Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që mund të bartin parazitë në organizëm, madje edhe për vite me radhë pa simptoma të qarta.
Parazitët janë mikroorganizma që jetojnë brenda ose mbi trupin e njeriut, duke shfrytëzuar ushqyesit e dobësuar imunitetin. Infektimi ndodhë shumë më lehtë sa mendohet: mjafton larja jo e duhur e duarve, pirja e ujit të pasigurt, konsumimi i mishit ose peshkut të pagatuar mirë, a pickimi nga insektet bartëse.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksionet janë të zakonshme në zona me higjienë të dobët e ujë të ndotur, nuk përjashtojnë vendet e zhvilluara.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar
Shenjat që mund të tregojnë për praninë e parazitëve janë të paqarta e ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore. Disa simptoma të mundshme janë:
▪ Çrregullime të zorrëve (diarre, kapsllëk i përsëritur, fryrje barku)
▪ Kruajtje anale, sidomos natën
▪ Akne dhe skuqje të shpeshta të lëkurës
▪ Rënie e flokëve dhe dobësim i thonjve
▪ Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi e imunitetit
▪ Erë e keqe e gojës
▪ Infeksione të shpeshta të rrugëve urinare
▪ Humbje peshe pa arsye të qartë
Sipas Centers for Disease Control and Prevention, CDC, burimet më të zakonshme të infeksionit përfshijnë mishin e gjallë ose të pagatuar mirë derri dhe peshku), frutat dhe perimet e palara, ujin e ndotur, si dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshë ose udhëtimet në zona tropikale.
Si diagnostikohen?
Metodat moderne të diagnostikimit përfshijnë ekzaminimin e mostrave të jashtëqitjes në laborator (coprograma), teste të gjakut për disa lloje parazitësh, si dhe teste më të avancuara molekulare në rastet kur dyshohet për infeksione të rralla. Për disa parazitë, identifikimi është sfidues e kërkon përsëritje të analizave.
Mbrojtja dhe trajtimi natyral
Përveç terapive mjekësore që mund të përshkruajë mjeku, disa ushqime dhe bimë mund të ndihmojnë organizmin të luftojë parazitët, nëse përdoren me kujdes dhe si mbështetje:
Hudhra – konsiderohet një nga agjentët natyralë më të fuqishëm kundër parazitëve. Studime të ndryshme kanë treguar se përbërjet si alicina pengojnë zhvillimin e parazitëve (Journal of Helminthology, Cambridge University Press).
Një thelb hudhre i grimcuar mund të përzihet me qumësht të ngrohtë dhe të konsumohet esëll disa herë në javë.
Vaji i kokosit – përmban acid laurik, që mund të ketë efekt antibakterial dhe antiparazitar. Mund të përdoret në kuzhinë ose të merret 1-2 lugë në ditë për një periudhë të kufizuar.
Shafrani i Indisë – ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në mbështetjen e zorrëve. Kombinohet mirë me kos natyral.
Kanella dhe rigoni – vaji esencial i rigonit dhe kanellës ka treguar veti antimikrobike në disa studime (Frontiers in Microbiology). Duhet të përdoren me kujdes (2-3 pika vaj rigoni të holluar në ujë, jo më shumë se disa ditë).
Farat e linit, farat chia, panxhari i kuq – përmbajnë fibra që ndihmojnë pastrimin e zorrëve dhe mund të kontribuojnë në largimin mekanik të disa parazitëve.
Vitamina C – një sistem imunitar i fortë është mbrojtja më e mirë natyrale kundër shumë infeksioneve, përfshirë ato parazitare. Frutat e freskëta, sidomos agrumet, kivi, specat dhe manaferrat janë burime të shkëlqyera.
Si të parandaloni infeksionet?
▪ Lani duart me sapun, sidomos pas tualetit dhe para gatimit.
▪ Konsumoni mish dhe peshk të gatuar mirë.
▪ Shpëlani frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
▪ Pini ujë të filtruar ose të sigurt.
▪ Kujdesuni për higjienën e kafshëve shtëpiake.
Metodat natyrore janë ndihmëse, por në rast të dyshimit për infeksion serioz, gjithmonë konsultohuni me një mjek. Vetëtrajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për të zhdukur disa lloje parazitësh.