Lajmet

Kina do të dhurojë 1.57 milion dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Published

on

Kina do të dhurojë tjetër ndihmë humanitare, në vlerë 10 milionë RMB (1.57 milion dollarë) për Ukrainën “bazuar në zhvillimin e situatës dhe nevojave aktuale”, tha të hënën Ministria e Jashtme kineze.

“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e de-përshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, gjatë një konference të rregullt.

Kina ofroi ndihmën e parë humanitare, në vlerë 5 milionë RMB (790 mijë dollarë) për Ukrainën në fillim të këtij muaji./UBTNews/

Lajmet

Arianit Lakna hap ekspozitën personale “anGjelus Novus” në Open Art Gallery

Published

on

Artisti Arianit Lakna hap sonte ekspozitën personale “anGjelus Novus”, të kuruar nga Artrit Bytyçi, në Open Art Gallery. Hapja e ekspozitës do të mbahet duke filluar nga ora 19:30.

Ekspozita sjell një cikël veprash ku lajtmotivi i gjelit zë vend qendror, duke krijuar një dialog artistik me veprën “Angelus Novus” të Paul Klee dhe interpretimin filozofik të Walter Benjamin.

Sipas konceptit kuratorial, “anGjeli i Ri” i Laknës shkon përtej referencës klasike, duke ndërtuar një figurë simbolike që mishëron përditshmërinë, punën dhe përballjen me sfidat e jetës.

Një nga veprat qendrore të ekspozitës, “Zgjohu me Gjela”, paraqet figurën e gjelit përballë detyrimeve të përditshme, duke simbolizuar gatishmërinë për t’u përballur me sfidat pa pritur zgjidhje nga të tjerët.

Përmes këtij cikli punimesh, Arianit Lakna ndërton figurën e “anGjelit” si një simbol të ri që përfaqëson vlera dhe ideale të një utopie bashkëkohore. Ekspozita fton vizitorët të reflektojnë mbi jetën e përditshme, përgjegjësinë dhe mënyrën se si individi ndërton raportin e tij me realitetin përmes artit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Keep Going” përzgjidhet në DokuFest

Published

on

Filmi i shkurtër kosovar “Keep Going” është përzgjedhur për edicionin e sivjetmë të DokuFest, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë vendore.

Lajmi u bë i ditur nga ekipi realizues i filmit, i cili shprehu kënaqësinë për këtë përzgjedhje dhe falënderoi aktorët, ekipin artistik e teknik, si dhe të gjithë mbështetësit që kontribuuan në realizimin e projektit.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë Eli Gashi, Luan Jaha, Adriana Matoshi dhe Era Balaj.

Skenari dhe produksioni janë realizuar nga Valmira Hyseni dhe Zgjim Terziqi, ndërsa drejtor i fotografisë është Almir Gjikolli. Ekipi krijues përfshin gjithashtu Leart Rama në montazh, Pellumb Ballata në dizajnin e zërit, Gazmend Nela në kolorim dhe Blerim Shala në skenografi.

Filmi është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe partnerëve Ujë Rugove dhe Onix Spa & Thermal Resort.

Me këtë përzgjedhje, “Keep Going” do të shfaqet para publikut të DokuFest në Prizren, duke iu bashkuar një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KQZ certifikon zgjedhjet e 7 qershorit, nis afati për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, pas certifikimit të rezultateve, seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditëve. Në këtë seancë pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa më pas do të vazhdojnë procedurat kushtetuese për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli forca e parë politike, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22 ulëse dhe 19.44 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 18 ulëse me 16.69 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi shtatë ulëse me 6.74 për qind të votave.

Sipas njohësit të proceseve zgjedhore, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, afati 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive fillon më 9 korrik dhe përfundon më 7 gusht. Nëse deri atëherë seanca nuk thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Kuvendi mblidhet automatikisht në ditën e fundit të afatit.

Para seancës konstituive, kryeparlamentarja e legjislaturës së kaluar, Albulena Haxhiu, duhet të thërrasë mbledhjen përgatitore me përfaqësuesit e 15 subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, ku do të përgatitet rendi i ditës.

Ndarja e ulëseve në Kuvend

  • Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 53 deputetë
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 deputetë
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 deputetë
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 deputetë

Me certifikimin e rezultateve, vëmendja tashmë zhvendoset te konstituimi i Kuvendit dhe negociatat politike për krijimin e shumicës parlamentare që do të formojë Qeverinë e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Published

on

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 128 palësh këpucë të markave të mbrojtura, të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Rasti është zbuluar gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, ku zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, bazuar në analizën e riskut dhe kompetencat ligjore.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në bagazh janë gjetur këpucët për të cilat drejtuesi nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e tyre.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas Doganës, kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara