Internet

Këto janë 10 postimet më të pëlqyera në Instagram

Para Kupës së Botës, një foto e një veze mbante pozicionin më të lartë.

Publikuar

Gjithmonë ka reagime se cili postim ka marrë sa pëlqime në Instagram. Për disa përdorues të platformës, është madje një shenjë vërtetimi. Mediat sociale kanë parë shumë postime të bëhen virale vitet e fundit dhe secila platformë ka rekordet e veta për ata me më shumë pëlqime, shikime dhe komente.

Postimet më të mëdha të Instagram-it kanë marrë dhjetëra miliona pëlqime në një periudhë të shkurtër kohore, pavarësisht faktit që mund të mos duket sikur postimet janë përhapur shpejt dhe kanë filluar të arrijnë një numër rekord reagimesh në një kohë të shkurtër, siç bën Twitter.

Më parë, një foto e një veze mbante pozicionin më të lartë. Ishte një fushatë e një përdoruesi për të rrëzuar rekordin e Kylie Jenner për foton më të pëlqyer. Postimi festiv i Lionel Messit pas fitores historike të Argjentinës në Kupën e Botës FIFA 2022, i pari i tyre që nga viti 1986, ka zëvendësuar vezën në atë pozicion.

Këtu janë 10 postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave:

  1. Postimi i dasmës së Ariana Grande

Imazhet e dasmës së saj dhe Dalton Gomez nga maji i vitit 2021 shumë shpejt mblodhën miliona pëlqime. Postimi i këngëtares ka mbi 26 milionë pëlqime. Vetë Grande ka mbi 345 milionë ndjekës në Instagram.

  1. Fitorja e Messit kundër Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022

Futbollisti argjentinas ka postuar një foto pas fitores së ekipit të tij kundër Kroacisë në Kupën e Botës FIFA 2022. Postimi ka mbi 28.7 milionë pëlqime. Messi ka 406 milionë ndjekës në Instagram.

  1. Postimi i fundit i XXXTentacion në Instagram

Këtë të fundit reperi XXXTentacion e ka publikuar para vdekjes në qershor të 2018. Në fakt, në faqen e tij në Instagram ka vetëm një postim. Postimi ka mbi 30 milionë pëlqime.

  1. Postimi i fundit i Ronaldos në Kupën e Botës FIFA 2022

Miliona njerëz brohoritën për Cristiano Ronaldon gjatë Kupës së Botës 2022, që thuhet se ishte ndeshja e tij e fundit për Portugalinë. Por kur ata u eliminuan para finales së madhe, mbështetësit e tij u mblodhën në mediat sociale, veçanërisht në Instagram, pasi bota pa një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të humbasë shansin për të fituar Kupën e Botës. Postimi ka mbi 31 milionë pëlqime, me Ronaldon që ka mbi 520 milionë ndjekës.

  1. Postimi i Messit: Messi dhe Ronaldo përballen në një lojë shahu

Një nga postimet më të njohura në Instagram, ka legjendat e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që konkurrojnë në një lojë shahu nën sponsorizimin e markës luksoze Louis Vuitton. Duke qenë se të dy futbollistët u renditën në pozicione të ndryshme, Louis Vuitton bëri një zgjedhje të mençur në çiftimin e tyre për këtë fushatë marketingu. Postimi ka mbi 32.5 milionë pëlqime.

  1. Ronaldo dhe partnerja e tij tregojnë se presin binjakë

Pika tjetër në listë është njoftimi i Ronaldos dhe gruas së tij për binjakët e tyre. Në mënyrë tragjike një nga binjakët ka ndërruar jetë gjatë lindjes. Komentet e mbushura me dashuri dhe mbështetje kanë vërshuar faqen. Postimi ka mbi 32.6 milionë pëlqime.

  1. Postimi i Messit me trofeun e fundit të Kupës së Botës

Messi mund të shihet duke pozuar me trofeun e Kupës së Botës, një arritje e madhe që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Lojtari tani zotëron katër nga dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram. Postimi ka mbi 39 milionë pëlqime.

  1. Postimi i Cristiano Ronaldos me Messin, ku fotoja numëron mbi 42 milionë pëlqime.

2. Një vezë

Ishte një kohë kur ky imazh i një veze në Instagram thyente çdo rekord. Llogaria @world_record_egg nisi një mision për të thyer rekordin ekzistues të popullaritetit të postimeve në Instagram. Postimi ka mbi 57 milionë pëlqime.

  1. Lionel Messi feston fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën

Më 18 dhjetor në Doha, kombëtarja e Argjentinës e drejtuar nga Lionel Messi arriti një triumf të paharruar ndaj Francës. Sapo ngriti trofeun për kombin e tij, ai postoi një mesazh emocionues dhe motivues. Postimi tani mban titullin e postimit më të pëlqyer në Instagram, me gati 70 milionë pëlqime./UBTNews/

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Është aprovuar nga senati amerikan projektligji për ndalimin ose shitjen e TikTok-ut

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni.

Publikuar

nga

Senati amerikan e ka kaluar këtë të marte një projektligj i cili do të ndalojë TikTok-un në SHBA nëse pronari i saj, firma kineze ByteDance, nuk e shet brenda një viti.

Si pasojë e shqetësimeve të mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo dhe t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

“Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

“Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

Apple tha se Pekini ka urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

Ndërsa TikTok pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë, dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

Megjithatë dhe në vitin 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok.

Administrata Trump ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare. Por, shitja e aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara