malishevë-Rahovec, në automjet kanë qenë ngasësi dhe një pasagjer. Nuk ka të lënduar ndërkohë që vendin e ngjarjes po e procedojnë njësitet e trafikut rajonal të DRP Gjakovë”, ka thënë ai./D.B/EO
Lajmet
Reagimi i Agim Ademit pasi Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Published
51 minutes agoon
September 29, 2025By
UBT News
Albain Hajdari është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll i cili ka zgjedhur dardanët para Zvicrës, edhe pse për këtë të fundit kishte luajtur për të gjitha grupmoshat.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi i lojtarit erdhi për shkak të lidhjes së tij të fuqishme me vendin tonë si dhe edhe për shkak të roli kyç të prindërve të tij.
“Albian Hajdari ka vendosur me zemër, ka vendosur për Kosovën, ka vendosur për shtetin e prejardhjes së tij. Unë i falënderoj prindërit e tij të cilët e kanë rritur në frymën e atdheut me dashur për Kosovën edhe pse ka lindur atje, edhe pse jetojnë atje, edhe pse ka qenë i Zvicrës, por sigurisht që Zvicra e kupton çfarë do të thotë lidhja e gjakut dhe prejardhja dhe shteti…Është një prurje e mirë e radhës dhe ne sigurisht që do të vazhdojmë pasi është fat për ne që kemi shumë futbollistë të tillë, kemi futbollistë kulminant tashmë të nivelit më të lartë. Është shumë mirë që është bashkë me Fisnik Asllanin he Leon Avdullahun ne Hoffenhaim. Uroj që të jenë të tre po ashtu siç janë duke luajtur në Hoffenhaim të jenë edhe në formacion të Kosovës”, theksoi Ademi.
Kjo është ardhja e dytë te Kosova pas Leon Avdullahit i cili vetëm pak javë më parë poashtu i tha po Kosovës duke u larguar nga helvetikët.
Por, përkundër këtyre zhvillimeve, Ademi thotë se nuk ka përplasje ndërmjet dy federatave.
“Absolutisht nuk ka përplasje as nuk jemi duke u përplasur, kjo është gjithçka mediale, ne jemi në raporte jashtëzakonisht të mira me Zvicrën. uroj suksese Zvicrës, sigurisht që Zvicra i zgjedhë më të mirët e mundshëm por edhe ne Kosova i zgjedhim më të mirët të mundshëm. Tani është radha jonë sepse kemi shumë futbollistë e shumë talentë nëpër gjithë Kosovën dhe do të vazhdojmë kështu”, shtoi Ademi.
Gjithashtu, Ademi shtoi se Hajdari nuk vjen për ta zëvendësuar kapitenin Amir Rrahmanin.
“Duhet ta kuptojmë që Albioni është një 21 vjeçar dhe sigurisht që e kemi për gjatë kohë në kombëtare. Do të jetë për dhjetë vite e më shumë që do të jetë një futbollist i cili mund ta kenë një karrierë dhjetë vjeçare në kombëtare. Por, gjithsesi është më mirë të themi se është në duet se sa si zëvendësim sepse nuk do të zëvendësohet Rrahmani tani”, tha në fund Ademi.
Në fund Ademi shtoi se FFK do të vazhdojë të hulumtojë dhe kërkojë futbollsitë të cilët mund ta ndihmojnë Kosovën drejt synimeve të mëdha./S.K/KP/FFK/
Lajmet
Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi
Published
1 hour agoon
September 29, 2025By
UBTnews
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.
“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).
Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.
Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.
Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.
Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.
Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.
Notë verbale është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.
“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.
Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.
Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.
Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë./D.B/KP
Lajmet
Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë
Published
1 hour agoon
September 29, 2025By
UBTnews
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lászlo István Dux. Nga zyra e kryetarit njoftojnë se me të është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Kryetari Basha dhe ambasadori Dux zhvilluan bisedë përmbajtjesore për bashkëpunimin e mirë mes popujve dhe institucioneve të të dyja shteteve, me theks të veçantë në rritjen e ndërveprimit në nivel të komisioneve të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej thuhet se “Ambasadori Lászlo István Dux i dorëzoi kryetarit Basha urimin e kryetarit të Kuvendit të Hungarisë, duke e ftuar njëkohësisht në Takimin e kryetarëve të kuvendeve të Evropës Juglindore, që do të mbahet në nëntor të këtij viti”.
Kryetari Basha falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe njëkohësisht shprehu mirënjohjen për shërbimin në funksion të paqes dhe sigurisë nga trupat hungareze në kuadër të KFOR-it. Kryetari i Kuvendit shprehu keqardhjen për lëndimet që ushtarët hunagarez morën në sulmin e vitit 2023, sulm ky që erdhi nga strukturat kriminale në veri.
Në takim u diskutua gjithashtu për Programin e Bursave “Stipendium Hungaricum”, i cili ka hapur horizonte të reja në rrugëtimin profesional dhe akademik për studentët tanë dhe po ndërton ura miqësie përmes njohjes së kulturave dhe traditave të vendeve tona.
“Qëndrimi ynë i përbashkët është se Kosova dhe Hungaria do të vazhdojnë ta thellojnë partneritetin në shërbim të stabilitetit rajonal dhe të ardhmes sonë evropiane”, theksoi kryetari Dimal Basha./D.B/EO

Edi Rama për Ditën e Trashëgimisë: Një pasuri që lidh të kaluarën me të ardhmen

A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?

Vetaksidentohet automjeti i KFOR-it në Malishevë

Reagimi i Agim Ademit pasi Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Lola Young ka qetësuar fansat pas rrëzimit në skenë: Jam më mirë tani!

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Kryetari Basha priti në takim ambasadorin e Hungarisë

Studentja e UBT-së, Dorentina Zogu prezanton hulumtimin shkencor në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë

KQZ emëron mbi 15 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega