Lajmet
Këto janë vendimet që Qeveria Kurti mori sot
Published
1 year agoon
By
UBTnewsQeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme.
Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Programin IPA 2018.
Po ashtu ka miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.
Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: drejtor ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me përbërje: Naim Gashi, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare; Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe Agon Haxhikadrija, ekspert i jashtëm, anëtar.
Po ashtu ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me përbërje:Anita Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese; Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare; Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.
Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Programi kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural 2023-2027. Po ashtu u aprovua rekomandimi i Komisionit ndërministror për investime strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues Cicavica Wind Farm 1 L.L.C.
Qeveria ka caktuar KOSTT në kuadër të funksionit të operatorit të tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërirë (OER), si dhe ka dhënë pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, për realizimin e projektit solar 100 MW në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave.
Lajmet
Ndahet nga jeta profesori Naim Krasniqi: UBT shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin akademik
Published
7 hours agoon
February 19, 2026By
ubtnews
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë profesori dhe kolegu ynë i nderuar, Naim Krasniqi. Ai ishte pjesë e stafit akademik të UBT, ku dha kontribut të çmuar në procesin mësimor, duke u dalluar për profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në punë.
Gjatë angazhimit të tij akademik, ai ishte i përkushtuar ndaj studentëve dhe kolegëve, duke ndarë me ta dijen, përvojën dhe vlerat profesionale. Ndarja e tij nga jeta është humbje të madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë komunitetin akademik.
Kontributi i tij në arsim dhe angazhimi i tij profesional do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale. Rektori, menaxhmenti dhe stafi akademik e administrativ i UBT-së shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi dhe për të gjithë ata që patën nderin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Kujtimi për të do të mbetet i paharruar, ndërsa vepra dhe përkushtimi i tij do të vazhdojnë të jetojnë përmes gjeneratave që ai kontribuoi në formimin e tyre.
Lajmet
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Published
12 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNews
Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh që dyshohet se ka rezultuar me përfitim të kundërligjshëm mbi 1.5 milion euro, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, më 19 shkurt 2026, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune të gjatë operative dhe hetimore, kanë siguruar prova që implikojnë të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. në veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.
“Përmes veprimeve të kundërligjshme, përfshirë falsifikimin e dokumenteve si pasaportë e Serbisë dhe dokumente të tjera dhe duke i përdorur ato si të vërteta, si dhe duke prezantuar një person të rrejshëm si person real, të dyshuarit kanë arritur të tjetërsojnë-shesin përmes noterit pronën e ankuesit M.T., në sipërfaqe prej 36.28 ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave zyrtare, prona dyshohet se është shitur tek blerësi H.M. me pretendimin se dokumentacioni ishte i rregullt dhe ligjor. Në këmbim të kësaj shitjeje, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.
Me urdhër verbal të prokurorit të rastit janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000 euro para të gatshme, të cilat do të shërbejnë si provë materiale në procedurat e mëtejme.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “mashtrimi” , “falsifikimi i dokumenteve” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raportoi Policia.
Lajmet
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Published
12 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, shkruan kancelari gjerman, duke theksuar se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani gjatë këtyre proceseve.
Merz gjithashtu përmendi sfidat përpara Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona”, përfundon kancelari në mesazhin e tij drejtuar Kurtit.
Lajmet
Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë
Published
12 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Lituania ka hapur zyrtarisht Konsullatën e saj në Kosovë, një ngjarje kjo që po konsiderohet si një hap historik drejt thellimit të raporteve diplomatike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, ambasadori jorezident i Lituanisë për Kosovën, Eduardas Borisovas, deklaroi se hapja e kësaj konsullate përfaqëson një angazhim konkret për forcimin e bashkëpunimit në sferën institucionale, ekonomike dhe atë kulturore. Borisovas nënvizoi se vendi i tij mbetet një mbështetës i palëkundur i integrimit evropian të Kosovës dhe konsolidimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare, raporton RTK.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili e vlerësoi këtë akt si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik. Sipas tij, prioritet mbetet shkëmbimi i përvojave në reformat demokratike dhe fuqizimi i raporteve parlamentare. Rëndësinë e kësaj pranie diplomatike e theksoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u fokusua te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke u shprehur se konsullata do të jetë një urë e rëndësishme për koordinimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Nga ana tjetër, Konsulli i Nderit, Bashkim Zeqiri, u zotua se do të punojë intensivisht për promovimin e interesave të dyanshme, duke krijuar mundësi të reja në fushën e ekonomisë, arsimit dhe investimeve. Hapja e kësaj konsullate shihet si një sinjal i fuqishëm i përkushtimit të Lituanisë dhe Kosovës për një partneritet afatgjatë, të bazuar në solidaritetin dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme brenda familjes evropiane.
Ndahet nga jeta profesori Naim Krasniqi: UBT shpreh ngushëllime për familjen dhe komunitetin akademik
Rama i kërkon Trumpit veprim për Hagën
Trump për Kosovë–Serbi: Kur s’ia dilni, më thirrni
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë
FC Drita përballë NK Celje – Natë evropiane në “Fadil Vokrri”
SHBA kërkon reformimin e NATO-s: Synohet reduktimi i misioneve në Kosovë, Irak dhe rajone të tjera
The Independent: Thaçi mbyll kapitullin në Hagë si “burrë shteti dhe paqebërës”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
