Aktualitet

Këto janë temperaturat për ditën e parë të javës

Published

on

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot pjesërisht me re.

Temperaturat në mëngjes do të jenë 11 gradë °C, kurse maksimalja e ditës do të arrijë deri në 18 gradë ° C.

Edhe nesër pritet të jetë një mot i ngjashëm, por në vise malore ka mundësi të ketë reshje lokale shiu.

Temperaturat do të sillen në mes 10 gradë °C, kurse maksimalja e ditës do të arrijë deri në 18 gradë °C. /UBT News/

 

 

Aktualitet

Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit. Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Continue Reading

Aktualitet

Ndërpritet seanca konstituive

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se ndërpritet senaca konstituive pas mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

UBT News do të ju mbajë të informuar në kohë reale. /UBT News/

 

Continue Reading

Aktualitet

Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar

Published

on

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Telegrafi ka kuptuar se Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK u radhit si partia e dytë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Continue Reading

Aktualitet

Albin Kurti jep dorëheqje nga posti i kryeministrit

Published

on

Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Një lajm ky që po qarkullon në media por ende nuk ka detaje konkrete.

Kështu të paktën ka deklaruar ai përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara