Lajmet

Kina e gatshme të ndihmojë për “rikthimin e paqes në territoret palestineze”

Kështu tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme këtë mëngjes.

Publikuar

Kina do të punojë për të “rivendosur paqen në territoret palestineze” ndërsa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme këtë mëngjes.

Pekini do të kërkojë të krijojë konsensus dhe të miratojë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota sa më shpejt të jetë e mundur për të lehtësuar krizën aktuale, tha më herët Wang Wenbin.

Presidenca e këshillit rrotullohet midis 15 shteteve anëtare çdo muaj – me udhëheqësin përgjegjës për koordinimin e veprimeve të grupit, vendosjen e mosmarrëveshjeve politike dhe herë pas here duke funksionuar si ndërmjetës midis grupeve konfliktuale./UBTNews/

Lajmet

​Kapet sërish armatimi në veri, Sveçla: Po i largojmë mbetjet kriminale të Serbisë në Kosovë

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se institucionet po punojnë me sukses në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

Komentet e ministrit Sveçla vijnë pas sekuestrimit të armëve dhe mjeteve të eksplozivëve si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në Uglar të Zubin Potokut.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se personi tek i cili janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në prokurori.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupeve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

120 milionë njerëz zhvendosen si pasojë e luftërave

Publikuar

nga

120 milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre globalisht për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Për të 12-tin vit radhazi numri është rritur, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas agjencisë, popullsia globale e zhvendosur aktualisht është e barabartë me atë të Japonisë.

Konfliktet e reja në Sudan dhe Gaza kontribuan në rritjen, të cilën shefi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi e quajti një “akuzë të tmerrshme për gjendjen e botës”. Ai u bëri thirrje qeverive që të trajtojnë shkaqet rrënjësore të problemit, në vend që të politizojnë refugjatët dhe të kthehen në zgjidhje të shpejta si mbyllja e kufijve, të cilat ai tha se nuk do ta zgjidhin problemin. Gjithashtu u kërkoi shteteve që të punojnë bashkarisht për zgjidhje më të qëndrueshme.

Sipas raportit vjetor të agjencisë, krizat e reja dhe të vjetra rritën numrin e refugjatëve në nivel global që nga prilli i vitit 2024.

Në Sudan, lufta që filloi midis gjeneralëve rivalë në prill të vitit 2023, solli dëbimin e mbi nëntë milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Në Gaza, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka zhvendosur rreth 75% të popullsisë – 1.7 milion njerëz – që nga muaji tetor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ATK-ja, pjesëmarrëse në takimin vjetor koordinues në Vjenë

Publikuar

nga

Më datë 12 dhe 13 qershor drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka marr pjesë në takimin vjetor koordinues në Vjenë, i organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale DÇF – Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) si dhe SECO.

Ky takim zhvillohet ndërmjet vendeve përfituese, partnerëve zhvillimorë dhe FMN-së i cili është komponent kyç për koordinimin e përpjekjeve për reformë, dhe është një mundësi e mirë për përfituesit e programit të zhvillimit të kapaciteteve për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e reformave fiskale dhe për të diskutuar për prioritetet e tyre reformuese për të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi progresin në zbatimin e programit të fazës tretë të reformave fiskale në Evropën Juglindore 2023-2026, të kuptohen më mirë perspektivat e autoriteteve mbi përpjekjet dhe prioritetet e reformës për të informuar mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve.

Departamenti për Çështje Fiskale i FMN-sё ka përgatitur dhe prezantuar dokumentin krahasues rajonal mbi çështjet me interes rajonal, për të paraqitur kontekstin për ndërhyrjet e autoriteteve nga vendet pjesëmarrëse.

Murtezaj gjatë fjalës së tij ka falënderuar FMN dhe partnerët zhvillimor për mundësinë e ofruar dhe kontributin e dhënë deri më tani, si dhe ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme për reforma në ATK.

Vazhdo të lexosh

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për politikat e azilit

Publikuar

nga

”European Court of Justice” (EJC) apo Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) dhe një milion euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimeve të mëparshme që synonin ndryshimin e politikave të saj të azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës në dhjetor 2020 në lidhje me procedurat për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe riatdhesimin e shtetasve të vendeve të treta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga gjykata, ”moszbatimi i këtij vendimi përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”.

Gjyqtarët vendosën se ”Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e vitit 2020 në lidhje me aksesin në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, të drejtën e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare për të qëndruar në Hungari në pritje të vendimit përfundimtar mbi ankesën e tyre kundër refuzimit të kërkesës së tyre dhe largimin e shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara