Bota

​Këto janë marrëveshjet e miratuara nga ekzekutivi

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-komtratës të asistencës teknike, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Nismën e njëjtë ekzekutivi e miratoi edhe me Malin e Zi.

Krahas kësaj, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë me Slloveninë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ekzekutivi po ashtu miratoi edhe draft strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 dhe planin e veprimit 2025-2027.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Bota

Rinis dërgimi i ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski.

Sikorski e bëri këtë njoftim duke folur për gazetarë përkrah homologut të vet ukrainas, Andriy Sybiha, në Varshavë, pasi ky i fundit u kthye nga bisedimet në Xhedah, të mërkurën.

Mund të konfirmoj se dërgimi i armëve përmes Jasionkas është kthyer në nivelin e mëparshëm”, tha Sikorski, duke iu referuar qendrës logjistike në juglindje të Polonisë.

Uashingtoni kishte njoftuar javën e kaluar se po pezullonte furnizimin e Ukrainës me ndihma, pas një përplasjeje publike në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përplasja kishte shkaktuar shqetësime të mëdha në Ukrainë, të cilat u dëshmuan nga intervistat e Current Time me ushtarë në vijën e frontit.

Na jepni më shumë armë dhe ne do ta garantojmë sigurinë tonë”, tha një ushtar, i identifikuar me nofkën Sokol, i cili shërben në njësitin e artilerisë në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës.

Mendoj se gjërat do të qartësohen së shpejti dhe ne do të vazhdojmë të marrim armë dhe ndihma të tjera“, kishte thënë ai.

Continue Reading

Bota

NASA asgjëson zyrën kryesore të shkencëtarëve si pasojë e politikave të Trump

Published

on

By

NASA ka bërë të ditur se ka asgjësuar zyrën e saj kryesore të shkencëtarëve dhe dy departamente të tjera në kuadër të masave për uljen e kostove në përputhje me përpjekjet federale të efikasitetit të adminstratës së presidentit Donald Trump.

Një mesazh i regjistruar nga administratorja në detyrë, Janet Petro, tha se agjencia hapësinore po bën reduktime në faza në kuadër të përpjekjeve të ardhshme të ri-organizimit në koordinim me Zyrën e Menaxhimit të Personelit të SHBA-së (OPM).

Ne do të mbyllim Zyrën e Teknologjisë, Politikës dhe Strategjisë së NASA-s, Zyrën e Kryeshkencëtarit dhe degën e Diversitetit, Barazisë, Përfshirjes dhe Aksesueshmërisë në Zyrën e Diversitetit dhe Shanseve të Barabarta, së bashku me reduktimin e fuqisë së tyre punëtore”, tha Petro.

Nga shkurtimet janë prekur rreth 20 punonjës të NASA-s, përfshirë kryeshkencëtaren dhe eksperten e klimës, Katherine Calvin, e cila u emërua nga ish-presidenti Joe Biden për të udhëhequr përpjekjet për klimën, me ditën e tyre të fundit të punës më 10 prill.

Detyra e kryeshkencëtarit të NASA-s, që këshillon zyrtarët e lartë për planifikimin strategjik, ekziston që nga viti 1982, edhe pse u asgjësua në vitin 2005 dhe u rivendos në vitin 2011. Calvin, e 11-ta që mban këtë pozicion, nuk ka autoritet buxhetor dhe roli është i ndarë nga administratorja e asociuar për Drejtorinë e Misionit të Shkencës, Nicola Fox.

E di që ky lajm është i vështirë dhe mund të na prekë të gjithëve në mënyrë të ndryshme. Ndryshimi i kësaj përmase nuk është kurrë i lehtë, por forca jonë vjen nga angazhimi ynë i përbashkët ndaj misionit tonë dhe njëri-tjetrit. Unë mbetem mirënjohëse për profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë tuaj dhe ju inkurajoj të mbështesni njëri-tjetrin derisa ecim përpara. Përqafojeni sfidën”, tha Petro.

Continue Reading

Bota

“Vendet e punës janë në rrezik”, BE miraton vendimin për masat hakmarrëse ndaj Trump

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka vendosur të kundërpërgjigjet ashpër ndaj vendimit amerikan për tarifat ndaj mallrave evropiane.

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se BE do të vendosë kundër-tarifa mbi 26 miliardë euro ndaj mallrave amerikane duke filluar nga muaji Prill.

Vendimi pritet të nxisë një luftë tregtare globale në përgjigje të tarifave të përgjithshme të SHBA-së për çelikun dhe aluminin.

“Që nga mëngjesi i sotëm, Shtetet e Bashkuara po aplikojnë një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Na vjen shumë keq për këtë masë. Tarifat janë taksa. Ato janë të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët. Ata po prishin zinxhirët e furnizimit. Ato sjellin pasiguri për ekonominë. Vendet e punës janë në rrezik. Çmimet në rritje. Askush nuk ka nevojë për këtë nga të dyja palët. As në Bashkimin Evropian dhe as në Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe biznesin. Kundërmasat që marrim sot janë të forta, por proporcionale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro. Kjo përputhet me shtrirjen ekonomike të tarifave të Shteteve të Bashkuara. Kundërmasat tona do të kategorizohen në dy hapa, duke filluar nga 1 Prilli dhe plotësisht në fuqi nga 13 Prilli. Ndërkohë, ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fort se në një botë të mbushur me pasiguri gjeo-ekonomike dhe politike, nuk është në interesin tonë të përbashkët t’i ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa të tilla”, tha Von der Leyen.

 

Continue Reading

Bota

Kremlini kërkon më shumë detaje për armëpushimin e propozuar në Ukrainë

Published

on

By

Kremlini tha se nuk do të japë asnjë deklaratë për momentin, lidhur me armëpushimin e përkohshëm të propozuar nga SHBA-ja për luftën ruse kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi sot se Moska do të duhej të dinte të gjitha detajet e propozimit përpara se të përgjigjej publikisht.

Së pari, ne duhet të marrim informacion”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, kanë premtuar se do t’i japin Moskës të gjithë informacionin në lidhje me negociatat midis SHBA-së dhe Ukrainës në qytetin port saudit, Xhedah.

Delegacioni ukrainas shprehu dje gatishmërinë e tij në bisedimet në Xhedah – për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës 30-ditor.

Si një gjest i vullnetit të mirë, administrata amerikane u përgjigj duke hequr ndalimin e përkohshëm të dërgesave të armëve në Kiev.

Rusia nuk po nxiton të përgjigjet. Trupat ruse po përparojnë në vijat e frontit.

Kohët e fundit, ata ishin në gjendje të depërtonin në qytetin e vogël, Sudzha në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, i konsideruar si lokaliteti më i rëndësishëm që ukrainasit arritën të kapnin gjatë kundërsulmit të tyre të befasishëm vitin e kaluar.

Peskov vuri në dukje se kjo ishte një “dinamikë e mirë”.

Pavarësisht kësaj, kontaktet mes Moskës dhe Uashingtonit janë planifikuar në ditët në vijim.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ai dëshiron të ketë një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin së shpejti, ndoshta edhe këtë javë.

Peskov tha se një bisedë e tillë nuk përjashtohet dhe mund të organizohet në një njoftim të shkurtër.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi për vendin dhe kohën e një takimi të planifikuar personal mes dy krerëve të shteteve./ATSH

Continue Reading

Të kërkuara