Lajmet

Kina dërgon 30 aeroplanë luftarakë në zonën ajrore të Tajvanit

Ky njëherësh shënon inkursionin më të madh prej muajit janar.

Published

on

Tajvani ka thënë se ka aktivizuar aeroplanët luftarakë si shenjë paralajmërimi për 30 aeroplanë luftarakë që ka dërguar Kina në zonën ajrore të mbrojtjes së këtij vendi. Ky njëherësh shënon inkursionin më të madh prej muajit janar.

Për këto zhvillime është raportuar pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Kinën kundër pushtimit të Tajvanit.

Kina ka shpeshtuar veprime të tilla në muajt e fundit, duke thënë se po kryen stërvitje ushtarake.

Mirëpo veprime të tilla kanë zemëruar Tajvanin dhe kanë rritur tensionet në rajon.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Analistët kanë thënë më parë se inkursione të tilla janë paralajmërim që Qeveria e Tajvanit të mos marrë hapa drejt shpalljes zyrtare të pavarësisë.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

  • Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur, qoftë edhe me forcë.
  • Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
  • Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten./REL

Lajmet

Arrestohen tre persona në Gjilan, dyshohen për përfshirje në një rast rrëmbimi

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Gjilan, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë informuese në UBT për parandalimin e kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt një ligjëratë informuese dhe sensibilizuese me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ngjarje kjo e cila kishte për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit tek audienca.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku studentë dhe nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen më gjerësisht për rëndësinë e kontrollit shëndetësor, zbulimin e hershëm dhe masat parandaluese.

Në mesin e ligjëruesve të ngjarjes kishte edhe ekspertë të shëndetësisë nga UBT dhe “United Hospital”. Në diskutimit u theksua domosdoshmëria e edukimit shëndetësor dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat e prekur, duke promovuar kështu mesazhin se parandalimi është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetje për të gjithë të prekurit që luftojnë këtë sëmundje, të pranishmit kishin të vendosur fjongo me ngjyrë rozë në veshjet e tyre.

UBT përmes ngjarjeve të tilla vazhdon të promovojë ndërgjegjësimin shoqëror për edukimin shëndetësor të komunitetit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional rreth fuqizimit të grave.

Eliza Hoti/UBT

/S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara