Shëndet

Këto 5 ushqime nuk janë aspak të shëndetshme

Një prej tyre është “salmoni i Atlantikut” i cili është i ndotur dhe plot toksina.

Published

on

Duket sikur çdo javë një ushqim ose përbërës i ri del në treg , duke pretenduar se do t’ju ndihmojë të hiqni kilogramë shtesë, të rrisni nivelet e energjisë dhe të rritni shëndetin imun.

Në fakt, kompanitë ushqimore filluan të synonin konsumatorët e vetëdijshëm për shëndetin disa dekada më parë me disa produkte plot me suplemente shtesë, kimikate dhe përbërës të dyshimtë. Pavarësisht se tregtohen si të shëndetshëm dhe ushqyes, shumë nga këto produkte mund të kenë efekte negative në shëndetin tuaj.

Pra cilat ushqime duhet të kufizoni në dietën tuaj? Këtu janë disa ushqime që mund të mos jenë aq të shëndetshme sa ç’duhet të besojmë, plus disa opsione më të mira që mund të bësh në vend të kësaj.

1. Peshku i rritur në rezervuar

Peshku është i njohur për vetitë që promovojnë shëndetin. I mbushur me yndyrna të shëndetshme të zemrës dhe micronutrients esenciale, peshku mund të jetë një shtesë e shkëlqyer në dietë. Në fakt, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të hahet së paku dy herë në javë peshk për të optimizuar shëndetin tuaj.

Por, ndërsa peshqit e egër të kapur mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, duhet të largoheni nga peshqit e rritur në revervuar. Për shembull, salmoni i rritur në rezervuar, i cili shpesh tregtohet nën emrin “salmoni i Atlantikut” është i ndotur dhe është plot toksina.

Konsumi i peshqve të kultivuar në baza të rregullta mund të kontribuojë në probleme shëndetësore si rezistenca e insulinës dhe obeziteti.

2. Granola e blerë në dyqan

Megjithëse shpesh konsiderohet si një alternativë më e shëndetshme për mëngjes se sa petullat me sheqer apo pancakes me shurup,  granola ka mjaft sheqer dhe kalori të zbrazët që duhet të konsiderohet si ëmbëlsirë.

Plotësimi i sasive të mëdha të sheqerit, sidomos në mëngjes mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin, me studime që tregojnë se një konsum i lartë i sheqerit mund të lidhet me një rrezik më të lartë të kancerit, diabetit dhe obezitetit.

3.Lëngjet e përpunuara

Pavarësisht se dikur konsiderohej një element kryesor i një diete të shëndetshme, mund të dëshironi të rishikoni se çfarë lëngjesh po shtoni në listën tuaj të ushqimeve. Blerjet nga dyqani, për shembull, shpesh mbushen me përbërës shtesë që pakësojnë çdo përfitim të mundshëm shëndetësor.

Lëngu i përpunuar i frutave, nga ana tjetër, përmban një megadozë të koncentruar të të gjithë sheqerit të gjetur në fruta, por me asnjë nga fibrat e dobishme që ju merrni nga të gjithë frutat. Kjo është e rëndësishme sepse fibra ndihmon në ngadalësimin e thithjes së sheqerit në gjak, për të parandaluar goditjet e papritura dhe rrëzimin e sheqerit në gjak, ndërkohë që ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjve të  zemrës, diabetin, obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut.

4.Mezet dietike

Ushqimet e shijshme si patate të skuqura vegjetariane shpesh tregtohen si alternativa të shëndetshme për produktet me yndyrë të lartë si patatet e skuqura. Megjithatë, shumë nga këto ushqime janë të skuqura , ndërsa gjithashtu janë të larta në natrium, yndyrë, karbohidrate të rafinuara dhe përbërës të tjerë artificialë.

Në vend që të blini ushqime me thes në dyqan, përpiquni t’i piqni vetë patatet e skuqura vegjetariane në shtëpi duke përdorur karrota, kungull të njomë ose rrepka.

5. Ëmbëlsues artificialë

Shpesh, duke u fshehur në ushqimet e tregtuara si “të shëndetshme”, ëmbëlsuesit artificiale nuk janë gjë tjetër veçse të rritin oreksin, kontribuojnë në shtimin e peshës dhe madje edhe pengojnë shëndetin e zorrëve.

Frutat e freskëta, mjalti i papërpunuar ose shurupi i panjes janë të gjitha mënyrat natyrale për të shtuar një aromë dhe për të kënaqur shijen tuaj të ëmbël pa kimikate të shtuara./neps.al

lajme

United Hospital fuqizon kujdesin për shëndetin e gruas – Shërbime moderne gjinekologjike me përkushtim profesional

Published

on

By

Shëndeti i gruas dhe i nënës mbetet një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndetshme, ndërsa kujdesi profesional gjinekologjik është vendimtar për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të shumë problemeve shëndetësore. Duke u mbështetur në standardet bashkëkohore të mjekësisë, United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime të avancuara në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke garantuar siguri, profesionalizëm dhe përkujdesje të personalizuar për çdo paciente.

Nën vizionin strategjik të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, United Hospital ka ndërtuar një model bashkëkohor të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku teknologjia, digjitalizimi dhe inovacioni janë shndërruar në shtyllat kryesore të transformimit klinik. Integrimi i sistemeve inteligjente, pajisjeve diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe proceseve të digjitalizuara ka ngritur standardet e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit në trajtimin e pacientëve.

Ky vizion modern ka prodhuar rezultate të prekshme edhe në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke mundësuar diagnostikim më të hershëm, monitorim më të saktë të shtatzënisë, planifikim optimal të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kujdes multidisiplinar sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, United Hospital po afirmohet si një qendër moderne e ekselencës mjekësore, ku inovacioni teknologjik vihet në funksion të mbrojtjes së shëndetit të gruas dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Në kuadër të këtij angazhimi, Dr. Flora Belegu-Spahija, Specialiste në Gjinekologji dhe Obstetri, ofron një gamë të plotë shërbimesh për shëndetin riprodhues të grave, duke përfshirë kontrollet rutinë gjinekologjike, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, ndjekjen profesionale të shtatzënisë, si dhe trajtimin e rasteve që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Në United Hospital, çdo paciente trajtohet sipas nevojave të saj specifike, ndërsa çdo procedurë planifikohet me kujdes maksimal dhe realizohet në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e anesteziologjisë dhe specialistëve të tjerë, duke garantuar standarde të larta të sigurisë dhe cilësisë.

Investimi në teknologji moderne, përvoja profesionale e stafit mjekësor dhe qasja humane ndaj pacientes e kanë bërë United Hospital një adresë të besueshme për gratë që kërkojnë kujdes shëndetësor cilësor në çdo fazë të jetës së tyre.

Për vizitë ose konsultë, pacientet mund të rezervojnë termin në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, në objektin e United Hospital, në aksin Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku shëndeti i gruas trajtohet me profesionalizëm, dinjitet dhe teknologji të avancuar./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

“United Hospital”, revolucionarizon kujdesin kardiovaskular në Kosovë: Kontroll i plotë i zemrës për vetëm 50 euro

Published

on

By

Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.

Nën udhëheqjen e re të rektorit dhe profesionistit të njohur, prof.dr.Edmond Hajrizi, “United Hospital”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke vendosur në qendër të misionit të tij qasjen e barabartë të qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore. I njohur për arritjet e tij akademike, shkencore dhe inovative në nivel ndërkombëtar, Hajrizi ka artikuluar një vizion të qartë për transformimin e institucionit, me fokus në uljen e kostove të shërbimeve dhe përafrimin e tyre me mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

“Po kujdesem që shëndeti i qytetarëve të jetë prioriteti ynë kryesor, duke i përshtatur shërbimet me kushtet reale ekonomike dhe të ardhurat e tyre. Synimi ynë është që askush të mos privohet nga kujdesi shëndetësor profesional dhe cilësor për shkak të pamundësisë financiare. Po punojmë që standardet më të larta mjekësore të jenë të arritshme për çdo qytetar”, ka deklaruar Hajrizi për Rajonipress.

Sipas tij, modeli i ri i funksionimit të spitalit synon të ndërthurë ekselencën profesionale me përgjegjësinë sociale, duke dëshmuar se kujdesi shëndetësor modern mund të jetë njëkohësisht cilësor, inovativ dhe i përballueshëm.

Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor dhe i përballueshëm mbetet prioritet për qytetarët, United Hospital po vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për ofrimin e shërbimeve moderne mjekësore me standarde të larta profesionale dhe çmime të qasshme për të gjithë.

Spitali, i cili po konsolidohet si një nga institucionet private më të avancuara shëndetësore në Kosovë, ka prezantuar një paketë të re kardiovaskulare me çmim promocional prej vetëm 50 eurosh, duke synuar rritjen e kujdesit preventiv dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se diagnostikimi i hershëm është çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze kardiovaskulare, ndërsa kontrollet e rregullta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e rreziqeve për sëmundje të zemrës.

Me investime të vazhdueshme në teknologji mjekësore, staf profesional dhe shërbime të specializuara, United Hospital po ndërton një model të ri të kujdesit shëndetësor privat, ku cilësia, siguria dhe qasja e përballueshme për pacientin ecin paralelisht.

Përfaqësuesit e spitalit bëjnë të ditur se kjo ofertë është pjesë e angazhimit të tyre për ta afruar diagnostikimin modern me çdo familje kosovare, duke dëshmuar se shërbimet shëndetësore të standardeve të larta nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të shtrenjta.

Qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo paketë mund të rezervojnë terminin e tyre në United Hospital, në aksin Prishtinë-Ferizaj, ku kujdesi profesional dhe teknologjia moderne vihen në shërbim të shëndetit të secilit pacient.

Sepse një zemër e shëndetshme mbetet investimi më i rëndësishëm për një jetë të sigurt, aktive dhe me cilësi./rajonipress/

Continue Reading

lajme

Buzëqeshje më e bardhë dhe më e shëndetshme, United Hospital me ofertë ekskluzive njëmujore

Published

on

By

Një buzëqeshje e bardhë, e shëndetshme dhe plot vetëbesim është një nga elementet më të rëndësishme të paraqitjes personale. Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare, United Hospital ka lansuar një ofertë të veçantë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre me standarde të larta profesionale.

Për një periudhë të kufizuar prej vetëm një muaji, pacientët mund të përfitojnë dy seanca për zbardhimin profesional të dhëmbëve për vetëm 50 euro, një mundësi e favorshme për të arritur rezultate të dukshme dhe të sigurta nën mbikëqyrjen e specialistëve.

Në United Hospital, procedura e zbardhimit realizohet duke respektuar standardet më të avancuara mjekësore dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar stomatologësh dhe kirurgësh maksilo-facialë, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes profesional për çdo pacient.

Sipas ekipit mjekësor të spitalit, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa procedura është e përshtatshme për personat që dëshirojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes së tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.

United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore dhe stomatologjike, duke sjellë oferta që kombinojnë profesionalizmin, teknologjinë moderne dhe kujdesin ndaj pacientit.

Për shkak të interesimit të madh dhe kohëzgjatjes së kufizuar të ofertës, qytetarët ftohen të rezervojnë terminet e tyre me kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të shëndetshme./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Genc Demjaha, ligjëroi në Simpoziumin e III-të të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Genc Demjaha, ishte një nga ligjëruesit e Simpoziumit të III-të të organizuar nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA), në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Krahinës së Steiermarkut (Ärztekammer Steiermark), ngjarje e mbajtur në Graz të Austrisë.

Në kuadër të programit shkencor të simpoziumit, profesori Demjaha mbajti ligjëratën me temën “Parimet e Sigurisë së Pacientit në Sistemin Shëndetësor”, ku trajtoi aspektet themelore të sigurisë së pacientit dhe rëndësinë e zbatimit të standardeve bashkëkohore në kujdesin shëndetësor.

Gjatë prezantimit, ai vuri theks të veçantë në menaxhimin e rreziqeve klinike, promovimin e kulturës së sigurisë në institucionet shëndetësore, si dhe në përgjegjësinë profesionale për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta për pacientët. Ligjërata nxiti diskutime të rëndësishme ndërmjet pjesëmarrësve dhe kontribuoi në shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e sigurisë së pacientit.

Simpoziumi mblodhi mjekë, stomatologë, studiues dhe profesionistë të shëndetësisë nga Austria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera evropiane, duke shërbyer si platformë për prezantimin e arritjeve shkencore, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorin e shëndetësisë.

Organizimi i këtij simpoziumi, për herë të parë në bashkëpunim të ngushtë me Ärztekammer Steiermark, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve profesionale dhe institucionale ndërmjet komunitetit mjekësor shqiptar dhe institucioneve shëndetësore austriake.

Pjesëmarrja dhe kontributi i profesorit Genc Demjaha në këtë ngjarje prestigjioze dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik të UBT-së në promovimin e dijes, shkëmbimin e ekspertizës dhe avancimin e praktikave profesionale në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara