Lajmet

Kiçmari: Hapja e ambasadës në Jerusalem është akt politik, të bisedohet me shtetet që janë kundër

Published

on

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës me vendet e tjera, ka vlerësuar ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kiçmari thotë se hapja e kësaj ambasade atje është akt politik dhe tashmë i premtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Tani hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është akt politik i premtuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Ai ka folur në emër të Republikës dhe ajo duhet ta regjistrojë këtë fakt si të tillë. Meqë jemi një prej vendeve të para që kemi hapur ambasadën në Jerusalem, natyrisht ka dhe konotacione jo të lehta për statusin e Kosovës në marrëdhëniet me vendet e tjera, por pikëpamja ime është që do të menaxhohet si situatë”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori thotë se qeveria e ardhshme do të duhet të zhvillojë biseda me miqtë tjerë të Kosovës si Turqia dhe disa vende arabe që janë kundër hapjes së ambasadës në Jerusalem, siç thotë ai për t’i shpjeguar argumentet dhe elementet që kanë çuar në vendosjen e ambasadës në kryeqytetin e Izraelit.

“Miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë poashtu ambasadën në Jerusalem dhe kjo e lehtëson këtë pozicionim të Republikës së Kosovës, ndërsa me miqtë tjerë pra me Turqinë dhe vendet arabe kërkohet nga ministri ose ministrja e ardhshme që do ta marrë mandatin, që të komunikojnë me diplomacinë turke dhe arabe për të shpjeguar elementet dhe argumentet që kanë ndikuar që Republika e Kosovës ta hapë ambasadën në Jerusalem, dhe jam shumë i bindur që arguementet tona qëndrojnë dhe miqtë tanë do t’i kuptojnë ato”, theksoi ai.

Tutje ish-ambasadori tha që krejt debati për hapjen e ambasadës atje ishte i natyrshëm, dhe reagimet janë mëse normale, dhe çështja është e përfunduar, ambasada tashmë ka filluar punën.

“Po tani debati ishte i natyrshëm meqë reagimet ishin të ndryshme si brenda vendit ashtu edhe jashtë saj, pra patëm deklarime publike të presidentit të Turqisë, ka pasur dhe reagime nga disa vende arabe dhe në një kontekst të tillë është e natyrshme që të ketë debate në lidhje me një vendim, i cili natyrisht nuk është i lehtë dhe bën pjesë në mesin e vendeve të para që kanë vendosur të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem. Por mendoj që debati shkoj në kuadrin e një analize lidhur me pasojat dhe përparësitë që ka akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin dhe pastaj dhe hapjes së ambasadës në Jerusalem. Mendoj që këto ditët e fundit situata tashmë është qetësuar. E ngarkuara e Kosovës është në Jerusalem, i ka zhvilluar takimet e para, pra çështja është e përfunduar në kontekst të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe në kontekst të asaj se a duhet hapur ambasada në Jerusalem apo jo, tash ambasada është hapur atje dhe ka filluar punën”, tha tutje Kiçmari.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, ku Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian ka dalë kundër që Kosova të hap ambasadë në Jerusalem.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara