Lajmet

Kina dënon sulmet e Izraelit në Liban

Publikuar

Kryediplomati kinez, Wang Yi i tha homologut të tij libanez, Abdallah Bou Habib, se Pekini e mbështet fuqishëm atë në ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tij dhe dënon fuqishëm sulmet e fundit të Izraelit.

“Ne i kushtojmë vëmendje zhvillimeve në rajon, veçanërisht shpërthimit të fundit të pajisjeve të komunikimit në Liban, dhe kundërshtojmë me vendosmëri sulmet pa dallim kundër civilëve”, citohet të ketë thënë Wang.

Wang tha se Kina do të qëndrojë në “anën e drejtësisë dhe në anën e vëllezërve arabë, përfshirë Libanin”./UBTNews/

Bota

Ushtria: Qytetarët izraelitë të përgatiten për kundërsulme të Hezbollahut

Publikuar

nga

Pas sulmeve masive ajrore në Liban, të cilat rezultuan me rreth 500 të vdekur, autoritetet izraelite kanë bërë thirrje përgatitje të qytetarëve për mundësinë e kundërsulmeve nga milicia e Hezbollahut. Komanda e Frontit të Ushtrisë Izraelite theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe vigjilencës në këtë periudhë të tensionuar.

Një zëdhënës i ushtrisë njoftoi se banorët duhet të jenë të gatshëm të kërkojnë strehim në rast të sulmeve me raketa. “Siguria e qytetarëve është prioritet, dhe ata duhet të dinë se si të reagojnë në situata emergjente,” tha zëdhënësi.

Masat e sigurisë janë intensifikuar veçanërisht në veriun e vendit, përfshirë zonën përreth qytetit port, Haifa, ku shkollat dhe plazhet janë mbyllur për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet e mundshme.

Në rast se sirenat e sulmit ajror aktivizohen në zonën e madhe të Tel Avivit, qytetarët do të kenë një minutë e gjysmë për të gjetur strehim. Ushtria ka bërë thirrje për t’u mbajtur në gatishmëri dhe për të ndjekur udhëzimet e autoriteteve për të minimizuar pasojat e mundshme të sulmeve.

Kjo situatë nxit frikë dhe pasiguri te qytetarët, por autoritetet po punojnë për të garantuar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj çdo kërcënimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Derbi i Beogradit: Festë apo provokim? Tifozët përkujtojnë terroristin

Publikuar

nga

Në një akt skandaloz, tifozët e ekipit të futbollit të Beogradit kanë përkujtuar terroristin Stefan Nedeljkoviç, i cili u vra gjatë një përballjeje me policinë e Kosovës, në një vitorin e sulmit në Banjskë që la të vdekur efektivin Afrim Bunjaku.

Gjatë derbit të Beogradit, ku ekipi i kryeqytetit fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Partizanit, tifozët shpalosën një poster gjigand të Nedeljkoviçit, duke shprehur kështu mbështetje për veprimet e tij. Kjo veprimtari u shoqërua me një koreografi të madhe në tribunën veriore, ku u shfaq edhe flamuri serb.

Nedeljkoviç, anëtar i grupit terrorist “Severna Brigada”, ishte përfshirë në një plan për të nxitur trazira në veri të Kosovës, përmes një operacioni që përfshinte rreth 30 persona. Ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, pasi përpjekjet e tij për të shpëtuar veten dështuan.

Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra në publik, duke nxitur shqetësime mbi ndikimin e tij në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe më gjerë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hovenier: Autorët e krimit në Banjskë të mbahen plotësisht përgjegjës

Publikuar

nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës në Banjskë. Hovenier ka bërë thirrje që autorët e sulmit terrorist të mbahen përgjegjës.

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në rrjetin social X.

Gjatw ditws kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlën kanë vizituar familjen e tij.

Pas vizitës, krerët e shtetit bënë homazhe para varrit të tij në varrezat e Samadrexhës në Vushtrri.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffery Hovenier, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, djali i Bunjakut dhe të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vazhdo të lexosh

Bota

Gratë ruse në protestë, kërkojnë kthimin e ushtarëve nga Ukraina

Publikuar

nga

Të paktën dy gra, Anna Bogatchenko dhe Anastasia Slavik, janë përballur me aktakuzë për organizimin e një aktiviteti publik të paautorizuar, pas protestës së tyre në Moskë. Ato, së bashku me rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, protestuan përballë Ministrisë së Mbrojtjes, duke kërkuar kthimin e burrave dhe djemve të tyre që po luftojnë në Ukrainë.

Protesta, e cila u zhvillua më 21 shtator, përkon me dyvjetorin e dekretit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizimin e burrave në atë që autoritetet ruse e quajnë “operacioni i posaçëm ushtarak” në Ukrainë. Gratë shpalosën pankarta me kërkesat e tyre dhe kërkuan takim me ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov.

Pas disa orësh proteste, kur ato shpallën se do të qëndronin gjatë natës, policia ndërhyri dhe shpërndau protestueset me forcë, duke arrestuar përkohësisht disa prej tyre. Të dyja, Bogatchenko dhe Slavik, u thirrën në një stacion policor për të dhënë dëshminë e tyre.

OVD-Info, një organizatë që monitoron shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi, raportoi për aktakuzat ndaj dy grave, duke theksuar se këto veprime përbëjnë një shkelje të drejtave të tyre për të protestuar.

Mobilizimi i pjesshëm, i shpallur nga Putin në vitin 2022, kishte si rezultat largimin e qindra mijëra qytetarëve rusë nga vendi për të shmangur thirrjen në ushtri. Mungesa e një dekreti zyrtar për përfundimin e mobilizimit e lejon autoritetin të mbajnë ende burrat të dislokuar në Ukrainë.

Situata ka sjellë një ndjesi të thellë pasigurie dhe tensioni në Rusi, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon të ketë pasoja të rënda për vendin, përfshirë humbje të mëdha në jetë dhe një ekonomi të dëmtuar. Kritikët e luftës janë shtypur me ligj, duke ndaluar çdo formë proteste kundër Forcave të Armatosura.

Protestat e grave ruse përballë Ministrisë së Mbrojtjes përfaqësojnë një shenjë të guximit dhe përpjekjes për të rikthyer burrat e tyre në shtëpi, në një kohë të vështirë për vendin dhe popullin e saj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara