Kulturë

Kim Kardashian dhe lidhja e saj me Pete Davidson

Kimi është tani ligjërisht beqare.

Published

on

Tani që Kim Kardashian është ligjërisht beqare, ajo mund t’i përkushtohet tërësisht të dashurit të saj të ri: Pete Davidson.

Thashethemet rreth romancës

Kardashian dhe Davidson u panë bashkë në tetor të vitit 2021 në skeçin “SNL”, në të cilën ata u puthën sikurse Jasmine dhe Aladdin në tepihun magjik.

Në fund të atij muaji, qarkulluan fotografitë e çiftit duke u mbajtur për dore në një udhëtim për Halloween në Buena Park, Calif, ndonëse një burim tha se ata ishin “vetëm shokë” atë kohë.

“Kanë rrethin e njëjtë të shoqërisë, andaj janë bashkë kohë pas kohe”, shtoi burimi.

Takimet e para

Me sa duket ata ishin më shumë se “vetëm miq”, ndonëse Kardashian dhe Davidson u panë në një darkë private në Campania.

“Pete aranzhoi një darkë private. Janë vetëm ata dy”, i tha një burim nga restoranti faqes Page Six atë kohë.

Zyrtarizimi i lidhjes

Pasi udhëtuan drejt Kalifornisë për ta festuar ditëlindjen e tij të 28-të në nëntor të vitit 2021, Davidson u ndal në rezidencën e Kris Jenner në Palm Springs. Reperi Flavor Flav publikoi një fotografi në Instagram ku ata shiheshin në pizhama. Pas pak kohësh, Page Six ndau lajmin se ata janë bashkë.

Në shkurt të vitit 2022, pasi Davidson e quajti Kardashian për herë të parë si “e dashura e tij”, West u përpoq ta rikthente familjen e tij.

Madje, një muaj më vonë ai publikoi videoklipin e këngës “Eazy”. Në xhirime shihej reperi duke e rrëmbyer dhe varrosur versionin argjilor të Davidson, të cilin e quajti “Skete”.

Ndërsa më 2 mars të vitit 2022, një gjykatë në Los Angeles e shpalli ligjërisht beqare Kim Kardashian. Madje ajo bëri kërkesë ta ndryshojë emrin nga “Kim Kardashian West” në “Kim Kardashian”./UBTNews/

Kulturë

“La Vénus Électrique” hap Festivalin e Kanës 2026

Published

on

Filmi “La Vénus Électrique” i regjisorit Pierre Salvadori do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës më 12 maj 2026. Komedia romantike, e vendosur në Parisin e vitit 1928, ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit.

Ngjarja ndjek një piktor që, pas humbjes së bashkëshortes, përfshihet në një rrjet mashtrimesh që çuditërisht i rikthejnë frymëzimin. Filmi do të ketë premierën në Grand Théâtre Lumière, pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga Eye Haidara.

Në kast marrin pjesë emra të njohur të kinemasë franceze, ndërsa filmi do të shfaqet njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Salvadori e ka cilësuar hapjen e festivalit me këtë film si një nder dhe një homazh për magjinë e kinemasë

Continue Reading

Kulturë

Eurovisioni zgjerohet në Azi

Published

on

Konkursi i njohur muzikor Eurovision Song Contest po hyn në një fazë të re, duke shënuar për herë të parë zgjerimin e tij në Azi. Deri tani, transmetues nga 10 vende të rajonit, përfshirë Korenë e Jugut, Tajlandën dhe Filipinet, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se lista mund të zgjerohet.

Sipas planit, secili shtet do të organizojë përzgjedhjen kombëtare, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në Bangkok dhe do të transmetohet drejtpërdrejt më 14 nëntor.

I themeluar në vitin 1956, Eurovisioni mbetet konkursi muzikor ndërkombëtar më jetëgjatë në botë. Me vitin 2026 që shënon 70-vjetorin e tij, drejtori i konkursit në Unionin Evropian të Transmetuesve, Martin Green, e ka cilësuar këtë zgjerim si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit.

“Është veçanërisht domethënëse të hapim këtë kapitull të ri me Azinë, një rajon i pasur me kulturë, kreativitet dhe talent”, ka deklaruar ai.

Kjo nuk është përpjekja e parë për zgjerim jashtë Evropës. Në vitin 2022 u organizua American Song Contest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por projekti nuk pati sukses të qëndrueshëm dhe nuk u rikthye me një sezon të dytë.Organizatorët shpresojnë që edicioni aziatik të ketë më shumë sukses, duke marrë parasysh popullaritetin e madh të muzikës në rajon, ndikimin global të K-pop dhe kulturën e fortë të argëtimit si karaoke.

Deri tani, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Bangladeshi, Butani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Vietnami.Ashtu si në formatin evropian, performancat do të bazohen në këngë origjinale dhe interpretim live, ndërsa votimi pritet të përfshijë si juritë profesionale ashtu edhe publikun. Megjithatë, rregullat përfundimtare për edicionin aziatik ende nuk janë bërë publike.

Ky zgjerim synon ta shndërrojë Eurovisionin në një platformë globale që bashkon kultura dhe tregje muzikore nga e gjithë bota.

Continue Reading

Kulturë

173 vjet nga lindja e Van Gogh

Published

on

Para disa ditësh u shënua përvjetori i lindjes së piktorit të njohur holandez Vincent Willem van Gogh, një nga figurat më të rëndësishme të artit modern botëror.

Van Gogh lindi më 30 mars 1853 në Groot-Zundert të Holandës, në një familje me prapavijë fetare, ku i ati ishte pastor. Që në moshë të re ai nisi të merrej me art, duke punuar fillimisht si shitës veprash artistike, ndërsa më vonë iu përkushtua plotësisht pikturës.

Gjatë jetës së tij, Van Gogh kaloi periudha të vështira emocionale dhe ekonomike. Veprat e tij fillimisht karakterizoheshin nga tone të errëta, por pas kontaktit me piktorët impresionistë si Claude Monet, Camille Pissarro dhe Paul Gauguin, ai ndryshoi stilin duke përdorur ngjyra më të çelura dhe më të guximshme.

Jeta e tij personale u shoqërua me sfida të mëdha psikologjike. Një nga episodet më të njohura mbetet ai i vitit 1888, kur, sipas biografëve, ai preu një pjesë të veshit pas një konflikti të fortë. Gjendja e tij mendore u përkeqësua me kalimin e viteve.

Më 27 korrik 1890, Van Gogh qëlloi veten dhe ndërroi jetë dy ditë më pas, në moshën 37-vjeçare, në Francë.

Edhe pse gjatë jetës nuk arriti të shesë shumë piktura, sot ai konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në histori. Veprat e tij, si “Kafja e natës”, mbeten dëshmi e një talenti të jashtëzakonshëm që lëkundej mes gjenialitetit dhe vuajtjes së thellë njerëzore.

Continue Reading

Kulturë

Teatri “Migjeni” nga Shkodra vjen me shfaqje mysafire në Ferizaj

Published

on

Teatri “Migjeni” nga Shkodra do të vijë në Kosovë me shfaqjen mysafire “Pesë fytyrat e heshtjes”, e cila do të prezantohet në Teatrin “Adriana” në Ferizaj më 3 prill, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja, me regji nga Ilir Bokshi, sjell në skenë aktorët Adrian Morina, Albulena Bokshi, Ina Morinaj, Uratë Shabani, Nikolin Ferketa dhe Fritz Selmani.

“Pesë fytyrat e heshtjes” trajton dimensionet e brendshme të njeriut – heshtjen, dhimbjen dhe kujtimet, përmes pesë tregimeve të ndërlidhura që ftojnë publikun në reflektim dhe dialog mbi të vërtetat personale dhe kolektive.

Continue Reading

Të kërkuara