Kulturë

Kim dhe Kanye s’kanë folur me njëri-tjetrin për tetë muaj

Kardashian tha se përkundër vështirësive në lidhjen e tyre, ata ende e duan shumë njëri-tjetrin.

Published

on

Ylli televiziv, Kim Kardashian deklaroi se ajo dhe Kanye West nuk kanë folur me njëri-tjetrin për tetë muaj pasi ajo bëri kërkesën për divorc nga ai në shkurt të vitit 2021.

“Në fillim të procesit të shkurorëzimit, ne i kaluam diku tetë muaj pa folur me njëri-tjetrin”, tha Kardashian gjatë paraqitjes në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, para se të zbulonte se ajo dhe reperi filluan të komunikojnë sërish, në kohën kur Ye po e promovonte albumin e parë “Donda”.

Kardashian dhe West u ribashkuan në korrik të vitit 2021 dhe shkuan në një udhëtim familjar. Disa ditë më vonë, ata morën pjesë në eventin e promovimit të albumit “Donda” të reperit.

Kardashian tha se përkundër vështirësive në lidhjen e tyre, ata ende e duan shumë njëri-tjetrin./UBTNews/

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun “Eksodi ’99”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun Eksodi ’99, një hapësirë që dokumenton eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës përmes dëshmive dhe rrëfimeve personale.

Gjatë vizitës, ato u pritën nga Jeta Xharra dhe kuratori Gazmend Ejupi, me të cilët diskutuan për konceptin e muzeut, procesin e dokumentimit të dëshmive dhe rëndësinë e ruajtjes e prezantimit profesional të kujtesës historike.

Sipas Ministrisë së Kulturës, muzeu Eksodi ’99 përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke e bërë atë të qasshme dhe të kuptueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm.

Muzeu është i hapur për vizitorë nga e marta deri të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 20:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “Terminal” në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater, që mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, do të vihet në skenë më 15 korrik 2026, me ftesë të organizatorëve të festivalit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe krijimtarisë koreografike të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Festivali Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater konsiderohet një nga ngjarjet e rëndësishme artistike që mbledh artistë dhe trupa të vallëzimit nga vende të ndryshme të botës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara