Shëndet

Këto ushqime nuk duhet t’i hani nëse keni tension të lartë

Published

on

Tensioni i gjakut është tregues i rëndësishëm i shëndetit të sistemit kardiovaskular. Hipertensioni çon në probleme tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe probleme me veshkat.

Është e rëndësishme të monitoroni tensionin e gjakut rregullisht dhe të konsultoheni me një mjek nëse keni shqetësime.

Të ushqyerit e shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe menaxhimi i stresit janë disa nga mënyrat për të mbajtur tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

Ushqimin që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa, evitoni sa më shumë. Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tk ushqimet e paketuara, ushqimet e tilla përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit. Konsumi i tepërt i sodiumit, ngushton venat e gjakut dhe rrit tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.
Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë përmban rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë ditës, për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip pasi konsumimi i 1000 mg në ditë përmirëson tensionin e gjakut.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium, ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri. /UBT News/

Shëndet

Si të plakemi më ngadalë? Tre perime që nuk duhet t’i humbisni

Published

on

Ushqyerja ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si plakemi dhe në sa të fortë jemi përballë sëmundjeve.

Perimet, që janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, luajnë rol kyç në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet, reduktimin e inflamacionit dhe forcimin e sistemit imunitar.

Kur konsumohen rregullisht, ato përmirësojnë jo vetëm imunitetin, por edhe shëndetin e lëkurës dhe nivelin e energjisë.

Mes tyre, disa perime dallohen për efekte të veçanta kundër plakjes dhe në mbështetje të imunitetit.

Brokoli

Renditet ndër ushqimet më të dobishme për plakjen e shëndetshme. Ai përmban sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe forcon imunitetin. Antioksidantët dhe përbërësit si sulforafani kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e brokolit të zier lehtë apo të zbutur, pasi kështu ruan nivele më të larta të lëndëve ushqyese.

Përfshirja e tij disa herë në javë mund t’i japë trupit një mbështetje të rëndësishme.

Spinaqi

I mbushur me vitamina A, C dhe K, folat dhe hekur, kombinim për energji dhe imunitet. Antioksidantët që përmban luftojnë stresin, një nga faktorët kryesorë që përshpejton plakjen qelizore. Luteina dhe zeaksantina mbrojnë shëndetin e syve, duke qenë veçanërisht të vlefshme me kalimin e moshës. Për shkak të shijes së butë, spinaqi është i lehtë për t’u futur në receta, nga sallatat te supat, makaronat apo smoothie-t.

Domatet

Janë të pasura me likopen, antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga rrezet UV, ul inflamacionin e ngadalëson humbjen e kolagjenit. Likopeni përthithet më mirë kur domatet gatuhen lehtë ose konsumohen me vaj ulliri. Përveç kësaj, domatet përmbajnë vitaminë C, e cila mbështet imunitetin dhe lëkurën e shëndetshme. Konsumi i rregullt mund të jetë mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur trupin nga brenda.

Përfundimi:

Brokoli, spinaqi dhe domatet janë tre përbërës të fuqishëm që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe forcimin e sistemit imunitar—aleatë të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektivë për shëndetin. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Bima që shpesh e nënvlerësojmë, por mbron fuqishëm mëlçinë

Published

on

Thistle, ose në shqip gjembaç është një bimë e klasit të parë që mbron mëlçinë nga toksiciteti kimik.

Ajo stimulon fazën I dhe fazën II të rrugëve enzimatike të detoksifikimit të mëlçisë, është shumë e efektshme në parandalimin e kancerit dhe ndihmon njerëzit që janë duke marrë kimioterapi ose duke marrë ilaçe të tjera toksike.

Silymarin, përbërësi aktiv te gjembi është treguar të jetë një nga substancat më të fuqishme për mbrojtjen e mëlçisë .

Gjembi është aprovuar për përdorim në dëmtimin e mëlçisë sepse është treguar se stimulon sintezën e hepatociteve të reja që zëvendësojnë ato të vjetra të dëmtuara.

Përdorimi i gjembaçit për disa javë është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që pinë shpesh alkool, konsumojnë ushqime të yndyrshme, kanë nivele të larta të lipideve në gjak ose marrin mjekime të rregullta.

Shumë studime kanë gjetur rolin mbrojtës të kësaj barishte kundër kancerit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj

Published

on

Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.

Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.

Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.

Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.

Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara