Lajmet

Këto këshilla ju ndihmojnë që të menaxhoni paratë gjatë pushimeve

Published

on

Po niseni? Ndoshta jashtë? Para mbylljes fatale të gazit merrni një minutë kohë për menaxhimin e parave. Ja këshillat e Geronimo Emili, president i CashlessWay, për një verë “pa lekë”.

1. Përpiquni të përdorni pagesat elektronike në qoftë se keni mundësi, janë të sigurta, komode dhe mund të kontrolloni më mirë buxhetin.

2. Mos vendoni kurrë asnjë letër në portofolet me PIN.

3. Më mirë t’i memorizosh me një emër falso në rubrikën e telefonit kodet e ndryshme, mbase duke u vënë para një prefix telefoni, kështu për të ngatërruar sa më shumë të jetë e mundur një ndërhyrje të mundshme. Bëjeni, edhe memoria më e stërvitur, ka momente të vështira.

4. Në rubrikë memorizoni edhe numrin e call centerit të bankës tuaj, kështu që mund të kërkoni ndihmë ose të pezulloni kartën. Mbani mend që nuk është e nevojshme “të digjni” kartën e pagesës: për dyshimin më të vogël të humbjes telefononi dhe zëvendësojeni, mundeni ta aktivizoni në rast konstatimi. Sot nxirren lehtë njoftimet për të bërë pagesën nëpërmjet sms dhe email, kështu që mund të keni edhe konfirmimin e transaksioneve të ndodhura në kohë reale.

5. Verifikoni që kartat e pagesës të jenë të aktivizuara për jashtë. Në dyqane mund të paguani nëpërmjet kartës, kartës bankomat ose kartës së parapaguar. Dukshëm duhet të jenë të gjitha të aktivizuara në qarqet ndërkombëtare. P.sh në qoftë se paguani me kartën Bankomat (ATM jashtë), do t’ju kërkohet të përdorni qarkun Maestro. Në qoftë se nuk e keni, bëni një kartë të parapaguar, është e mirë për të limituar dëmet në rast të mashtrimit apo klonimit.

6. Verifikoni që kartat të jenë në gjendje të mirë dhe shiriti magnetik, në qoftë se akoma e keni, të funksionojë. Mund të jetë e dobishme sidomos në USA.

7. Në qoftë se keni nevojë për cash, shmangni sa më shumë të jetë e mundur tërheqjen duke përdorur kartën e kreditit. Komisionet janë të larta mes 4 dhe 6%. Më mirë karta bankomat që ka komision 2%, por ka një limit të përdorimit të përditshëm që varion nga vendi në vend.

8. Në qoftë se keni nevojë për valutë lokale të ndryshme nga Euro, përpiquni t’i ndryshoni para se të niseni, këmbimi në aeroport ose në zona turistike ka një taksë që nuk është e favorshme. Megjithatë në shumë raste mund të negocioni.

9. Bëhuni të larmishëm sa më shumë të jetë e mundur për të qenë më pak të dobët në raste mashtrimi.

10. Në qoftë se keni nevojë për të ndihmuar ekonomikisht fëmijët tuaj, gjëja më e mirë është wallet elektronik që konsiston në një transferim imediat në rast nevoje si nga banka në wallet edhe nga wallet në wallet.

Ka oferta të ndryshme, më të mira janë ato të lidhura me një kartë fizike kështu që në vazhdim të transferimit vazhdon në qoftë se është e nevojshme edhe një tërheqje cash e menjëhershme.

Vendi

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Rajoni

Rama: Kush thotë se sot ka më shumë korrupsion, flet përçartë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pretendimet për rritje të korrupsionit në Shqipëri janë të pabaza dhe nuk përkojnë me realitetin.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë theksoi se vendi i ka shpallur luftë korrupsionit si asnjëherë më parë, falë reformave që kanë garantuar pavarësinë e drejtësisë.

Sipas Ramës, raportet e ndryshme ndërkombëtare që bazohen në anketime shpesh kanë boshllëqe, ndërsa i vetmi dokument që bën një analizë rigoroze është ai i Komisionit Evropian. “S’mund të ketë korrupsion në rritje kur ka shumë më shumë përfitues nga garat publike.

“Këto janë fakte,” u shpreh kryeministri, duke shtuar se forca qeverisëse ka udhëhequr procesin që i ka çliruar duart institucioneve ligjzbatuese.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Të kërkuara