Teknologji

YouTube lidhet me NFT-në

Krijuesit do të jenë në gjendje të fitojnë para nga videot e shkura dhe të shesin përmbajtje si NFT.

Publikuar

YouTube po lanson opsione të reja për të zgjeruar fitimin e parave, duke përfshirë lejimin e krijuesve të shesin përmbajtje si NFT në mënyrë që fansat të mund të “zotërojnë” videot.

Ata do të jenë në gjendje të fitojnë para nga videot e shkurta dhe të shesin përmbajtje si NFT.

Javë pasi sugjeroi se platforma do të degëzohej në NFT, YouTube njoftoi planet për të integruar teknologjinë në zhvillim në opsionet e saj.

Opsionet do t’u japin fansave një “mënyrë të verifikueshme” që të “posedojnë video, foto, art dhe madje edhe përvoja unike” nga krijuesit e tyre të preferuar, tha shefi i produktit, Neal Mohan.

Kompania nuk e bëri të qartë nëse pronësia e NFT do të binte ndesh me ligjin për të drejtën e autorit.

YouTube po shton gjithashtu veçori që pasqyrojnë platformat konkurruese./UBTNews/

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Microsoft do të investojë 1.7 miliard dollarë për AI në Indonezi

Publikuar

nga

Microsoft ka njoftuar rreth planeve për të investuar 1.7 miliard dollarë në shërbimet e inteligjencës artificiale në Indonezi.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella, njoftoi se gjiganti i teknologjisë do të trajnojë 840 mijë njerëz në Indonezi në përdorimin e AI-së dhe do të ofrojë mbështetje për zhvilluesit e teknologjisë në vend.

“Kjo gjeneratë e re e inteligjencës artificiale po riformulon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë kudo, duke përfshirë edhe Indonezinë. Investimet që po i njoftojmë sot – që përfshijnë infrastrukturën dixhitale, aftësitë dhe mbështetjen për zhvilluesit – do ta ndihmojnë Indonezinë të lulëzojë në këtë epokë të re”, tha ai.

Sipas tij, investimi i Microsoftit do të sjellë infrastrukturën më të fundit dhe më të madhe të AI-së në Indonezi./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara