Teknologji

Kina posedon mbi 60% të infrastrukturës globale të 5G-së

Gjatë vitit 2021, Kina investoi 29 miliardë dollarë në zhvillimin e rrjetit 5G.

Published

on

Kina posedon 1,43 milionë stacione bazë të instaluara për rrjetin 5G, që përbën më shumë se 60 për qind të infrastrukturës globale të rrjeti celular.

Në një deklaratë të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës thuhet se nga fundi i vitit 2021, për çdo 10 000 përdorues në vend ka 10,1 stacione 5G.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se numri i stacioneve bazë në Kinë arriti në 1,43 milionë, që i përgjigjet afërsisht 60 për qind të infrastrukturës totale në botë.

Gjatë vitit 2021, Kina investoi 29 miliardë dollarë në zhvillimin e rrjetit 5G.

Qeveria kineze njoftoi se numri i përdoruesve të 5G në vitin 2023 do të kalojë 560 milionë dhe se numri i stacioneve bazë për 10 000 përdorues është planifikuar të rritet në 18.

Continue Reading

Teknologji

Musk: OpenAI do ta përpijë për së gjalli Microsoftin

Published

on

OpenAI do të zbulojë së shpejti GPT-5, versionin më të fundit të modelit të saj të inteligjencës artificiale pas ChatGPT – mjeti që lansoi valën globale të IA-së gjeneruese tre vjet më parë.

Pritjet janë të larta dhe ekspertët dhe përdoruesit mezi presin nëse kalimi nga GPT-4 do të jetë po aq mbresëlënës sa ai nga GPT-3 në GPT-4.

OpenAI ende nuk ka zbuluar një datë të saktë lëshimi, por industria beson se modeli mund të lançohet në ditët në vijim.

“Jam i emocionuar të shoh se si publiku do ta presë GPT-5,” shkroi Boris Power, kreu i kërkimit të aplikuar në OpenAI, në platformën X.

Dy testues të hershëm të GPT-5 thonë se modeli është mbresëlënës në zgjidhjen e detyrave të matematikës, shkencës dhe kodimit, por vlerësojnë se kërcimi në aftësi është më i vogël se në kalimin nga GPT-3 në GPT-4. GPT-4, ishte një hap i madh para, ndërsa GPT-3.5 dështoi në provimin e simuluar të jurisprudencës në 10 përqindëshin e poshtëm, GPT-4 e kaloi duke hyrë në 10 përqindëshin e sipërm.

Ky përparim ishte rezultat i një rritjeje të fuqisë së përpunimit dhe sasisë së të dhënave, të cilën shumë e panë si një recetë për përparim të vazhdueshëm.

” GPT-5 nuk duhet të merret me mesazhe dhe biseda. GPT-5 mund të hapë rrugën për mjetet e IA-së që kryejnë detyra në mënyrë autonome në vend që të zhvillojnë vetëm biseda”, tha Navin Chaddha nga Fondi Mayfield Investment.

 

Continue Reading

Teknologji

Honda “zbut” planet për vetura elektrike

Published

on

Honda ka “zbutur” ambiciet për veturat elektrike, duke shkurtuar me 30% fondin prej 62.5 miliardë euro të dedikuar për elektrifikim.

Gjithashtu, kompania nuk synon më që 30% e shitjeve deri në fund të dekadës të jenë vetura elektrike.

Në një deklaratë të re, Honda thekson se nuk e sheh vetëm elektrifikimin si rrugën drejt neutralitetit klimatik, objektiv që mbetet për vitin 2050.

Një nga alternativat është teknologjia me hidrogjen: modeli CR-V e:FCEV përdor qeliza karburanti dhe një bateri të rikarikueshme.

Toyota, Hyundai dhe BMW po e ndjekin këtë rrugë, ndonëse mungesa e infrastrukturës për furnizim me hidrogjen mbetet sfidë.

Ndërkohë, veturat elektrike kanë kapur mbi 20% të tregut global dhe pritet të kalojnë 25% këtë vit.

Continue Reading

Teknologji

Apple do të përdorë çipa të prodhuar nga Samsung në Teksas

Published

on

Apple njoftoi se Samsung Electronics do të furnizojë çipa për produktet e saj, përfshirë iPhonet, nga një fabrikë në Austin të Teksasit.

Këta çipa do të përmirësojnë performancën dhe efikasitetin energjetik të pajisjeve të Apple. Ky veprim vjen si pjesë e një investimi shtesë prej 100 miliardë dollarësh në SHBA, që e çon angazhimin total të Apple në 600 miliardë deri në katër vitet e ardhshme.

Ekspertët thonë se Samsung po zëvendëson Sony-n në furnizimin me sensorë imazhi për Apple, duke ndihmuar kompaninë të diversifikojë burimet.

Sony dominon tregun e sensorëve të imazhit të nivelit të lartë, por prodhon vetëm në Japoni. Apple synon të ulë varësinë nga një furnizues i vetëm dhe të lokalizojë më shumë prodhim në SHBA.

 

Continue Reading

Teknologji

GM dhe Hyundai bashkëpunojnë për pesë modele të reja

Published

on

General Motors dhe Hyundai kanë zyrtarizuar partneritetin për zhvillimin e pesë automjeteve të reja, pas muajsh spekulimesh.

Bashkëpunimi do të fokusohet kryesisht në tregjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Prodhuesit kanë konfirmuar se modelet përfshijnë veturë kompakte, një crossover kompakt, një kamionçinë të vogël dhe një të madhësisë mesatare që do të zhvillohet nga GM.

Hyundai do të udhëheqë zhvillimin e pjesës tjetër të gamës, dhe të gjitha modelet do të kenë mundësinë të përdorin motorë me djegie të brendshme ose sisteme hibride. Furgoni komercial, që pritet të lansohet më 2028, do të ndërtohet në SHBA e do të jetë një version më i vogël i Chevrolet BrightDrop.

Përveç automjeteve, kompanitë do të bashkëpunojnë edhe për burime të përbashkëta në logjistikë, transport dhe materiale të papërpunuara.

Ky partneritet synon të sjellë më shumë opsione për konsumatorët me kosto më të ulët dhe “kohë më të shkurtër deri te lansimi”.

Continue Reading

Të kërkuara